LIVE UPDATES
Bota

Pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje, nis çmontimi i sistemit të tij në Serbi/ Arrestime, dorëheqje dhe hetime për korrupsion, çfarë pritet të ndodh?

Në pranga ka përfunduar edhe një tjetër zyrtar i lartë i Policisë.

3 November 2026, 18:10 Nga E.d
Pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje, nis çmontimi
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Arrestime, dorëheqje, ndryshime qëndrimesh dhe hetime për abuzime me pushtetin kanë përfshirë Serbinë pas humbjes së zgjedhjeve nga ish-presidenti Aleksandër Vuçiç, më 25 tetor. Fitorja e lëvizjes studentore në zgjedhjet parlamentare ka shkaktuar një ndryshim të madh të balancave politike në vend, ndërsa institucionet dhe strukturat që më parë ishin nën ndikimin e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) po përballen me presion të madh.

Zhvillimet kanë qenë të shpejta, me raportime për arrestime zyrtarësh, hetime për korrupsion dhe përpjekje të dyshuara për zhdukjen e dokumenteve që mund të provojnë shkelje të ndryshme. Associated Press shkruan se lëvizja studentore, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare, ende nuk ka marrë zyrtarisht kontrollin e qeverisë, institucioneve të sigurisë dhe ushtrisë, por ndryshimi i rezultatit politik ka nisur të reflektohet në shumë struktura shtetërore.

Arrestime të zyrtarëve të lartë dhe hetime për abuzim me detyrën

Mes personave të arrestuar është edhe Marko Kriçak, drejtues i policisë kriminale, i cili dyshohet për shpërdorim detyre në lidhje me hetimet për një vrasje të bujshme. Në pranga ka përfunduar edhe një tjetër zyrtar i lartë i Policisë. Kriçak ishte përmendur më herët edhe për akuza se kishte kërcënuar me përdhunim një studente gjatë protestave kundër qeverisë.

Të hënën, autoritetet arrestuan edhe Davor Macurën, pronarin e bankës private Alta, licenca e së cilës është revokuar. Ai dyshohet se ka tentuar të nxjerrë miliona dollarë nga kasaforta e bankës dhe përballet me akuza për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, fituesit e zgjedhjeve u kanë bërë thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve të përmbushin detyrat e tyre ose të largohen nga funksionet. Në fokus janë edhe hetimet e papërfunduara për korrupsion në nivelet e larta të shtetit, përfshirë tragjedinë e stacionit hekurudhor të 1 nëntorit 2024, e cila shkaktoi protesta studentore që vijuan për afro dy vite.

Vuçiç: Nuk kam frikë nga arrestimi

Pavarësisht humbjes në zgjedhje, Aleksandar Vuçiç ka vijuar daljet e tij të përditshme në mediat pranë tij, duke akuzuar lëvizjen studentore për “terror revolucionar” dhe duke deklaruar se do të vazhdojë të luftojë politikisht.

Gjatë një interviste për televizionin Pink, të dielën në mbrëmje, ai u shpreh se është i përgatitur të përballet me çdo situatë. Vuçiç mohoi përfshirjen në aktivitete kriminale dhe deklaroi se nuk ka frikë nga një arrestim i mundshëm, pasi, sipas tij, nuk ekzistojnë prova kundër tij.

“Unë nuk firmos asgjë dhe asgjë nuk do të gjendet”, deklaroi ai, duke hedhur poshtë akuzat.

Shtohen denoncimet për manipulime dhe presione gjatë zgjedhjeve

Ndërkohë, prokuroria serbe po përballet me një numër në rritje denoncimesh për manipulime të dyshuara zgjedhore, kërcënime dhe dhunë ndaj protestuesve, gazetarëve dhe aktivistëve.

Avokati Ivan Niniç ka denoncuar një skemë të dyshuar kriminale, ku sipas tij, një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë dhe më shumë se 30 punonjës të burgjeve në Serbi kanë ushtruar presion ose kanë paguar të burgosur për të votuar në favor të Vuçiçit. Ai ka paraqitur edhe pamje të bisedave online, ku pretendohet se zyrtarët shkëmbenin informacione për numrin e votave që kishin arritur të siguronin.

Në një tjetër rast, policia ka arrestuar gjashtë persona në Mali Zvornik, pranë kufirit me Bosnjën, të dyshuar për pajisjen me dokumente të rreme qëndrimi të shtetasve boshnjakë, me qëllim votimin në favor të partisë së Vuçiçit.

Mediat ndryshojnë qëndrim, presion edhe ndaj strukturave lokale

Ndryshimet e para janë vënë re edhe në mediat serbe. Disa prej televizioneve dhe mediave që më parë mbështesnin hapur Vuçiçin kanë ndryshuar qëndrim, duke adoptuar një linjë më neutrale. Televizioni shtetëror RTS ka ndryshuar drejtimin dhe u ka kërkuar ndjesë shikuesve për raportimin joprofesional.

Megjithatë, televizione si Informer dhe Pink vijojnë të mbështesin ish-presidentin, duke i dhënë hapësirë të përditshme në programet e tyre. Ndërkohë, partia e Vuçiçit po përballet me kërkesa për largimin e drejtuesve të emëruar prej saj në qytete dhe institucione të ndryshme. Pas humbjes në Beograd dhe në shumicën e qyteteve të tjera, janë shtuar thirrjet për zgjedhje të parakohshme lokale.

Punonjës të teatrove, muzeve, shkollave, spitaleve dhe institucioneve kulturore po kërkojnë largimin e drejtuesve të emëruar nga SNS. Analisti serb Slobodan Stupar e ka përshkruar situatën si fundin e ciklit politik të partisë së Vuçiçit, duke paralajmëruar se ndryshimet mund të përhapen me shpejtësi në të gjithë vendin./Dosja.al

Aleksandër Vuçiç

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...