Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Një nga premtimet më të mëdha të akademisë së “Djajve të Kuq” mbyll aventurën në Angli dhe përgatitet për një kapitull të ri në Madrid. Talenti anglez konfirmon largimin me një mesazh emocional për klubin që e rriti si futbollist.

SPANJE - Aventura e JJ Gabriel te Manchester United ka marrë fund. Talenti 16-vjeçar anglez, i konsideruar si një nga lojtarët më premtues të akademisë së klubit, ka konfirmuar largimin përmes një mesazhi emocionues në rrjetet sociale.
Prej muajit shtator, futbollisti kishte shprehur dëshirën për t'u larguar nga Carrington, ndërsa drejtuesit e Manchester United tentuan për disa javë ta bindnin të ndryshonte vendim. Megjithatë, ndarja tashmë është zyrtare dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Spanjë, te Real Madridi.
Në letrën e lamtumirës, Gabriel kujtoi vitet e kaluara në Manchester, ku mbërriti në vitin 2020, në moshën vetëm 10-vjeçare.
"I dashur Manchester United, mbërrita në vitin 2020 si një djalë 10-vjeçar me ëndrra të mëdha. Jam rritur këtu si lojtar dhe si person. Nga shënimi i golave në Old Trafford deri te fitimi i çmimit Jimmy Murphy. Më keni dhënë momente që do t'i ruaj gjithmonë në kujtesë.
Për çdo trajner, anëtar të stafit, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që më mbështetën: faleminderit që besuat tek unë dhe më ndihmuat të rritem. Ndërsa nis kapitullin tim të ardhshëm, Manchester United do të jetë gjithmonë pjesë e historisë sime. Faleminderit për gjithçka. JJ."
Destinacioni i radhës pritet të jetë Real Madridi, që siguron shërbimet e një prej talenteve më të spikatur të brezit të tij. Edhe pse nuk ka debutuar ende në futbollin profesionist, Manchester United pritet të përfitojë rreth 350 mijë paund si kompensim për formimin e lojtarit.
Megjithatë, aventura e tij në Madrid do të ketë një kufizim fillestar. Gabriel nuk do të mund të aktivizohet me Real Madridin në UEFA Youth League, pasi ka luajtur më parë në këtë kompeticion me fanellën e Manchester United.
Kështu, një tjetër talent i akademisë angleze largohet drejt Spanjës, ndërsa Real Madridi vazhdon të investojë te lojtarët e rinj me potencial të madh për të ardhmen.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Christian Pulisic ishte sërish protagonisti kryesor i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara. Sulmuesi i Milanit dhuroi një...
SHBA - David Beckham është përfshirë në një betejë ligjore me gjigantin e kozmetikës Coty, duke kërkuar të pa...
ITALI - Luca Cordero di Montezemolo nuk e fsheh admirimin për Kimi Antonellin. Ish-presidenti i Ferrarit ka vlerësuar talentin dhe pjekurinë e pi...
ITALI - Carlos Alcaraz është bërë protagonist i një momenti që ka tërhequr vëmendjen e mediave në të gjith&eu...
ITALI - Situata e Moise Kean te Como po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Sulmuesi italian, i transferuar gjatë verës nga Fiorenti...
Kombëtarja e Tunizisë LIBI - Një episod i pazakontë ka shoqëruar përballjen mes Libisë dhe Tunizisë, e vlefshme pë...
FRANCE - Philippe Diallo ka nisur përgatitjet për një fushatë katërmujore në mbarë botën, me synimin për të s...
IRLANDE - Kuqezinjtë dhe dardanët pozicionohen në të njëjtën vazo përpara shortit të 6 dhjetorit në Belfast. Irland...
DANIMARKE - Përfaqësuesja e Norvegjisë ka arritur një fitore spektakulare me përmbysje në udhëtim ndaj Danimarkës me rez...
IRLANDE - Dy penallti të Troy Parrott dhe goli i Jack Moylan i japin fitoren 3-0 irlandezëve në Dublin. Kosova e mbyll ndeshjen me një lojta...