LIVE UPDATES
Bota

Alarm në industrinë gjermane të automobilave, DW: A mund të ndalet rënia?

Në një intervistë me shkrim për punonjësit, drejtori i prodhimit Michael Schiebe theksoi se kostot operative në fabrikat gjermane janë tepër të larta. Sipas tij, prodhuesi i automjeteve është "i detyruar tani të shqyrtojë me kujdes se cilat njësi prodhimi në Gjermani do të duhej të mbylleshin, nëse nuk arrihet të ndryshohet struktura e kostove.”

23 November 2026, 08:16 Nga E. D

Alarm në industrinë gjermane të automobilave, DW: A mund të

GJERMANI- Mercedes-Benz njoftoi javën e kaluar se do të ndalojë investime të reja në fabrikat e tij në Gjermani. Kjo forcon zërat, se ditët më të mira të prodhimit gjerman të automobilave tashmë i përkasin së kaluarës.

Në një intervistë me shkrim për punonjësit, drejtori i prodhimit Michael Schiebe theksoi se kostot operative në fabrikat gjermane janë tepër të larta. Sipas tij, prodhuesi i automjeteve është "i detyruar tani të shqyrtojë me kujdes se cilat njësi prodhimi në Gjermani do të duhej të mbylleshin, nëse nuk arrihet të ndryshohet struktura e kostove.”

Ky vendim erdhi vetëm një ditë pasi Volkswagen, prodhuesi më i madh i automobilave në Evropë, njoftoi se do të ngrijë planet për modernizimin e fabrikës së tij gjigante në Wolfsburg.

Industria gjermane e automobilave përballë ristrukturimit

Sektori gjerman i automobilave po kalon një krizë të thellë, jo thjesht për shkak të konkurrencës së fortë nga prodhuesit kinezë. Vetëm Volkswagen planifikon të shkurtojë 100.000 vende pune në mbarë botën deri në vitin 2030. Përveç kësaj, katër fabrika të koncernit në Gjermani mund të përballen me mbylljen. Disa analistë të industrisë dyshojnë se kjo shënon fillimin e fundit të prodhimit të automobilave në Gjermani.

"Duhet ta pranojmë se një e treta e kapaciteteve tona prodhuese (në fabrikat gjermane, shën. red.) janë kapacitete të tepërta që duhet të reduktohen”, tha për DW Thomas Puls, ekonomist kryesor për transportin dhe infrastrukturën në Institutin Ekonomik Gjerman (IW Köln). "Ky proces do të jetë shumë i dhimbshëm.”

Një raport i publikuar muajin e kaluar nga kompania këshilluese me seli në Mynih, Roland Berger, arrin në përfundimin se industria vendase e automobilave ka nevojë urgjente për një "rifillim të ri”. Megjithatë, raporti parashikon gjithashtu se Gjermania mund të jetë në gjendje të ruajë "një bërthamë të qëndrueshme dhe fitimprurëse të zinxhirit të vlerës në industrinë automobilistike”. Me fjalë të tjera: prodhimi i automobilave në Gjermani mund të tkurret, por ajo që do të mbetet mund të jetë më e vogël, më e specializuar dhe më fitimprurëse.

Përplasje me sindikatat

Ajo që shpesh anashkalohet është se vendimi i Mercedesit për të ndalur investimet lidhet edhe me negociatat e ashpra me sindikatat për uljen e kostove të punës në fabrikat gjermane. Pjesë e diskutimeve është edhe heqja e javës së punës prej 35 orësh. Nëse palët arrijnë një marrëveshje, pezullimi i investimeve mund të tërhiqet sërish.

Megjithatë, për Achim Kampker, profesor i prodhimit të automjeteve elektrike në Universitetin RWTH Aachen, shkurtimi i investimeve është më shumë sesa një taktikë negociuese. Ai krahason strategjinë industriale të Kinës, që reagon me shpejtësi ndaj ndryshimeve, me atë gjermane, të cilën e cilëson si shumë të ngadaltë. Sipas tij, burokracia e tepërt dhe strukturat e ndërlikuara të kompanive pengojnë krijimin e vlerës së shtuar. "Duhet të bëhemi më të shpejtë, më inovativë dhe dukshëm më produktivë”, tha Kampker për DW.

Sipas kompanisë konsulente Roland Berger, prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike mund të nxjerrin në treg një model të ri brenda rreth 20 muajsh, ndërsa në Gjermani ky proces zgjat nga 48 deri në 60 muaj. Përveç kësaj, kompanitë kineze gëzojnë një avantazh kostosh prej rreth 30 për qind.

Një nga arsyet kryesore janë kostot dukshëm më të larta të prodhimit në fabrikat gjermane. Ato variojnë nga 3.500 deri në 5.000 euro për automjet, ndërsa në Evropën Lindore kostoja është mes 2.000 dhe 2.500 euro për automjet.

"Siguri e rreme"

Një raport i kompanisë konsulente PwC, i publikuar në shtator, thekson se prodhuesit gjermanë të automobilave janë të menaxhuar mirë dhe kanë baza të forta financiare. Sipas raportit, kompanitë e dinë shumë mirë se cilat sfida i presin, por mund të ndihen të mbrojtura nga një "siguri e rreme”.

PwC vlerëson se Gjermania duhet të përqendrohet në katër fusha kyçe për ta bërë industrinë e saj automobilistike të aftë për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe për të konkurruar me Kinën. Këto përfshijnë: ndarjen e biznesit të motorëve me djegie të brendshme nga ai i automjeteve elektrike; investimin e fitimeve të larta nga biznesi tradicional i motorëve me djegie në teknologji të reja; transformimin e kulturës së punës; dhe shfrytëzimin maksimal të partneriteteve ekzistuese me prodhuesit kinezë të automjeteve dhe kompanitë amerikane të teknologjisë.

"E ardhmja e industrisë gjermane të automobilave do të varet në masë të madhe nga vendimet që do të merren në 12 deri në 18 muajt e ardhshëm”, shkruan Harald Wimmer, drejtues i sektorit të automobilave në PwC Gjermani.

Me kalimin drejt automjeteve elektrike, disa ekspertë parashikojnë se industria e automobilave do të bëhet pjesë e një sektori shumë më të gjerë global të elektronikës, një zhvillim që Gjermania duhet ta shfrytëzojë në favorin e saj.

Harald Wimmer thekson se prodhuesit kryesorë kinezë të automjeteve tashmë e matin veten jo vetëm me rivalët e industrisë automobilistike, por edhe me gjigantët e elektronikës "entertainment". Një shembull është prodhuesi i telefonave inteligjentë Xiaomi, i cili ndërkohë prodhon rreth 400.000 automjete elektrike në vit. "Kush vazhdon ta kufizojë fushën e konkurrencës vetëm te industria e vet, bën një gabim që, sapo të bëhet i dukshëm, nuk mund të korrigjohet më”, paralajmëron ai.

Prodhimi mbetet gjithsesi i qëndrueshëm

Pavarësisht parashikimeve pesimiste, industria e automobilave në Gjermani po reziston relativisht mirë. Prodhimi vendas mbetet rreth 12 për qind nën nivelin e para pandemisë, por sipas Shoqatës Gjermane të Industrisë së Automobilave (VDA), sektori është në rrugën e duhur për të arritur këtë vit shifrën prej 4,11 milionë automjetesh, të parashikuar në dhjetor. Kjo është vetëm një për qind më pak se një vit më parë.

Thomas Puls nga Instituti Ekonomik Gjerman (IW Köln) thekson se prodhuesit gjermanë duhet të shmangin një kurth në të cilin ra Italia në fillim të viteve 2000, kur gjiganti kombëtar i industrisë automobilistike, Fiat, po përballej me probleme rentabiliteti. "Në Itali, politika dhe sindikatat bllokuan çdo përpjekje të Fiat-it për të reduktuar kapacitetet e tepërta prodhuese”, shpjegon Puls për DW.

 Gjermanisë nuk i mungojnë as ekspertiza dhe as ambicia. Problemi qëndron më tepër te fakti se reformat në sektorët e mëdhenj industrialë shpesh frenohen nga një qasje tepër e kujdesshme dhe nga pengesat burokratike.

Ndërsa gjigantët gjermanë të automobilave po përpiqen të zbatojnë masa të dhimbshme kursimi dhe ristrukturimi, Achim Kampker nga RWTH Aachen paralajmëron se, nëse kompanitë nuk i korrigjojnë dobësitë e tyre, "do të shohim mbyllje të tjera fabrikash, si edhe një largim të ndjeshëm të investimeve industriale dhe vendeve të punës nga Gjermania”.

Përfundimi i tij është i qartë: "Ende ekziston mundësia për ta përmbysur këtë prirje, por dritarja e mundësisë po ngushtohet me shpejtësi.”/DW

gjermani

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit