Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Ambasadori shqiptar në OKB tregon marrëdhëniet me homologun rus: Të vështira jashtë sallës
6 April 2022, 21:04Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, është shprehur se sa i përket viktimave civile në Bucha të Ukrainës do të ngrihet një komisioni i posaçëm për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me krime lufte apo genocid.
Por si i ka ai marrëdhëniet me ambasadorin e Rusisë në OKB? Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Ferit Hoxha tha se në sallën e OKB-së raportet janë normale, por situata më e vështirë është jashtë.
Megjithatë theksoi se nuk bëhet fjalë për raporte personale, por qëndrime ndërmjet shteteve që secili prej tyre përfaqëson.
Blendi Fevziu: Me ambasadorin rus si i ke marrëdhëniet?
Ambasadori Ferit Hoxha: Me ambasadorin rus marrëdhëniet i kam normale në sallë, të vështira jashtë sallës së Këshillit të Sigurimit, por as ambasadori rus dhe as unë nuk e marrim këtë si personale, qëndrimet janë të vendeve, janë të kombeve që përfaqësojmë dhe natyrisht marrëdhëniet mes kolegëve do mund të vazhdojnë edhe pse nuk janë të lehta sot.
TIRANË– Javën e kaluar, kryeministri Edi Rama i shqiptoi dënimin gazetares së Syri Tv, Ambrozia Meta, me 60 ditë terr informativ, pasi pyetjet që i b...
TIRANË– Rikthehen protestat nga ish-kryeministri Sali Berisha! Përmes një postimi në Facebook, Berisha bën me dije se protesta do të zhvillohet më 8 ...
TIRANË– Bashkia Tiranë nuk do të ndalet me ndërtimet brenda zonës së qytetit, por do ta zgjerojë ‘aktivitetin’ edhe në rrethina. Dhe bëhet fjalë pikë...
BULLGARI- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se për Ballkanin zgjidhja e konflikteve nuk është ndryshimi i kufijve. Në një intervistë për Televizionin Publik të ...
TIRANË– Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të pagesës për tarifën e pastrimit, taksën e tabelës dhe taksën e përk...
TIRANË– Zv.ambasadori amerikan në Shqipëri, Demian Smith ka vizituar ditën e sotme nxënësit e shkollës “Turgut Ozal”. Në postimin e tij në faqen zyrt...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi lajmet se Lulzim Basha, ish-kryedemokrati do të garojë për postin e presidentit për të zëvendësua...