21 November 2026, 17:11
Nga E.d
Foto ilustruse
FINLANDA- Një anije mallrash ruse është përfshirë nga flakët në Gjirin e Finlandës, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e lundrimit në Detin Baltik. Moska pretendon se anija u godit nga dy dronë, ndërsa autoritetet finlandeze kanë konfirmuar zjarrin dhe hyrjen e saj në ujërat territoriale të Finlandës.
Ngjarja është regjistruar të shtunën, më 21 nëntor, ndërsa anija po lundronte në drejtim të Kaliningradit. Sipas guvernatorit të rajonit rus të Leningradit, Alexander Drozdenko, anija u sulmua nga dy dronë teksa ndodhej në ujërat ndërkombëtare, rreth tre milje detare larg kufirit rus. Sipas pretendimeve të palës ruse, sulmi shkaktoi zjarr në bord.
Nga ana tjetër, Roja Kufitare e Finlandës ka konfirmuar se anija ishte përfshirë nga flakët dhe kishte hyrë në ujërat territoriale të vendit. Autoritetet finlandeze kanë vënë në gatishmëri shërbimet përkatëse për një operacion të mundshëm shpëtimi, ndërsa kanë monitoruar situatën dhe rreziqet e mundshme.
Sipas raportimeve mediave, anija mund të jetë Sparta II e cila është lidhur me transportin ushtarak rus dhe është përfshirë në listat e sanksioneve amerikane. Megjithatë, ky identifikim nuk është konfirmuar zyrtarisht nga të gjitha autoritetet.
Deri më tani, nuk ka një konfirmim të pavarur mbi origjinën e dronëve dhe rrethanat e plota të incidentit. Ngjarja rikthen vëmendjen te siguria detare në Gjirin e Finlandës, një korridor strategjik për transportin tregtar mes porteve ruse të Shën Petersburgut dhe Ust-Lugës, si dhe Finlandës e Estonisë.
Pavarësisht incidentit, autoritetet finlandeze kanë bërë të ditur se anija nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për pjesën tjetër të trafikut detar. Ndërkohë, nuk raportohen ndërprerje të gjera të lundrimit tregtar në këtë zonë./Dosja.al
rusi finlanda anije
Bota
21 November 2026, 15:52
E.d
Foto ilustruse
RUANDA- Një plan i ri europian për menaxhimin e migracionit të paligjshëm po merr formë, me Ruandën që...
Bota
21 November 2026, 14:55
E. D
Ministri i Jashtëm iranian
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, thotë se ka argumente “të arsyeshme” në ...
Bota
21 November 2026, 14:46
E.M
ITALI- Ish-Shefi i Policisë, Gianni De Gennaro, në moshën 78-vjeçare, i mori jetën vetes duke qëlluar me armë zjarri n&eum...
Bota
21 November 2026, 10:43
E.M
SUEDI- Kryetari i këshilit suedez, Lars Eriksson, është shkarkuar nga puna pasi luajti në disa filma pornografikë të publikuar nd...
Bota
21 November 2026, 09:55
E.M
ITALI- Kapiteni i anijes Costa Concordia që u mbyt rreth 14 vite më parë, Francesco Schettino, ka dalë nga burgu i Rebibbias mbrëmjen ...
Bota
21 November 2026, 09:27
E. D
pamjet
PERU- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 i shkallës Rihter goditi Perunë qendrore të premten në mbrë...
Bota
21 November 2026, 09:07
E. D
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar Vladimir Putinin si vrasës, duke iu përgjig...
Bota
21 November 2026, 08:51
E. D
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Fillimi i vitit të ri duket të jetë afati maksimal kohor brenda të cilit administrata e Donald...
Bota
21 November 2026, 08:30
E. D
SERBI- As më shumë se një muaj pas fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, nuk dihet shumë për politik...
Bota
21 November 2026, 08:29
E. D
GJERMANI- Në shumë qytete të Gjermanisë janë zhvilluar sërish protesta nga të rinjtë. Demonstrata u mbajtën m...