28 October 2026, 15:01
Nga E. D
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt
KOSOVË- Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka kundërshtuar caktimin e një muaji paraburgim ndaj tij, duke argumentuar se djali i tij 12-vjeçar ka nevojë për kujdesin e tij. Gjatë seancës gjyqësore, Sylaj ka shprehur keqardhje për vrasjen e ish-bashkëshortes, të cilën e vrau vëllai i tij, Albert Sylaj, i cili tashmë është i arrestuar. Ish-bashkëshorti thotë se ishte përpjekur ta parandalonte ngjarjen tragjike.
“Ndjej keqardhje për këtë që ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj”, citohet të ketë deklaruar ai para trupit gjykues.
Në kundërshtimin e masës së paraburgimit, Sylaj ka theksuar se nuk e di se ku ndodhet djali i tij i mitur dhe se fëmija ka nevojë për përkujdesjen e tij. Ai gjithashtu ka deklaruar se dokumentet e udhëtimit i ka pasur nën kontrollin e autoriteteve ose ia kishte marrë e ndjera, duke pretenduar se nuk kishte mundësi të largohej.
Megjithatë, sipas dosjes së Prokurorisë, para prokurorit Sylaj kishte pranuar se i kishte drejtuar fjalë kërcënuese ish-bashkëshortes, duke u arsyetuar se veprimet e tij lidhen me mbrojtjen e djalit të tyre 12-vjeçar. Dokumentet tregojnë se rasti ishte iniciuar më 10 korrik 2026, pasi Arlinda Zekaj e kishte denoncuar Sylajn për dhunë në familje dhe kanosje.
Po ashtu, më 14 korrik, gjatë paraqitjes në stacionin policor, i dyshuari kishte zgjedhur të mos deklarohej, duke thënë se faktet do t’i paraqiste para prokurorit të shtetit. Pavarësisht kundërshtimeve dhe argumenteve të paraqitura gjatë seancës, gjykata vendosi të caktojë ndaj Jeton Sylajt masën e paraburgimit prej një muaji./Dosja.al
Jeton Sylaj ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt
Aktualitet
28 October 2026, 14:55
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët janë rikthyër sërish pranë Ministrisë së Arsimit, pasi marshuan drejt Kryeministrisë dhe disa ...
Aktualitet
28 October 2026, 14:47
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët po vijojnë revoltën e tyre në ditën e 16-të të protestës. Pas marshimit para Ministrisë s...
Aktualitet
28 October 2026, 14:22
G.M
pamje
FIER- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, ...
Aktualitet
28 October 2026, 13:27
E.d
Foto ilustruse
BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar në total 21 vite burg për dy persona, të akuzuar për shfrytëzim prostituci...
Aktualitet
28 October 2026, 13:16
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të pezullojë efektet e vendimit për bojkotin e avokatëve, të mirat...
Aktualitet
28 October 2026, 13:03
Eugert Sino
TIRANA- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Eugert Sinon, i akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të st...
Aktualitet
28 October 2026, 13:00
E.d
Shqiptarët
ANGLI- Gjashtë persona janë dënuar nga Gjykata e Kurorës në Oksford, në Britaninë e Madhe, pas një...
Aktualitet
28 October 2026, 13:06
G.M
pamje
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë po vijojnë prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk kanë munguar as p&...
Aktualitet
28 October 2026, 12:42
G.M
pamje
TIRANË- Studentët kanë vijuar marshimin drejt fakultetit të Ekonomisë, pas grumbullimit para ministrisë së Arsimit. D...
Aktualitet
28 October 2026, 12:30
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët e Mjekësisë kanë nisur marshimi drejt Kryeministrisë, dukë lënë kështu Ministrin&eu...