Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Presidenti i Paris Saint-Germain mohon çdo përfshirje në fushatat e dyshuara të sulmeve dhe ngacmimeve online ndaj personave kritikë ndaj klubit gjatë viteve 2018-2019. Në dëshminë e tij, ai deklaron se përgjegjësit do të ishin shkarkuar nëse do të kishte pasur dijeni.
FRANCE - Nasser al-Khelaïfi është marrë në pyetje nga gjyqtarët hetues në kuadër të çështjes së njohur si “ushtria dixhitale” e Paris Saint-Germain. Presidenti i klubit francez, i dëgjuar më 17 shtator si dëshmitar i asistuar, ka mohuar çdo përgjegjësi për fushatat e dyshuara të ngacmimit online ndaj personave që konsideroheshin armiqësorë ndaj PSG-së.
Sipas raportimit të Le Parisien, hetimet lidhen me një seri sulmesh të organizuara në rrjetet sociale gjatë viteve 2018-2019. Në qendër të çështjes është Jean-Martial Ribes, ish-drejtori i komunikimit të klubit, i cili u vu nën akuzë në dhjetor 2023 për disa vepra penale, përfshirë ngacmimin online.
Fushatat dyshohet se kishin në shënjestër edhe Jérôme Cazadieu, në atë kohë kryeredaktor i gazetës L'Équipe, si dhe Nelson Douard, një tifoz i Rennes që ishte goditur me shuplakë nga Neymar pas finales së Kupës së Francës në vitin 2019.
Gjatë marrjes në pyetje, Al-Khelaïfi u distancua nga veprimet e ish-drejtorit të komunikimit, duke pretenduar se nuk kishte dijeni për ekzistencën e një strukture të tillë apo për kontratën e nënshkruar me një agjenci.
“E njoh Jean-Martialin. Ai njihet për përdorimin e një gjuhe të ashpër, duke thënë gjëra si ‘do t'i eliminojmë’. Është fjalori i tij, ndaj nuk më habit që ka përdorur shprehje të tilla”, mësohet të ketë deklaruar presidenti i PSG-së.
Ai shtoi se, nëse do të kishte qenë në dijeni të sulmeve ndaj individëve, do të kishte marrë masa të menjëhershme.
“Nëse do të isha informuar për këtë, personat e përfshirë do të ishin pushuar nga puna. Është diçka e ulët dhe vulgare. Nuk mund të sulmosh njerëz në këtë mënyrë, pasi ata kanë familje dhe fëmijë. Duhet të ndërmerren veprime ligjore kundër medias. Ky nuk është stili i PSG-së”, përfundoi Al-Khelaïfi.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë në këtë çështje, që ka vendosur nën vëmendje mënyrën se si janë përdorur rrjetet sociale nga persona të lidhur me klubin parizien.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Nicolò Tresoldi është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në merkato. Sulmuesi 22-vjeçar i Club...
ARGJENTINE - Përballja e dhunshme midis Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të shkaktojë polemika, duke u përhapur në botë...
SPANJE - Asgjë nuk po shkon mirë për Ferland Mendyn. Shtatë vjet më parë, mbrojtësi i ri francez u largua nga Lyon për ...
Edon Zhegrova kur luante me Lille në Francë FRANCE - Monaco mund të bëhet destinacioni i radhës i Edon Zhegrovës. Klubi francez ...
FRANCE - Më 18 mars në Rabat, mund të ndodhë një pikë kthese e madhe në historinë e futbollit modern. Në Kongresin...
SHBA - Për gati tri dekada, Federata Amerikane e Futbollit ka kërkuar një trajner që do të ndryshonte historinë e përfaq&eum...
SPANJE - Aventura e JJ Gabriel te Manchester United ka marrë fund. Talenti 16-vjeçar anglez, i konsideruar si një nga lojtarët më pr...
SHBA - Christian Pulisic ishte sërish protagonisti kryesor i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara. Sulmuesi i Milanit dhuroi një...
SHBA - David Beckham është përfshirë në një betejë ligjore me gjigantin e kozmetikës Coty, duke kërkuar të pa...
ITALI - Luca Cordero di Montezemolo nuk e fsheh admirimin për Kimi Antonellin. Ish-presidenti i Ferrarit ka vlerësuar talentin dhe pjekurinë e pi...