Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Disfata ndaj Villarrealit rikthen në qendër të vëmendjes problemet në mbrojtje të Napolit. Trajneri italian kërkon më shumë vëmendje, durim dhe ekuilibër, duke kritikuar mënyrën se si skuadra pësoi golat.

ITALI - Massimiliano Allegri nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së Napolit në transfertën ndaj Villarrealit në Champions League. Trajneri italian ishte i drejtpërdrejtë në analizën e tij pas ndeshjes, duke theksuar se skuadra mund të humbasë, por jo në një mënyrë të tillë, që sipas tij tregon probleme në menaxhimin e momenteve vendimtare.
“Ndeshjet e Champions League janë kështu: duhet të bësh sa më pak gabime të jetë e mundur. Nuk mund të pësojmë golin e dytë. Këto ndeshje duhet të luhen ndryshe. Mund të humbasësh, por jo kështu”, u shpreh Allegri për “Sky Sport”.
Tekniku kërkoi që skuadra të ndalet dhe të analizojë gabimet, duke nënvizuar se Napoli ka ende mundësi për të vazhduar rrugëtimin europian, por duhet të tregojë më shumë qetësi dhe pjekuri në lojë.
“Një ekip që i njeh cilësitë e veta nuk duhet të shkatërrohet në mënyrën si ndodhi në pjesën e dytë. Duhet të ndalemi dhe të mendojmë. Kemi të gjitha mundësitë për të kaluar më tej, por duhet të jemi më të duruar kur kemi topin”, deklaroi trajneri.
“Është bërë turp të dish të mbrohesh”
Problemi kryesor, sipas Allegrit, lidhet me mënyrën se si Napoli po pëson gola. Trajneri përdori fjalë të forta për të përshkruar vështirësitë e skuadrës në fazën mbrojtëse, duke kërkuar më shumë kujdes dhe organizim.
“Është bërë pothuajse turp të dish të mbrohesh. Mbrojtësit tanë u mbrojtën shumë mirë në disa momente, por kur nuk e kishim topin, duhej të luanim më mirë dhe të tregonim më shumë durim. Këta gola na detyrojnë të jemi shumë më të vëmendshëm në mbrojtje”, theksoi Allegri.
Trajneri vuri në dukje se Napoli po krijon raste dhe po godet shpesh drejt portës, por kjo nuk mjafton nëse skuadra vazhdon të bëjë gabime në prapavijë. Sipas tij, ekipi duhet të gjejë ekuilibrin mes sulmit dhe mbrojtjes, pa humbur cilësitë që e ndihmojnë të krijojë raste shënimi.
“Nëse mbrohesh mirë dhe luan mirë, ke më shumë mundësi të shënosh gola. Kemi krijuar shumë raste sulmuese që nga fillimi i sezonit, por po pësojmë shumë gola dhe duhet të gjejmë ekuilibrin. Kemi cilësinë për të shënuar, por nuk mund të bëjmë gabime në mbrojtje, sepse përndryshe e gjejmë veten në situata një kundër një”, përfundoi trajneri.
Humbja ndaj Villarrealit është një sinjal alarmi për Napolin, që duhet të përmirësojë organizimin mbrojtës dhe menaxhimin e ndeshjeve nëse dëshiron të mbetet në garë për objektivat e tij në Champions League.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Interi nuk arrin të ngrejë kokën në Champions League. Pas disfatës ndaj Real Madridit në “Bernabeu”, skuadra ...
NORVEGJI - Mbrëmje me emocione dhe rezultate të rëndësishme në Champions League. Bayern Munich u ndal në një barazim spektako...
TURQI - Barcelona dhuroi një tjetër mbrëmje spektakolare në Champions League, duke përmbysur Galatasarayin në Stamboll dhe duke fi...
ITALI - Një përballje elektrizuese dhe me kthesa të paimagjinueshme ka dhënë një nga rezultatet më befasuese të xhiros s...
PORTUGALI - Sporting Lisbona vazhdon me hapa të sigurt në Champions League, ndërsa Sabah feston një sukses historik, duke siguruar fitoren e...
ANGLI - Jamie Carragher nuk do të shpallet i falimentuar. Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ka zgjidhur detyrimin tatimor të papaguar ndaj autoritetev...
HOLANDE - Angelina Melnikova, një nga emrat më të njohur të gjimnastikës artistike, nuk do të marrë pjesë në ...
TURQI - Barcelona duhet të bëjë kujdes në Stamboll. Atmosfera në stadiumin “Ali Sami Yen” dhe presioni i Galatasarayt mund...
TIRANE - Në mbledhjen e sotme të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar projek...
SPANJE - Julián Álvarez ka zgjedhur personin që do të menaxhojë karrierën e tij në vazhdim. Sulmuesi i Atlét...