LIVE UPDATES
Bota

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes Daud Khattak

3 November 2026, 18:02 Nga G.M
Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e
Refugjatët afganë duke hyrë në Pakistan në prill të vitit 2025.

 

Afganistani u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara “të veprojnë me përgjegjësi”, pas raportimeve se Uashingtoni po përgatitet të dëbojë dhjetëra shtetas afganë drejt Pakistanit - ndoshta gjatë ditëve të ardhshme.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk i konfirmoi këto raportime. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës tha se çdo shtet ka të drejtë t’i menaxhojë kufijtë dhe procedurat e imigracionit në atë mënyrë që të garantojë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tij.

Ministria e Jashtme e Pakistanit nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura të Radios Evropa e Lirë për koment. Organizata joqeveritare AfghanEvac, me seli në Kaliforni, tha se Qeveria amerikane po përgatitet të dëbojë më shumë se 150 afganë me një fluturim të posaçëm nga Luiziana.

Presidenti i organizatës, Shawn VanDiver, tha se aeroplani, në të cilin pritet të jenë edhe dy gra, do të ulet në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. Ai tha se nuk ka informacione nëse Uashingtoni dhe Islamabadi kanë arritur ndonjë marrëveshje për këtë operacion dhe çfarë mund të përmbajë ajo.

Në një deklaratë më 2 nëntor, Ministria e Jashtme e Afganistanit, e udhëhequr nga talibanët, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i respektojnë “të drejtat dhe aspiratat legjitime” të afganëve që rrezikojnë të dëbohen.

Autoritetet talibane thanë, gjithashtu, se janë të gatshme të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive me Uashingtonin, duke marrë parasysh “realitetet ekzistuese dhe shqetësimet legjitime” të të dyja palëve. Gazeta The New York Times, duke cituar tre zyrtarë amerikanë, raportoi më 30 tetor se afganët që pritet të dëbohen, po mbahen në qendra ndalimi në Luiziana të SHBA-së.

Edhe agjencia Associated Press publikoi raportime të ngjashme, duke u mbështetur në dokumente gjyqësore. Meqë Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me talibanët, ato nuk mund ta organizojnë drejtpërdrejt kthimin e të ndaluarve në Afganistan.

Sipas planit të raportuar, afganët fillimisht do të dërgoheshin në Pakistan, prej nga autoritetet pakistaneze do t’i kthenin në Afganistan. Duke iu referuar, mësa duket, Pakistanit, talibanët deklaruan se “vendet e treta nuk duhet të bëjnë pazare me fatin e shtetasve të një vendi tjetër, për të siguruar përfitime të përkohshme apo lëshime të kufizuara”.

Pakistani dhe talibanët afganë, të cilët për dekada ishin aleatë, tani kanë marrëdhënie të tensionuara. Që nga tetori i vitit 2025, mes forcave të tyre kanë shpërthyer herë pas here përleshje të përgjakshme përgjatë kufirit.

Pakistani i akuzon talibanët afganë se strehojnë në Afganistan pjesëtarë të grupit Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), i njohur si talibanët pakistanezë. Autoritetet talibane në Afganistan i mohojnë këto akuza, duke thënë se nuk lejojnë që territori i vendit të tyre të përdoret për sulme kundër shteteve të tjera.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve paralajmëruan, ndërkohë, se afganët që mund të dëbohen nga SHBA-ja, rrezikojnë jetën nëse kthehen në vendin e tyre. Sipas këtyre organizatave, mes tyre ka edhe familjarë të afganëve që kishin bashkëpunuar me forcat amerikane, para tërheqjes së tyre nga Afganistani, në vitin 2021.

Organizata humanitare amerikane, Refugees International, kërkoi që SHBA-ja ta ndalë këtë fluturim dhe të mos organizojë dëbime të tjera të ngjashme, duke paralajmëruar se të kthyerit mund të përndiqen nga talibanët. Drejtoresha e organizatës, Yael Schacher, tha më 1 nëntor se nuk dihen hollësitë e marrëveshjes së mundshme mes Uashingtonit dhe Islamabadit.

Megjithatë, ajo theksoi se afganët pritet të dërgohen fillimisht në Pakistan - vendin që më herët ka dëbuar me forcë një numër të madh shtetasish afganë drejt Afganistanit.

Që nga shtatori i vitit 2023, Pakistani ka dëbuar rreth 2.5 milionë afganë, duke i kthyer në vendin e tyre, i cili, me dekada, është përballur me luftëra. Dhjetëra mijëra afganë u larguan nga Afganistani pasi talibanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021. Shumë prej tyre kërkuan strehim në Pakistan, ku mijëra vazhdojnë të presin që të pranohen në vende të tjera.

Disa u larguan nga frika se talibanët mund të hakmerreshin ndaj tyre, ndërsa të tjerë për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj të drejtave dhe lirive themelore, përfshirë arsimin, muzikën dhe lirinë e shprehjes. Afganistani konsiderohet një nga vendet ku shkelen më rëndë të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të grave dhe vajzave.

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë vazhdimisht se ndalimi i shkollimit të vajzave nga talibanët rrezikon të krijojë një “brez të humbur”, pa mundësi arsimimi. Sipas të dhënave që OKB-ja ia paraqiti Këshillit të Sigurimit në qershor, rreth 3.8 milionë vajza afgane, të moshës 7 deri në 18 vjeçe, nuk ndjekin shkollën./REL

shab

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin