22 October 2026, 21:29
Nga E.d
Edi Rama dhe Lana Nusseibeh
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Lana Nusseibeh, kandidaten e Emirateve të Bashkuara Arabe për postin e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi kandidaturën e saj si një mundësi të rëndësishme për të ardhmen e organizatës. Kreu i qeverisë tha se e njeh personalisht Nusseibeh dhe se ka pasur mundësinë të vlerësojë aftësitë e saj diplomatike gjatë kohës kur Shqipëria ishte anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sipas tij, kandidatja dallohet për njohuritë mbi politikën ndërkombëtare dhe aftësinë për të ndërtuar ura komunikimi mes kulturave dhe qëndrimeve të ndryshme. Rama theksoi se Nusseibeh mund të sjellë përvojë, inteligjencë dhe përkushtim në drejtimin e organizatës, duke e konsideruar kandidaturën e saj si një shpresë për forcimin e rolit të Kombeve të Bashkuara.
Reagimi i Ramës:
Emërimi i Lana Nusseibeh nga Emiratet e Bashkuara Arabe si kandidate për postin e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara përfaqëson një mundësi të re, të cilën komuniteti i OKB-së nuk mund ta humbasë, dhe Shqipëria ndihet e nderuar t’i japë kandidaturës së saj mbështetjen e plotë.
U njoha personalisht me Lanën dhe pata mundësinë ta shihja në veprim gjatë mandatit të Shqipërisë si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjatë kësaj periudhe, vlerësova njohuritë e saj të thella mbi politikën ndërkombëtare, përulësinë e saj të veçantë intelektuale dhe aftësinë e natyrshme për të kapërcyer dallimet mes kulturave dhe këndvështrimeve të ndryshme.
Në këtë periudhë të vështirë për Kombet e Bashkuara, kandidatura e Lanës përfaqëson një dritë shprese dhe një burim energjie pozitive. Në një kohë kur aftësia e organizatës për të përmbushur misionin e saj po vihet seriozisht në pikëpyetje, ajo sjell përvojë, inteligjencë dhe një përkushtim të palëkundur për t’i shërbyer njerëzimit pa paragjykime.
Dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, pas kaq shumë burrash në krye të kësaj organizate, nuk mund të mendoj për një shpresë më të mirë për Kombet e Bashkuara sesa një grua me një profil dhe integritet të tillë./Dosja.al
Edi Rama Lana Nusseibeh
Politike
22 October 2026, 21:21
E.d
Pamje
TIRANA- Televizioni amerikan Fox News ka pasqyruar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke publikuar pamje nga seanca plenare e së...
Politike
22 October 2026, 20:41
E.d
Alexandria Ocasio-Cortez
TIRANA- Kongresmenja demokrate amerikane, Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar për protestat studentore në vend, duke...
Politike
22 October 2026, 19:39
E.d
Mike Lawler
TIRANA- Protestat studentore në vend kanë marrë vëmendjen e ligjvënësve amerikanë. Kongresmeni Mike Lawler i ka...
Politike
22 October 2026, 19:21
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kërkuar nga ministrat që të nisin lëvizjet për largimin e drejtuesve t&eum...
Politike
22 October 2026, 19:15
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të T...
Politike
22 October 2026, 18:29
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar për seancën e sotme plenare në Kuvend, duke akuzu...
Politike
22 October 2026, 18:29
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për deklaratat p...
Politike
22 October 2026, 17:50
E.d
Foto ilustruse
Qytetarë me flamuj të UÇK-së duke pritur shpalljen e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së. Prishtin...
Politike
22 October 2026, 17:45
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar presidentes Justina Shiroka-Pula që ta kthejë në Kuvend për ris...
Politike
22 October 2026, 17:01
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit për përjashtimi...