LIVE UPDATES
Bota

Alarm në territorin polak për ndërhyrjen e Moskës/ Tusk:  Polonia parandaloi një provokim të dyshuar në kufirin me Rusinë

Sipas kreut të qeverisë polake, shërbimet e inteligjencës së vendit dhe partnerët aleatë kishin paralajmëruar prej javësh për mundësinë e incidenteve në kufirin me Rusinë, përfshirë edhe skenarë më seriozë, si një ndërhyrje e armatosur në territorin polak.

3 November 2026, 16:41 Nga G.M
Alarm në territorin polak për ndërhyrjen e Moskës/ Tusk:
Donald Tusk

 

POLONI- Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se autoritetet polake kanë arritur të parandalojnë një provokim të mundshëm në kufirin me enklavën ruse të Kaliningradit, pas raportimit të lëvizjeve të dyshimta gjatë natës.

Sipas kreut të qeverisë polake, shërbimet e inteligjencës së vendit dhe partnerët aleatë kishin paralajmëruar prej javësh për mundësinë e incidenteve në kufirin me Rusinë, përfshirë edhe skenarë më seriozë, si një ndërhyrje e armatosur në territorin polak.

Mediat e huaja raportojne se, Tuske ishte informuar pak pas mesnatës për aktivitet të dyshimtë në pjesën veriore të vendit. Menjëherë pas këtij informacioni, autoritetet mobilizuan forcat dhe mjetet e nevojshme për të kontrolluar situatën.

Kryeministri tha se ndërhyrja mundësoi shmangien e një provokimi të mundshëm, megjithëse pranoi se nuk mund të konfirmohet me siguri nëse ky ishte qëllimi i lëvizjeve të konstatuara.

Ai paralajmëroi se tensionet me Rusinë mund të vazhdojnë dhe kërkoi që strukturat e sigurisë të mbeten në gatishmëri të lartë përballë rrezikut të sabotimeve dhe incidenteve të tjera.

Tusk akuzon Moskën për nxitjen e përçarjeve të brendshme

Përveç situatës në kufi, kryeministri polak ngriti shqetësimin edhe për atë që e cilësoi si përpjekje të Rusisë për të nxitur destabilizim brenda Polonisë. Sipas tij, Moska po përpiqet të shfrytëzojë përplasjet politike mes qeverisë së tij dhe presidentit Karol Nawrocki, veçanërisht konfliktin e fundit lidhur me Gjykatën Kushtetuese.

Përplasja mes institucioneve është intensifikuar pas mosmarrëveshjeve për emërimin e gjyqtarëve në këtë gjykatë, duke thelluar tensionet mes qeverisë proevropiane të Tusk dhe presidentit me qëndrime nacionaliste.

Situata është komplikuar më tej nga zhvillimet në institucionet e drejtësisë, ndërsa janë ngritur edhe çështje që lidhen me imunitetin e kreut të Gjykatës Kushtetuese. Tusk pretendoi se Moska dhe qarqet pro-ruse po shfrytëzojnë këtë konflikt për të nxitur përçarje dhe për të dobësuar stabilitetin politik të vendit.

Polonia rrit vigjilencën ndaj kërcënimeve ruse

Polonia, si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e veprimeve destabilizuese nga Rusia, veçanërisht pas nisjes së pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Varshava është shndërruar në një pikë kyçe për furnizimin e Ukrainës me ndihma ushtarake dhe humanitare nga vendet perëndimore, çka e ka vendosur vendin në një pozicion të rëndësishëm strategjik në krahun lindor të NATO-s. Në muajin shtator, Tusk kishte paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e sulmeve hibride ndaj vendeve aleate të Ukrainës, duke përmendur përdorimin e dronëve dhe raketave.

Pavarësisht përplasjeve të forta politike mes Tusk dhe Nawrockit, të dy kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe kanë mbështetur forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Polonisë. Zhvillimet e fundit në kufirin me Kaliningradin kanë shtuar shqetësimet për sigurinë në krahun lindor të Evropës, ndërsa autoritetet polake kanë kërkuar vigjilencë të shtuar për të parandaluar incidente të mundshme./Dosja.al

donald tusk

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...