28 October 2026, 16:56
Nga E.M

TIRANË- Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në Tiranë dhe ka nisur procedimin penal ndaj 17 personave të tjerë, si dhe ka referuar në Prokurori 8 raste të tjera për identifikimin e personave që dyshohet se kanë bërë thirrje për dhunë dhe kërcënime në rrjetet sociale gjatë protestave të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është zhvilluar nga strukturat e specializuara të Antiterrorit, në bashkëpunim me Hetimin e Krimit Kibernetik dhe prokuroritë kompetente, pas publikimeve me përmbajtje të kundërligjshme në platformat online.
Në pranga është vënë E. Xh., 33 vjeç, i dyshuar se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat, duke kërcënuar për vendosjen e bombave në tri godina të ndryshme. Mes personave të proceduar është edhe një 34-vjeçar, i cili dyshohet se ka bërë thirrje për dhunë në Instagram dhe ka hapur një llogari në GoFundMe për mbledhjen e fondeve, duke pretenduar se i rrezikohej jeta.
Një tjetër shtetas, 51 vjeç, dyshohet se ka ofruar shuma parash për kryerjen e veprimeve të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Hetimet përfshijnë gjithashtu publikimin e të dhënave personale, fotografive dhe videove të punonjësve të Policisë, të shoqëruara me komente fyese dhe kërcënuese, si dhe shpërndarjen e materialeve me përmbajtje antikushtetuese.
Në një rast tjetër, një 20-vjeçar dyshohet se ka vendosur një banderolë me simbol nazist në fasadën e Universitetit Politeknik gjatë një proteste. Policia njofton gjithashtu se për 8 raste të tjera janë referuar materialet në prokurori, ku 7 lidhen me llogari në platforma të ndryshme online dhe një me një llogari në Instagram, ku dyshohet se janë publikuar thirrje për dhunë dhe informacione të rreme që mund të ngjallin panik.
Njoftimi:
Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 17 shtetas si dhe referohen materialet në Prokurori për 8 raste për identifikim të autorëve për thirrje dhe nxitje për veprime të kundërligjshme në kontekst të protestave të dhunshme të 2 javëve të fundit.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e specializuara të Antiterrorit, në bashkëpunim me ato të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, në lidhje me thirrjet publike të bëra në rrjete sociale, me përmbajtje të kundërligjshme, të dhunshme dhe kërcënuese, në kontekstin e protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qarqe, që prej datës 13 tetor 2026:
-u ndalua shtetasi E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informative të rreme që ngjallin panik”, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat, për vendosje të bombave në 3 godina të ndryshme të subjektit.
•Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori për shtetasit:
-A. K., 34 vjeç, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në Instagram, ka bërë thirrje për kryerjen e veprime të dhunshme, gjatë protestave të javëve të fundit.
Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, duke mashtruar qytetarët se i rrezikohej jeta, ka hapur një llogari në “GoFundMe”, për të mbledhur fonde.
Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një dokument (bexh) me të cilin prezantohej si gazetar, për t’iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga Policia. Dokumenti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-E. N., 51 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Thirrja për urrejtje nacionale”, pasi ka postuar video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave ka ofruar shuma parash për kryerjen e veprime të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave;
-G. P., 37 vjeç, për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”, pasi ka publikuar në mënyrë të përsëritur, të dhëna personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shtetit, me komente fyese, denigruese dhe akuzuese. Këto publikime, të realizuara kryesisht në kontekstin e protestave të javëve të fundit dhe që ekspozojnë përpara protestuesve, identitetin e punonjësve të Policisë të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, krijojnë rrezik për jetën e punonjësve të Policisë, për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre, si dhe nxitin veprime intimidimi, kërcënimi dhe/ose dhune.
Gjithashtu, në llogarinë që administron 37-vjeçari janë evidentuar postime me paralajmërime me karakter kërcënues ndaj institucioneve shtetërore, si dhe thirrje për identifikimin e shtetasve të tjerë, të cilat kanë rritur shqetësimin për pasojat që mund të sjellë shpërndarja e këtyre informacioneve në rrjete sociale;
-A. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Nxitja e urrejtjeve dhe e grindjeve”, pasi ka postuar fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit;
-A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një shkrim me përmbajtje antikushtetuese;
-O. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese”, pasi gjatë një proteste, ka vendosur në fasadën kryesore të Universitetit Politeknik, një banderolë që përmbante simbol nazist;
-A. L., 39 vjeç, R. R., 28 vjeç, L. Xh., 24 vjeç, E. B., 36 vjeç, O. Rr., 46 vjeç, D. A., 39 vjeçe, E. Q., 22 vjeç, D. K., 26 vjeçe, A. B., 42 vjeç, M. Ç., 18 vjeç dhe A. Ll., 24 vjeçe, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogari të tyre në platforma të ndryshme për komunikim online, nëpërmjet shkrimeve, mesazheve dhe/ose komenteve, kanë bërë thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit.
Gjithashtu u referuan materialet në prokurori, për 7 llogari në platforma të ndryshme për komunikim online, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në to, janë publikuar shkrime, mesazhe dhe/ose komente me thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit;
-u referuan materialet në Prokurori, për 1 llogari në rrjetin social “Instagram”, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik”, pasi në të, janë postuar thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit.
Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të administratorëve të këtyre llogarive dhe shtetasve të tjerë të lidhur me to. Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Drejtoria e Antiterrori
Aktualitet
28 October 2026, 16:39
E. D
pamje nga protesta
PRISHTINË- Në Prishtinë po mbahet protesta kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë t&...
Aktualitet
28 October 2026, 16:12
E.M
BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar 21 vite burg për dy persona që akuzohen për veprën penale ‘Shfrytëzimi i prostitucio...
Aktualitet
28 October 2026, 16:01
E.M
TIRANË- Një 33-vjeçar është ndaluar nga Antiterrori në Tiranë, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërc&...
Aktualitet
28 October 2026, 15:53
E.M
TIRANË- Media austriake “Die Presse” i ka bërë jehonë protestave studentore në Tiranë, duke pasqyruar përshkall&...
Aktualitet
28 October 2026, 15:45
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Autoritetet kroate kanë bllokuar dy ngarkesa me produkte bujqësore nga Shqipëria, një me fiq të tha...
Aktualitet
28 October 2026, 15:40
E. D
Erjon Vishkulli
TIRANË- Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë,...
Aktualitet
28 October 2026, 15:22
E. D
pamjet
TIRANË- Studentët janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit në protestën kundër qeverisë Rama. Nj&...
Aktualitet
28 October 2026, 15:18
E.M
TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar më datë 28 tetor k&eum...
Aktualitet
28 October 2026, 15:01
E. D
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt
KOSOVË- Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka kundërshtuar caktimin...
Aktualitet
28 October 2026, 14:55
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët janë rikthyër sërish pranë Ministrisë së Arsimit, pasi marshuan drejt Kryeministrisë dhe disa ...