Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Për caktimin e datës së zgjedhjeve, Begaj thirri në konsultë gjithë faktorin politik që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve si përfaqësues i organit përgjegjës për zgjedhjet në Shqipëri.

TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Bëhet me dije se pas takimeve formale me përfaqësuesit politikë, Begaj ka caktuar 9 majin 2027, datë e paracaktuar nga Partia Socialiste.
Për caktimin e datës së zgjedhjeve, Begaj thirri në konsultë gjithë faktorin politik që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve si përfaqësues i organit përgjegjës për zgjedhjet në Shqipëri.
Thirrjes në konsultë iu përgjigj Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Ndërkohë, Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës nuk iu përgjigjën ftesës për konsultim.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se subjektet e përfshira në konsultë u treguan të hapur për secilën zgjidhje dhe komisioneri sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese. Sipas njoftimit, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela midis datës 15 prill dhe 15 maj.

Njoftim për media:
Tiranë, më 30 tetor 2026
Sot, Presidenti i Republikës dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela midis datës 15 prill dhe 15 maj. Për caktimin e datës së zgjedhjeve, Presidenti i Republikës thirri në konsultë gjithë faktorin politik që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve si përfaqësues i organit përgjegjës për zgjedhjet në Shqipëri.
Thirrjes në konsultë iu përgjigj Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Subjektet e tjera preferuan t’i qëndrojnë larg konsultës, sikurse nuk bënë publik asnjë parapëlqim partiak lidhur me datën e zgjedhjeve. Subjektet e përfshira në konsultë u treguan të hapur për secilën zgjidhje. Komisioneri sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese. Partia Socialdemokrate gjithashtu parapëlqen këtë datë.
Data 9 maj 2027 nuk është e lidhur me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizim të palëve të caktuara apo për ndikim potencialisht të dëmshëm në vullnetin e lirë dhe të pandikuar të zgjedhësve. Në këto kushte, Presidenti i Republikës i dha forcë juridike datës 9 maj 2027. Me këtë rast, Presidenti i Republikës fton subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë në lartësinë e këtij procesi themelor demokratik; palët të zhvillojnë një proces konkurrues të drejtë, të përkushtuar e luajal, të respektojnë me vetëdije të spikatur kuadrin ligjor dhe barazinë e armëve, si dhe të bashkëpunojnë pa rezerva me KQZ-në për zhvillimin e një procesi shembullor dhe në përputhje me standardet më të larta për një shoqëri demokratike./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se në rast se PD vjen në pushtet, asnjë taksë në...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kritikuar ashpër paketën e re fiskale të qeverisë Rama, duke e ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protest&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, njoftoi se ditën e nesërme, në orën 12:00, PD do të zhvil...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka bërë thirrje opozitës dhe të ...
Toni Gogu TIRANË- Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, u ka përcjellë një përgjigje zyrtare deputetëve socialistë Ble...
Bashkim Zeneli TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Bashkim Zeneli, ish-ambasadori i Shqipërisë n&...
Kuvendi TIRANË- Sekretariati i Etikës ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e disa deputetëve t&eu...
Petrit Malaj TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2027” dhe projektligjet e pake...