Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ylli i Milanit vazhdon të shkëlqejë me fanellën e SHBA-së. Një tjetër gol në fitoren 2-0 ndaj Haitit, ndërsa kuqezinjtë i kanë blinduar të ardhmen me një kontratë të re deri në vitin 2031.

SHBA - Christian Pulisic ishte sërish protagonisti kryesor i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara. Sulmuesi i Milanit dhuroi një moment spektakolar në fitoren 2-0 ndaj Haitit, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve CONCACAF, të zhvilluar në stadiumin TQL të Cincinnati-t.
Pas dopietës në ndeshjen e parë, Pulisic gjeti përsëri rrugën e rrjetës, këtë herë me një realizim të jashtëzakonshëm. Aksioni nisi me Julian Hall, i cili pas kombinimit me Pulisic e dërgoi topin te Weston McKennie. Mesfushori i Juventusit krosoi në zonë, ku ylli amerikan goditi me gërshërë, duke dërguar topin në rrjetë dhe lënë të palëvizur portierin Alexander Pierre.
Një realizim që konfirmon momentin e mirë të sulmuesit, i cili me këtë gol ka shkuar në kuotën e 36 realizimeve me fanellën e kombëtares amerikane. Julian Hall shënoi golin tjetër të takimit, ndërsa McKennie ishte protagonist me dy asistet.
Pulisic po kalon një moment pozitiv edhe në nivel klubesh. Pas një periudhe të vështirë, të ndikuar edhe nga problemet fizike, amerikani po rikthen formën më të mirë me Milanin. Gjatë këtij viti ka realizuar katër gola në tetë ndeshje të kampionatit, duke konfirmuar rëndësinë e tij në repartin ofensiv kuqezi.
Përpara pushimit ndërkombëtar, Milani i siguroi edhe të ardhmen, duke rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2031. Marrëveshja e re parashikon një pagë prej 5 milionë eurosh neto në sezon, pa përfshirë bonuset. Me përfitimet tatimore të Dekretit të Rritjes, kostoja bruto për klubin llogaritet rreth 6.5 milionë euro.
Pronari Gerry Cardinale e konsideron Pulisic një element thelbësor, jo vetëm për vlerat sportive, por edhe për rëndësinë e tij komerciale. Interesimi i disa klubeve, përfshirë New York City FC, nuk e ndryshoi qëndrimin e drejtuesve të Milanit, të cilët nuk kanë pasur ndërmend të heqin dorë nga amerikani.
Që prej transferimit nga Chelsea në verën e vitit 2023, Pulisic ka shënuar 46 gola në 145 ndeshje me fanellën kuqezi. Një statistikë që shpjegon përse Milani e sheh si një nga shtyllat e projektit të tij.
EVERY ANGLE OF THE PULISIC BICYCLE KICK ? https://t.co/jFSFZx5Wan
— U.S. Soccer Men's National Team (@USMNT) November 18, 2026
B.T (Dosja.al)
SHBA - David Beckham është përfshirë në një betejë ligjore me gjigantin e kozmetikës Coty, duke kërkuar të pa...
ITALI - Luca Cordero di Montezemolo nuk e fsheh admirimin për Kimi Antonellin. Ish-presidenti i Ferrarit ka vlerësuar talentin dhe pjekurinë e pi...
ITALI - Carlos Alcaraz është bërë protagonist i një momenti që ka tërhequr vëmendjen e mediave në të gjith&eu...
ITALI - Situata e Moise Kean te Como po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Sulmuesi italian, i transferuar gjatë verës nga Fiorenti...
Kombëtarja e Tunizisë LIBI - Një episod i pazakontë ka shoqëruar përballjen mes Libisë dhe Tunizisë, e vlefshme pë...
FRANCE - Philippe Diallo ka nisur përgatitjet për një fushatë katërmujore në mbarë botën, me synimin për të s...
IRLANDE - Kuqezinjtë dhe dardanët pozicionohen në të njëjtën vazo përpara shortit të 6 dhjetorit në Belfast. Irland...
DANIMARKE - Përfaqësuesja e Norvegjisë ka arritur një fitore spektakulare me përmbysje në udhëtim ndaj Danimarkës me rez...
IRLANDE - Dy penallti të Troy Parrott dhe goli i Jack Moylan i japin fitoren 3-0 irlandezëve në Dublin. Kosova e mbyll ndeshjen me një lojta...
TIRANE - Shqipëria U-21 dhe Spanja ndajnë nga një pikë pas një ndeshjeje të luftuar në “Arenën Kombëtare&rdq...