LIVE UPDATES
Politike

Protestat studentore në vend/ Gazeta franceze "Le Figaro": Përplasje në Kuvend, opozita akuzon qeverinë për dhunë ndaj protestuesve

Sipas artikullit, tensionet politike janë përshkallëzuar në një kohë kur studentët kërkojnë më shumë mbështetje për arsimin dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

22 October 2026, 22:22 Nga E.d
Protestat studentore në vend/ Gazeta franceze "Le Figaro":
Pamje

TIRANA- Gazeta franceze "Le Figaro" i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u ndalur te përplasjet fizike mes deputetëve në Kuvend dhe protestat studentore. Sipas artikullit, tensionet politike janë përshkallëzuar në një kohë kur studentët kërkojnë më shumë mbështetje për arsimin dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Media franceze përshkruan seancën plenare të së enjtes, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe shfaqën fotografi të një protestuesi të plagosur, për të cilin tha se është goditur nga policia. Gjatë përplasjes, drejt kryetarit të Kuvendit u hodhën ujë dhe dokumente, ndërsa përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës shkëmbyen akuza për motivet e protestave dhe mënyrën e trajtimit të tyre.

Artikulli thotë se lëvizja studentore ka paralajmëruar një protestë kombëtare të shtunën, ndërsa pakënaqësitë lidhen me kërkesat për arsim, akuzat për korrupsion dhe kundërshtimin ndaj qeverisë. Sipas artikullit, protestat nisën në maj pas kundërshtimeve ndaj një projekti turistik të diskutueshëm, të lidhur me familjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Artikulli i “Le Figaro”: Ndërsa studentët shqiptarë kërkojnë më shumë mbështetje për arsimin dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të enjten deputetët u përfshinë në përplasje fizike në Kuvend. Opozita akuzon qeverinë për shtypje të dhunshme të protestuesve.

Deputetët shqiptarë u përfshinë në përplasje fizike të enjten, më 22 tetor, në sallën e Kuvendit, në një kohë kur opozita akuzon qeverinë se po ushtron dhunë ndaj protestuesve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, pas një jave trazirash në kryeqytet, Tiranë.

 
Gjatë një votimi të parashikuar në rendin e ditës, deputetë të opozitës u mblodhën përpara foltores së kryetarit të Kuvendit, duke kërkuar ndërprerjen e seancës për shkak të situatës së krijuar nga protestat.

Deputetët e opozitës ngritën fotografi që tregonin fytyrën dhe plagët e një protestuesi, i cili dyshohet se ishte goditur nga efektivët e policisë. Në drejtim të kryetarit të Kuvendit u hodhën ujë dhe dokumente, duke shkaktuar përplasje me deputetë të tjerë.

Skena të tilla nuk janë të pazakonta në Kuvendin e Shqipërisë, ku incidente të ngjashme janë regjistruar edhe në të kaluarën.

“Deputetët e opozitës vendosën sot të bëhen zëri i kërkesave të studentëve”, deklaroi në një komunikatë kreu i opozitës dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, akuzoi opozitën në rrjetet sociale se po përpiqet “t’i përdorë trazirat si një rrugë për t’u rikthyer në pushtet”.

Të enjten, disa qindra protestues u mblodhën përpara Kuvendit gjatë zhvillimit të seancës, por nuk pati përplasje. Ndërkohë, të mërkurën në mbrëmje, në rrugët e Tiranës u raportuan vetëm incidente të vogla.

Lëvizja e protestës së udhëhequr nga studentët ka bërë thirrje për një tubim kombëtar të shtunën.

Protestuesit kërkojnë më shumë mbështetje për arsimin, ndërsa kanë ripërsëritur thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës, të cilat vijojnë prej muajsh. Kryeministri akuzohet për korrupsion.

Më shumë se 300 persona, mes tyre shumë efektivë policie, janë plagosur gjatë përplasjeve, ndërsa dhjetëra protestues janë shoqëruar ose arrestuar nga autoritetet.

Protestat kundër qeverisë në vendin ballkanik nisën në muajin maj, pas kundërshtimeve ndaj një projekti të diskutueshëm për ndërtimin e një kompleksi turistik, i lidhur me familjen e presidentit amerikan Donald Trump./Dosja.al

protesta

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...