30 October 2026, 12:36
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme në mbështetje të studentëve. Gjatë një konference për mediat, ai deklaroi se tubimi synon ti përcjellë qeverisë mesazhin se studentët kanë mbështetjen e plotë të shoqërisë shqiptare.
Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi revoltën e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve që kanë qënë pjesëmarrës, duke i ftuar qytetarët të dalin në shesh për të shprehur solidaritetin dhe mirënjohjen ndaj tyre. Ai theksoi se të rinjtë kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe të mbeten fëmijët e kësaj toke, ndërsa u shpreh se protesta e nesërme duhet të jetë një dëshmi e mbështetjes së qytetarëve.
Berisha: Nesër i japim një mesazh qeverisë se studentët kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë dhe mburojën e plotë të shoqërisë shqiptare Pra, protesta, sakrificat e atyre qindra e qindra studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve që u përballën dhëmb për dhëmb me falangat e krimit të qeverisë, ishte mesazhi më i shkëlqyer, ishte zëri më i fuqishëm i një populli, i një shoqërie që lëngon në diktaturën e egër, në narkodikaturën e egër të drogës, krimit dhe korrupsionit të shqiptarëve.
Ndaj dhe ftoj edhe njëherë çdo qytetar dhe qytetare, me të gjithë fëmijët e tyre të rritur, gjimnazistë, adoleshentë në klasa të nënta, të teta, të gjithë në shesh nesër, t’u shprehim mbështetjen tonë të plotë, t’u shprehim mirënjohjen tonë të thellë, t’u shprehim dashurinë tonë, respektin tonë studentëve për revoltën e tyre. Dhe t’i japim një mesazh qeverisë se studentët kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë dhe mburojën e plotë të shoqërisë shqiptare. Nesër është një ditë prove në ndërgjegjen e çdo qytetari shqiptar, e çdo banori të këtij vendi.
Studentët në revoltën e tyre kërkojnë që të mbeten fëmijë të këtij vendi. Kërkojnë që ëndrrën e tyre më të bukur rinore ta ndërtojnë në Shqipëri dhe për Shqipërinë, për veten dhe familjet e tyre. Të gjithë me studentët, të gjithë në Tiranë, kjo duhet të jetë motoja jonë nesër./Dosja.al
sali berisha
Politike
30 October 2026, 12:27
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, njoftoi se ditën e nesërme, në orën 12:00, PD do të zhvil...
Politike
30 October 2026, 12:00
G.M
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka bërë thirrje opozitës dhe të ...
Politike
30 October 2026, 11:40
G.M
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, u ka përcjellë një përgjigje zyrtare deputetëve socialistë Ble...
Politike
30 October 2026, 11:26
I.A
Bashkim Zeneli
TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Bashkim Zeneli, ish-ambasadori i Shqipërisë n&...
Politike
30 October 2026, 11:13
I.A
Kuvendi
TIRANË- Sekretariati i Etikës ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e disa deputetëve t&eu...
Politike
30 October 2026, 11:02
I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2027” dhe projektligjet e pake...
Politike
30 October 2026, 10:40
I.A
Ervis Berberi
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet për Evis Berberin, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), lidhur me akuzën e shkelj...
Politike
30 October 2026, 09:53
G.M
Bajram Begaj
TIRANË- Bajram Begaj ka zhvilluar takimet e para me përfaqësuesit e forcave politike në kuadër të konsultimeve p&eu...
Politike
30 October 2026, 09:38
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Bajram Begajt për ...
Politike
30 October 2026, 09:31
G.M
Taulant Balla dhe Bajram Begaj
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, është takuar këtë t&e...