25 October 2026, 20:58
Nga E. D
Aleksandar Vuçiç
TIRANË- Partia Demokratike Evropiane ka lëshuar një deklaratë urgjente lidhur me situatën në Serbi, duke paralajmëruar për rrezikun e përplasjeve të mundshme gjatë mbrëmjes së sotme, kur pritet të publikohen projeksionet e para të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare. Në deklaratë thuhet se partia ka marrë paralajmërime të përsëritura se persona të lidhur me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiç mund të mobilizohen për të provokuar përplasje rreth orës 21:00.
“Po marrim paralajmërime të përsëritura se persona të lidhur me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiç mund të mobilizohen për të provokuar përplasje rreth orës 21:00 sonte, kur të dalin projeksionet e para zgjedhore”, thuhet në deklaratë.
Demokratët Evropianë kanë theksuar se studentët në Serbi kërkojnë zgjedhje të lira dhe paqësore, si dhe një rezultat që përcaktohet përmes votës së qytetarëve. Sipas tyre, pjesëmarrja e lartë në zgjedhje mund të rrisë rrezikun e provokimeve të qëllimshme.
“Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e madhe frika e Vuçiç nga humbja dhe aq më i madh rreziku i provokimeve të qëllimshme”, thuhet në reagim.
Në deklaratë, EDP akuzon presidentin serb dhe qeverinë e tij se kanë lejuar krijimin e një klime frikësimi dhe dhune, duke kërkuar që autoritetet të marrin përgjegjësi për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm.
“Vuçiç dhe qeveria e tij kanë lejuar që të rritet një klimë frikësimi dhe dhune. Ata mbajnë përgjegjësi të plotë politike për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm. Nëse grupe të lidhura me SNS-në mobilizohen për të shkaktuar përplasje, Vuçiç duhet të mbahet përgjegjës”, theksohet në deklaratë.
Partia Demokratike Evropiane ka kërkuar gjithashtu ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve të sigurisë për të garantuar mbrojtjen e votuesve, kandidatëve, studentëve dhe vëzhguesve të zgjedhjeve.
“Kërkojmë mbrojtje të menjëhershme policore për votuesit, kandidatët, studentët dhe vëzhguesit. E ardhmja e Serbisë duhet të vendoset nga votat, kurrë nga dhuna”, përfundon deklarata./Dosja.al
Aleksandar Vuçiç
Bota
25 October 2026, 20:52
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Ish- presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë deklaratën e parë pas mbyll...
Bota
25 October 2026, 20:38
E. D
Përfaqësues të partive shqiptare në tubimin e “Koalicionit Shqiptar”
SERBI- Tetë parti shqiptare nga Presheva, Bujan...
Bota
25 October 2026, 20:32
E. D
SERBI- Raportet e hershme sugjerojnë se votuesit serbë kanë dalë në numër të madh në zgjedhjet e vendit, ndër...
Bota
25 October 2026, 20:23
E. D
SERBI- Qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë mbyllur në orën 20:00, duke i hapur rrugë pr...
Bota
25 October 2026, 19:29
E. D
SERBI- Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi ka arritur në 67.5% deri në orën 19:00, sipas vlerë...
Bota
25 October 2026, 18:23
E.M
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i ka cilësuar protestat massive në qytetet evropiane si një “ekzagjerim të qartë”.&nbs...
Bota
25 October 2026, 18:10
E.M
SERBI- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë shoqëruar me sulme ndaj mbështetësve të studentëve, ndërprerj...
Bota
25 October 2026, 17:44
E.M
SERBI- Në zgjedhjet në Serbi gjatë ditës 57.66% të votuesve kanë votuar deri në orën 16:00, sipas të dhë...
Bota
25 October 2026, 17:37
E.M
SERBI- Në zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) është regjistruar një incident ku qytetarët kanë konstatuar një fuoris...
Bota
25 October 2026, 15:18
E. D
SERBI- Banorët serbë të veriut të Kosovës, me të cilët bisedoi ekipi i Radios Evropa e Lirë, nga zgjedhjet e parakohshm...