Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Kryeministri pretendoi gjithashtu se shumë studentë dhe qytetarë që kanë arsye për të protestuar kundër qeverisë dhe personalisht kundër tij nuk iu bashkuan turmës, e cila, sipas tij, në kulmin e protestës arriti në rreth 1,500 persona.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar studentët që po protestojnë kundër tij, duke deklaruar se brenda turmës kishte të rinj që, sipas tij, janë radikalizuar dhe ekstremizuar nga teoritë e Antifa-s dhe ideologjia antikapitaliste. Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi protestën si një grumbullim ku, krahas studentëve dhe të rinjve, kishte edhe elementë që ai i konsideron pjesë të një komponenti kriminal.
Më tej, kreu i qeverisë pretendoi se këto ideologji e shohin dhunën dhe terrorin si mjete për të marrë peng Europën, vendet demokratike dhe institucionet. Kryeministri pretendoi gjithashtu se shumë studentë dhe qytetarë që kanë arsye për të protestuar kundër qeverisë dhe personalisht kundër tij nuk iu bashkuan turmës, e cila, sipas tij, në kulmin e protestës arriti në rreth 1,500 persona.
"Këta janë një pjesë e komponentit kriminal të një proteste e cila u heroizua nga ekranet e korruptuara, nga VIP-at dhe nga të gjithë ata që shtriqen në sallonet e mbrëmjes duke grabitur pensionet që paguhen me shuma të majme të padeklaruara dhe që në ndërkohë qajnë hallin e pensionistëve, qajnë hallin e studentëve, kërkojnë më shumë për popullin shqiptar, por përsëri e thashë kjo është një temë tjetër. Të gjitha këto nuk duan thonë që studentët, qytetarët, familjet e zakonshme të këtij vendi që janë kundër kësaj qeverie nuk kanë asnjë të drejtë. Përkundrazi, të gjitha këto duan të thonë vetëm një gjë që rruga për të kërkuar të drejtat, rruga për të luftuar demokratikisht kundër kujtdo që ti ndjehesh se nuk të përfaqëson, është rruga paqësore e ballafaqimit demokratik të ideve dhe të forcave.
Idetë ballafaqohen çdo ditë, forcat ballafaqohen në zgjedhje. E në ndërkohë mes të dyjave qëndron edhe liria e paprekshme, e drejta e padiskutueshme e protestës paqësore. Fakti është se, me ose pa vetëdije instinktivisht shumë studentë, shumë qytetarë që gjejnë arsye për të protestuar ndaj qeverisë dhe ndaj meje personalisht, nuk iu bashkuan asaj turme, e cila në kulmin e vet arriti të jetë në 1500 vetë një konglomerat ku padyshim, brenda vetes ka edhe studentë, të reja dhe të rinj idealistë, idealistë por krejtësisht të keqkuptuar të radikalizuar e të ekstremizuar me teoritë destruktive të Antifa-s dhe të një ideologjie antikapitaliste, e cila tek dhuna dhe tek terrori ka identifikuar mjetin për të marrë peng Europën, për të marrë peng vendet demokratike, për të marrë peng institucionet, për të marrë peng këtë rrugë të zhvillimit që kemi zgjedhur të gjithë së bashku," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar identitetet e disa personave që morën pjesë në protestën studentore, të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën lidhur me protestat kundër tij, duke thënë se Partia Demokratike mori auto...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke thënë se liria për të protestuar ësht&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar këto momente në rezidencën qeveritare në Vilën e Kuqe në T...
foto ilustruese RUSI- Në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë u gjetën eksplozivë, në Lituani u dogj një dyqan i IKEA-s, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sërish stolat e betonit para kryeministrisë, duke u kërkuar studentëve dialog...
Pamje TIRANA- Gazeta franceze "Le Figaro" i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u ndalur te përplasjet f...
Edi Rama dhe Lana Nusseibeh TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Lana Nusseibeh, kandidaten e ...
Pamje TIRANA- Televizioni amerikan Fox News ka pasqyruar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke publikuar pamje nga seanca plenare e së...
Alexandria Ocasio-Cortez TIRANA- Kongresmenja demokrate amerikane, Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar për protestat studentore në vend, duke...