Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar më datë 28 tetor kërkesat e Prokurorisë për vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal për të arrestuarit në protesta.

TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar më datë 28 tetor kërkesat e Prokurorisë për vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal për të arrestuarit në protesta.
Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, për 10 personat nën hetim të përfshirë në vendimin e parë, arrestimet në flagrancë u vlerësuan të ligjshme, ndërsa u caktuan masa të ndryshme sigurie, në varësi të akuzave dhe rrethanave të secilit rast.
Për E. D., i dyshuar për largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit dhe goditje për shkak të detyrës, gjykata caktoi masën e arrestit në shtëpi.
Për pesë persona të tjerë, P. L., E. B., A. K., O. Ç. dhe Sh. M., gjykata caktoi masën e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore të mërkurën e fundit të çdo muaji, në orën 15:00. Për këta persona, gjykata urdhëroi edhe lirimin e menjëhershëm, nëse nuk mbahen për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi.
Ndërkohë, për Z. M. dhe S. H., u caktua gjithashtu detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, në të njëjtën ditë dhe orë çdo muaj.
Për M. L., gjykata vendosi masën e ndalimit dhe detyrimit për të qëndruar në një vend të caktuar. Sipas vendimit, atij i ndalohet të shkojë në zonat ku zhvillohen protesta në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe të afrohet në një distancë më të vogël se 500 metra nga ndërtesat e institucioneve publike. Gjithashtu, i ndalohet të qëndrojë në sheshe dhe ambiente publike ku zhvillohen grumbullime, tubime apo manifestime, pa autorizimin paraprak të gjykatës.
Në njoftimin e gjykatës, personat në fjalë rezultojnë të dyshuar për vepra penale që përfshijnë goditjen për shkak të detyrës, kundërshtimin e punonjësve të policisë, shkatërrimin e pronës, organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme, pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit dhe prishjen e qetësisë publike. Megjithatë, veprat e dyshuara ndryshojnë nga një person te tjetri.
Në një vendim tjetër të publikuar më 28 tetor, Gjykata e Tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të K. M., i dyshuar për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik.
Për të, gjykata caktoi masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. K. M. duhet të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore, të mërkurën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 14:00.
Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor, si dhe ngarkoi policinë gjyqësore dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për ekzekutimin e vendimit./Dosja.al
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt KOSOVË- Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka kundërshtuar caktimin...
Pamje TIRANA- Studentët janë rikthyër sërish pranë Ministrisë së Arsimit, pasi marshuan drejt Kryeministrisë dhe disa ...
Pamje TIRANA- Studentët po vijojnë revoltën e tyre në ditën e 16-të të protestës. Pas marshimit para Ministrisë s...
pamje FIER- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, ...
Foto ilustruse BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar në total 21 vite burg për dy persona, të akuzuar për shfrytëzim prostituci...
Foto ilustruse TIRANA- Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të pezullojë efektet e vendimit për bojkotin e avokatëve, të mirat...
Eugert Sino TIRANA- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Eugert Sinon, i akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të st...
Shqiptarët ANGLI- Gjashtë persona janë dënuar nga Gjykata e Kurorës në Oksford, në Britaninë e Madhe, pas një...
pamje TIRANË- Protestat studentore në Tiranë po vijojnë prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk kanë munguar as p&...
pamje TIRANË- Studentët kanë vijuar marshimin drejt fakultetit të Ekonomisë, pas grumbullimit para ministrisë së Arsimit. D...