30 October 2026, 18:44
Nga E.M

ITALI- Në Milano, Romë e Torino, protestuesit kundërshtuan rritjen e kostos së jetesës, pagat e ulëta, gjendjen e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe shpenzimet ushtarake kundër kryeministres Giorgia Meloni.
Në Torino, fermerët hodhën pleh në rrugë, ndërsa në Napoli disa protestues dogjën fotografi të kryeministres Meloni. Në Milano, demonstruesit marshuan me pankarta kundër qeverisë, mes tyre edhe një me mbishkrimin “Ta rrëzojmë qeverinë Meloni, rebelimi është i drejtë”.
Greva u organizua nga sindikata antikapitaliste Unione Sindacale di Base (USB), e cila mobilizoi punonjës të sektorit publik dhe privat. Tubimet më të mëdha u zhvilluan në Milano, Torino dhe Romë, ku protestues të moshave të ndryshme shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisë.
Përpara nisjes së marshimeve, Ministria e Brendshme italiane njoftoi se kishte kryer arrestime parandaluese për të shmangur dhunën. Gjatë protestave pati disa përplasje të izoluara, por shumica e demonstratave u zhvilluan paqësisht.
Në Romë, disa të rinj tentuan t'i vinin flakën një koshi mbeturinash, por protestues të tjerë ndërhynë dhe e shuan zjarrin.
Përveç pakënaqësisë për kushtet ekonomike, në protesta u dëgjuan edhe thirrje kundër luftës. Shumë pjesëmarrës mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta kundër shpenzimeve ushtarake të qeverisë.
Megjithatë, kërkesat ndryshonin nga një qytet në tjetrin. Në Genoa, punonjësit e portit protestuan kundër militarizimit të tij, duke kërkuar të pengonin eksportin e armëve italiane drejt zonave të konfliktit, përfshirë Izraelin. Në Bolonja, studentët kërkuan rishikimin e politikave arsimore./Dosja.al
Giorgia Meloni
Bota
30 October 2026, 18:33
E.M
KORE- Një shumë prej 6.3 miliardë dollarë i janë grabitur kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik. Kompania dyshon ...
Bota
30 October 2026, 17:49
E.M
UKRAINË- Bashkimi Evropian është i gatshëm të angazhohet në negociata paqeje për t’i dhënë fund luftës ...
Bota
30 October 2026, 17:34
E.M
INDI- Një helikopter është rrëzuar në një luginë në Himalaje, në Indi, ku kanë humbur jetën 6 perso...
Bota
30 October 2026, 17:19
E.M
ITALI- Italia është përfshirë ditën e sotme në disa protesta masive në dhjetëra qytete në një mobilizim t&eum...
Bota
30 October 2026, 17:10
E.M
ARABI SAUDITE/ Arabia Saudite ka njoftuar masa të reja parandaluese kundër përhapjes së virusit Ebola, duke përfshirë pezullimin ...
Bota
30 October 2026, 16:55
E.M
IRAN- Një anije luksoze turistike në një udhëtim njëvjeçar rreth botës ka pezulluar operacionet për shkak të kos...
Bota
30 October 2026, 16:43
E.M
RUSI- Guvernatori lokal i rajonit Samarë të Rusisë fajësoi Ukrainën për një sulm me dron herët në mëngjes q&e...
Bota
30 October 2026, 16:11
E.M
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj një gazetari të agjencisë Reuters, pasi ky i fundit e pyeti për sh&eum...
Bota
30 October 2026, 15:43
E.M
SHBA- Papa Leoni XIV ka bërë një thirrje ndaj votuesve për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara duke...
Bota
30 October 2026, 15:35
E.M
SPANJË- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se mes të vrarë dhe të plagosur nga tragjedia hekurudhore mes...