30 October 2026, 13:06
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se në rast se PD vjen në pushtet, asnjë taksë në Shqipëri nuk do të jetë më e lartë se 12.5%. Ai u zotua se ky kufi do të zbatohet për të gjitha taksat, përfshirë TVSH-në dhe taksimin mbi pagat e punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Gjatë fjalës së tij, ai premtoi rimbursimin 100% të TVSH-së për produktet e shportës, duke deklaruar se kompensimi do tu kalojë qytetarëve përmes llogarive bankare ose formave të tjera. Në të njëjtën kohë, kreu i demokratëve u bëri thirrje bizneseve të reagojnë ndaj paketës fiskale të qeverisë, duke i ftuar të organizohen në protesta dhe rezistencë ndaj masave të propozuara.
Berisha: Në qeverisjen e PD nuk do ketë kurrë taksë mbi 12.5%! Kurse për shportën do kompensohet 100% TVSH-ja e çdo malli Unë jam këtu për të garantuar shqiptarët se Partia Demokratike, në votëbesimin e tyre, në qeverisjen e saj, nuk do të ketë kurrë taksë mbi 12.5%.
Në Republikën e Shqipërisë nuk do të ekzistojë asnjë taksë mbi 12.5%. Më ulët po, por taksat më të larta, TVSH, taksa e punës për punëdhënësin, për punëmarrësin e të tjerë, do të jenë 12.5%. Jo më shumë se 12.5%. Kurse për shportën do të kompensohet 100% TVSH-ja e çdo malli të saj. Do t'i disbursohet në llogaritë bankare të çdo qytetari ose do gjendet mënyra tjetër se si t'i dorëzohen atij. Ne nuk do të ndërhyjmë në konkurrencën, por ne do të kompensojmë qytetarët për të gjitha, ndonëse jemi shprehur se TVSH-ja për ushqimet nuk do jetë kurrë kjo që është, por pavarësisht nga ajo, do të ketë rimbursim të plotë të TVSH-së për një sasi mallrash të përdorimit të përgjithshëm për qytetarët shqiptarë. Për të gjithë të tjerët, nuk mund të ketë taksë mbi 12.5% në territorin e Shqipërisë.
Ndaj dhe ftoj bizneset të reagojnë. I ka trajtuar si një sulltan mesjetar në mënyrë të pabesë, të papërgjegjshme. Është koha t'i japim përgjigje dhe bizneset kanë shumë në dorë. Duhet të kalojnë në një rezistencë, në reagime, nuk mund të sillet kështu një qeveri. Vetëm një qeveri organizatë kriminale i lejon vetes masa të tilla./Dosja.al
sali berisha
Politike
30 October 2026, 12:47
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kritikuar ashpër paketën e re fiskale të qeverisë Rama, duke e ...
Politike
30 October 2026, 12:36
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protest&e...
Politike
30 October 2026, 12:27
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, njoftoi se ditën e nesërme, në orën 12:00, PD do të zhvil...
Politike
30 October 2026, 12:00
G.M
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka bërë thirrje opozitës dhe të ...
Politike
30 October 2026, 11:40
G.M
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, u ka përcjellë një përgjigje zyrtare deputetëve socialistë Ble...
Politike
30 October 2026, 11:26
I.A
Bashkim Zeneli
TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Bashkim Zeneli, ish-ambasadori i Shqipërisë n&...
Politike
30 October 2026, 11:13
I.A
Kuvendi
TIRANË- Sekretariati i Etikës ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e disa deputetëve t&eu...
Politike
30 October 2026, 11:02
I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2027” dhe projektligjet e pake...
Politike
30 October 2026, 10:40
I.A
Ervis Berberi
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet për Evis Berberin, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), lidhur me akuzën e shkelj...
Politike
30 October 2026, 09:53
G.M
Bajram Begaj
TIRANË- Bajram Begaj ka zhvilluar takimet e para me përfaqësuesit e forcave politike në kuadër të konsultimeve p&eu...