25 October 2026, 18:23
Nga E.M

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i ka cilësuar protestat massive në qytetet evropiane si një “ekzagjerim të qartë”. Në një intervistë të publikuar të dielën, Putin tha se ishte befasuar nga fakti që reagimet e para të disa qarqeve evropiane për protestat nuk u drejtuan kundër Rusisë, por kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, fillimisht u ngritën pretendime se zhvillimet në Evropë lidhen me politikat e administratës aktuale amerikane dhe mbështetjen që ajo u jep partive dhe lëvizjeve të djathta. Kreu i Kremlinit e cilësoi këtë reagim si të papritur, duke theksuar se nuk kishte pritur që udhëheqësit evropianë të kritikonin SHBA-të, të cilën e përshkroi si aleatin dhe mbrojtësin e tyre kryesor në aspektin ushtarak.
“Rusia është akuzuar gjithmonë për të gjitha mëkatet e mundshme”, deklaroi presidenti rus, duke shtuar se pretendimet për nxitjen e protestave masive në qytetet evropiane janë të tepruara dhe se kjo mund të kuptohet edhe nga qytetarët e zakonshëm.
Putin kritikoi gjithashtu udhëheqësit evropianë, duke pretenduar se akuzat ndaj Rusisë pasqyrojnë dobësinë dhe paaftësinë e tyre për të marrë përgjegjësi për zhvillimet në vendet e tyre. Sipas tij, në vend që të analizojnë shkaqet e protestave dhe të kërkojnë zgjidhje, disa drejtues politikë zgjedhin t’ua atribuojnë përgjegjësinë aktorëve të jashtëm, fillimisht SHBA-së dhe më pas Rusisë./Dosja.al
Vladimir Putin
Bota
25 October 2026, 18:10
E.M
SERBI- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë shoqëruar me sulme ndaj mbështetësve të studentëve, ndërprerj...
Bota
25 October 2026, 17:44
E.M
SERBI- Në zgjedhjet në Serbi gjatë ditës 57.66% të votuesve kanë votuar deri në orën 16:00, sipas të dhë...
Bota
25 October 2026, 17:37
E.M
SERBI- Në zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) është regjistruar një incident ku qytetarët kanë konstatuar një fuoris...
Bota
25 October 2026, 15:18
E. D
SERBI- Banorët serbë të veriut të Kosovës, me të cilët bisedoi ekipi i Radios Evropa e Lirë, nga zgjedhjet e parakohshm...
Bota
25 October 2026, 13:31
E.M
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, pas samitit të Këshillit Evropia...
Bota
25 October 2026, 08:45
Pamje nga protestat në Beograd
SERBI- Ditën e sotme, Serbia mban zgjedhjet e parakohshme, pas protestave studentore që tronditën pushtetin...
Bota
24 October 2026, 22:25
E.d
Sébastien Lecornu
FRANCA- Kryeministri francez, Sébastien Lecornu dyshohet se u ka kërkuar katër kompanive më të m&e...
Bota
24 October 2026, 20:51
E.d
Youssef Siher
ITALI- Youssef Siher, 30 vjeç, është personi që dyshohet se qëndron pas faqes në rrjetet sociale “Lëv...
Bota
24 October 2026, 20:44
E.d
Pamje
ITALI- Milano është përfshirë këtë të shtunë nga një sërë demonstratash, ndërsa autorit...
Bota
24 October 2026, 20:34
E.d
Pamje
FRANCA- Përplasjet shpërthyen të shtunën në Paris dhe qytete të tjera të Francës, gjatë protestave t&...