LIVE UPDATES
Bota

Analiza e BBC: Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, kush do të marrë kontrollin e Kongresit? Tre skenarët e mundshëm

Në vija të përgjithshme, ekzistojnë tre skenarë të mundshëm për rezultatin e zgjedhjeve, të cilët mund të përcaktojnë zhvillimet politike në SHBA gjatë dy viteve të ardhshme.

3 November 2026, 19:02 Nga E.d
Analiza e BBC: Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, kush do të marrë
Foto ilustruse

SHBA- Pas muajsh të tërë fushate elektorale dhe miliarda dollarëve të shpenzuar, dita e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara ka mbërritur. Sondazhet e fundit të opinionit publik tregojnë se demokratët janë në avantazh, megjithatë, rezultatet e sondazheve nuk kanë qenë gjithmonë të sakta dhe as këtë vit nuk përjashtohen surprizat.

Në vija të përgjithshme, ekzistojnë tre skenarë të mundshëm për rezultatin e zgjedhjeve, të cilët mund të përcaktojnë zhvillimet politike në SHBA gjatë dy viteve të ardhshme. Ja cilët janë skenarët, cilat mund të jenë sinjalet e para gjatë numërimit të votave dhe çfarë mund të nënkuptojnë rezultatet për të ardhmen e vendit.

1. Një valë e madhe në favor të demokratëve

Nëse historia është një tregues, zgjedhjet e mesmandatit zakonisht favorizojnë partinë që nuk është në pushtet. Duke marrë parasysh edhe vlerësimet e sondazheve për popullaritetin e ulët të presidentit Donald Trump, luftën me Iranin, e cila ka rritur kostot për konsumatorët, si dhe disa politika të debatueshme, si zbatimi agresiv i masave kundër emigracionit dhe mbështetja për ndërtimin e qendrave të të dhënave, krijohen kushtet për një valë të fortë elektorale kundër republikanëve.

Në këtë skenar, demokratët jo vetëm që do të merrnin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por do të siguronin një epërsi të konsiderueshme përtej 218 vendeve të nevojshme për shumicën.

Ata mund të fitonin jo vetëm në rreth një duzinë garash që analistët i konsiderojnë të vështira për t’u parashikuar, por edhe në disa zona tradicionalisht konservatore.

Në Senat, ky skenar do të kërkonte që demokratët të fitonin shumicën ose të gjitha garat e ngushta, përfshirë edhe disa në shtete tradicionalisht republikane. Një fitore e bujshme mund të vinte në Teksas, ku demokratët nuk kanë fituar prej një brezi, ose në Kansas, ku një fitore e tillë nuk është regjistruar prej gati një shekulli.

Në këtë rast, demokratët nuk do të merrnin thjesht kontrollin e Senatit, por do të siguronin edhe një ose dy vende më shumë se shumica e nevojshme.

Kjo mund të shmangte edhe një përplasje të mundshme ligjore me republikanët në Alaskë, ku një gjykatës rrëzoi një padi të administratës Trump lidhur me praninë në fletën e votimit të dy kandidatëve me të njëjtin emër, Dan Sullivan.

Demokratët mund ta arrinin këtë rezultat përmes një pjesëmarrjeje të lartë të elektoratit të tyre dhe mbështetjes së konsiderueshme nga votuesit e pavarur. Një rezultat i tillë do të përmbyste edhe përparimin që Trump kishte bërë në zgjedhjet e vitit 2024 mes votuesve hispanikë dhe meshkujve të rinj. Një pjesë e votuesve republikanë mund të kalonin në krahun e demokratëve ose të zgjidhnin të mos votonin.

Një fitore e tillë do të përbënte një goditje të fortë elektorale për Trump dhe Partinë Republikane, duke hapur rrugën për dy vite përplasjesh mes demokratëve, të cilët do të kontrollonin fuqinë legjislative, dhe presidentit amerikan, i cili rrallë tërhiqet nga konfliktet politike.

Sinjalet e para gjatë numërimit të votave: Nëse demokratët ruajnë avantazhin në garat e synuara për Dhomën e Përfaqësuesve në Florida dhe fitojnë disa zona të kontrolluara nga republikanët në Karolinën e Veriut, Michigan, Nju Jork, Virxhinia dhe Kentaki. Nëse arrijnë të marrin edhe vendin në Senat në Karolinën e Jugut, atëherë kjo do të ishte një natë shumë e mirë për demokratët.

2. Një përparim i kufizuar i demokratëve

Një tjetër mundësi është që sondazhet të mos rezultojnë as plotësisht të gabuara dhe as plotësisht të sakta.

Në këtë skenar, demokratët mund të fitojnë mjaftueshëm vende në Dhomën e Përfaqësuesve për të siguruar shumicën, por pa krijuar një epërsi të konsiderueshme.

Kjo do të thotë se drejtuesit demokratë në Kongres do të përballeshin vazhdimisht me vështirësi për të siguruar votat e nevojshme, duke qenë se do të duhej të negocionin si me përfaqësuesit e krahut të majtë, ashtu edhe me ata të qendrës, për të miratuar ligje.

Sa i përket Senatit, në këtë skenar demokratët mund të fitonin vetëm një ose dy vende. Karolina e Veriut, për shembull, duket një garë ku fitorja e tyre konsiderohet pothuajse e sigurt, ndërsa garat në shtetet tradicionalisht konservatore mund të rezultojnë të paarritshme.

Demokratët mund të mos arrijnë të rrëzojnë senatoren republikane Susan Collins në Maine, e cila ka treguar qëndrueshmëri elektorale, ose kandidati i krahut të majtë, Abdul El-Sayed, mund të mos arrijë të mbajë Michiganin në kampin demokrat.

Gjithashtu, polemika për dy kandidatët me emrin Dan Sullivan mund të dëmtojë kandidaten demokrate Mary Peltola në Alaskë.

Që ky skenar i një përparimi të kufizuar të demokratëve të bëhet realitet, pjesëmarrja e lartë e mbështetësve të tyre në votimin e hershëm duhet të shoqërohet me një mobilizim të fortë të republikanëve ditën e zgjedhjeve.

Përpjekjet e Trump për të mobilizuar bazën e tij elektorale në shtetet republikane mund ta ndihmojnë partinë të shmangë skenarin më të pafavorshëm. Garat që në sondazhe rezultonin shumë të ngushta mund të prodhojnë rezultate të përziera për të dyja partitë.

Rezultati do të ishte një Kongres i ndarë politikisht, duke krijuar terrenin për bllokim të vendimmarrjes dhe përplasje të vazhdueshme mes palëve.

Sinjalet e para gjatë numërimit të votave: Nëse Florida mbetet bindshëm në krahun republikan dhe demokratët arrijnë të fitojnë disa vende në Dhomën e Përfaqësuesve në shtete si Virxhinia dhe Pensilvania, por kandidatët republikanë në zonat ku kanë një pozicion më të konsoliduar arrijnë t’i mbajnë mandatet e tyre.

3. Një natë e suksesshme për republikanët

Skenari i tretë parashikon që republikanët të arrijnë të ruajnë kontrollin mbi të dyja dhomat e Kongresit.

Për këtë të ndodhë, sondazhet, të cilat në të kaluarën kanë nënvlerësuar mbështetjen për Trump, duhet të rezultojnë të pasakta, ndërsa garat e ngushta duhet të anojnë kryesisht në favor të republikanëve.

Jo vetëm që votuesit republikanë duhet të dalin në numër më të madh nga sa pritet, por edhe votuesit e pavarur dhe ata hispanikë, të cilët duket se janë distancuar nga politikat e Trump, duhet të rikthejnë mbështetjen për presidentin amerikan.

Në këtë skenar, kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve, që deri tani konsiderohet si një objektiv i mundshëm për demokratët, mund të vendoset nga rezultati në Kaliforni dhe procesi disa ditor i numërimit të votave të dërguara me postë.

Në fund, republikanët mund të sigurojnë një shumicë të ngushtë, pjesërisht falë përpjekjeve për të ndryshuar kufijtë e distrikteve zgjedhore në favor të tyre në shtete si Teksasi, Florida dhe Karolina e Veriut.

Në Senat, republikanët mund të fitojnë të gjitha garat në shtetet konservatore dhe të marrin edhe një vend që aktualisht mbahet nga demokratët në Michigan.

Edhe nëse nuk arrijnë të fitojnë në Karolinën e Veriut apo në shtetet me prirje demokrate, si Minesota dhe Nju Hampshiri, ku garat konsiderohen më pak konkurruese, republikanët mund t’i vënë kandidatët demokratë nën presion deri në fund të numërimit.

Nëse ky skenar realizohet, Trump mund ta interpretojë rezultatin si një mandat të ri elektoral dhe, që në mëngjesin e së mërkurës, të deklarojë se ka marrë mbështetjen e votuesve për të vijuar agjendën e tij të brendshme dhe të jashtme, me mbështetjen e vazhdueshme të një Kongresi të kontrolluar nga republikanët.

Sinjalet e para gjatë numërimit të votave: Nëse senatorët Ashley Moody në Florida dhe Jon Husted në Ohajo sigurojnë fitore të lehta për rizgjedhje. Gjithashtu, nëse republikanët ruajnë pozitat e tyre në garat për Dhomën e Përfaqësuesve në Pensilvani dhe Virxhinia, si dhe arrijnë të marrin vende që aktualisht mbahen nga demokratët në Karolinën e Veriut, Ohajo dhe Florida./Dosja.al

shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin