11 November 2026, 13:31
Nga G.M
foto ilustruese
EVROPË- Mbi 1 mijë shkolla në Itali, Skoci dhe Irlandën e Veriut janë përfshirë nga një valë kërcënimesh me bomba, duke shkaktuar alarm dhe shqetësim te nxënësit, prindërit dhe stafet arsimore. Mesazhet kërcënuese janë dërguar përmes postës elektronike, ndërsa autoritetet kanë nisur kontrolle të imtësishme për të verifikuar nëse ekziston ndonjë rrezik real.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në Itali, 312 shkolla kanë marrë email-e kërcënuese, ndërsa në Skoci janë raportuar 470 raste dhe në Irlandën e Veriut mbi 300. Në disa institucione janë kryer evakuime, ndërsa ekipet anti-eksploziv kanë zhvilluar kontrolle në ambientet shkollore. Mesazhet përmbanin kërcënime për shpërthime dhe gjuhë ekstremiste. Në njërin prej tyre përmendej edhe vendosja e një bombe në automjetin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Kjo e fundit ka thirrur një mbledhje urgjente me ministrat dhe drejtuesit e institucioneve të sigurisë për të vlerësuar situatën dhe koordinuar masat. Megjithatë, Meloni ka bërë të ditur se deri në këtë fazë nuk ka prova për një rrezik konkret. Edhe autoritetet në Skoci dhe Irlandën e Veriut i kanë vlerësuar kërcënimet si të pabazuara, duke theksuar se rreziku për publikun konsiderohet i ulët. Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e mesazheve dhe personat përgjegjës, ndërsa po shqyrtohet mundësia që bëhet fjalë për një veprim të koordinuar në disa vende evropiane.
“Qeveria po ndjek me vëmendje të madhe raportet e shumta për alarme me bomba në shkolla. Policia dhe institucionet kompetente, në të gjitha nivelet, janë mobilizuar për të monitoruar situatën dhe për të siguruar qytetarët, familjet dhe stafin e shkollave”, tha Meloni./Dosja.al
alarm per bomb ne itsli evropa
Bota
11 November 2026, 13:18
G.M
Presidenti rus, Vladimir Putin (majtas), mirëpriti sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, ...
Bota
11 November 2026, 13:12
G.M
foto ilustruese
UKRAINË- Ukraina ka kundërshtuar një propozim amerikan që parashikonte ndryshimin e kufijve administrativë t&e...
Bota
11 November 2026, 13:05
G.M
foto ilustruese
IRAN- Irani ka reaguar ashpër ndaj ofertës së Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë vënë në...
Bota
11 November 2026, 12:45
G.M
foto ilustruese
IRLANDA- Qeveria irlandeze dhe sindikatat kanë arritur një projekt-marrëveshje për rritjen e pagave në sektori...
Bota
11 November 2026, 12:35
G.M
pamje
SHBA- Një punonjës 41-vjeçar i një pike karburanti në Ohajo të SHBA-së është përballur me pas...
Bota
11 November 2026, 12:29
G.M
foto ilustruese
ITALI- Një valë kërcënimesh me bombë ka ngritur alarmin në rreth 300 shkolla në Itali, pas mbërritjes ...
Bota
11 November 2026, 12:23
E.d
Bisedimet dyditore mes Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dabi, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, përfunduan më 11 n&e...
Bota
11 November 2026, 12:10
G.M
ABU DHABI- Dita e dytë e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Abu Dhabi ka përfunduar pa...
Bota
11 November 2026, 11:46
G.M
Në ndërtimin e hidrocentraleve në Bistricë, në lindje të Bosnje dhe Hercegovinës, do të investohen edhe rreth 11 milion...
Bota
11 November 2026, 11:08
G.M
Rade Basta
SERBI- Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Lartë...