11 November 2026, 19:56
Nga E.M

SERBI- Biznesmeni serb i sanksionuar nga SHBA-JA dhe Britania e Madhe me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviç, është larguar drejt Turqisë, ndërkohë që në Serbi po zhvillohen arrestime të biznesmenëve dhe zyrtarëve të lidhur me pushtetin e mëparshëm dhe Partinë Progresive Serbe. Sipas medias hulumtuese serbe KRIK, Veselinoviçi është nisur në orët e para të mëngjesit të 11 nëntorit nga Sarajeva drejt Stambollit, me një fluturim ku ka përdorur pasaportën serbe.
Arrestimet nga autoritetet serbe lidhen me biznesmenët të cilët kanë pasur lidhje të ngushta me strukturat e pushtetit gjatë qeverisjes së Aleksandar Vuçiç. Veselinoviçi njihet si një prej figurave me ndikim në veri të Kosovës, ndërsa KRIK ka dokumentuar ndër vite lidhjet e tij me njerëz të afërt me presidentin serb, përfshirë Andrej Vuçiçin, vëllain e tij.
Emri i biznesmenit është shfaqur në komunikimet e platformës së enkriptuar “Sky”, të publikuara nga KRIK. Sipas analizës së këtyre mesazheve, ai përmendej në përpjekje për të ndikuar në emërimet e drejtuesve të policisë serbe dhe në ndarjen e kontratave shtetërore me vlerë miliona euro.
Sanksionet amerikane dhe britanike
Në dhjetor të vitit 2021, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj Veselinoviçit dhe Milan Radoiçiçit, duke i lidhur masat me dyshime për korrupsion, ndikim mbi zyrtarët publikë dhe përfitime nga kontratat shtetërore përmes praktikave korruptive.
Një vit më vonë, në dhjetor 2022, edhe Britania e Madhe e vendosi Veselinoviçin nën sanksione për përfshirje të pretenduar në korrupsion serioz.
Dyshimet për krime dhe përmendja në vrasjen e Oliver Ivanoviçit
Emri i Veselinoviçit është përmendur edhe në dokumente të policisë dhe shërbimeve serbe të sigurisë, të publikuara nga KRIK, ku ai përshkruhet si figurë e rëndësishme e një grupi të dyshuar për trafik droge, armësh dhe nafte, fajde dhe pastrim parash.
Ai është përballur me procedura penale në Serbi, përfshirë akuza për vjedhje kamionësh dhe nxjerrje të paligjshme të rërës dhe zhavorrit.
Veselinoviçi është përmendur edhe në kontekstin e hetimeve për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, në janar të vitit 2018. Prokuroria e Kosovës e ka përmendur emrin e tij në lidhje me dyshimet për këtë ngjarje, ndërsa në aktakuzë është përfshirë edhe Milan Radoiçiçi.
Turqia mbetet një destinacion ku janë strehuar figura të krimit të organizuar nga Ballkani. Mes personave që janë lokalizuar në këtë vend në periudha të ndryshme përmendet edhe Jovan Vukotiçi, i lidhur me klanet kriminale malazeze./Dosja.al
Zvonko Veselinoviç
Aktualitet
11 November 2026, 19:47
E. D
TIRANË- Studentë dhe qytetarë po vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë, duke protestuar kundër qeverisë Ra...
Aktualitet
11 November 2026, 18:59
E. D
Erjon Vishkulli
ROMË- Erjon Vishkulli ka bërë me dije se ndërhyrja e sotme kirurgjikale ka përfunduar me sukses, por sfida e ti...
Aktualitet
11 November 2026, 18:49
E. D
Sara Mila
ELBASAN- Ndihma ekonomike në Elbasan dyshohet se është përdorur për të siguruar vota në zgjedhjet parlamenta...
Aktualitet
11 November 2026, 18:41
E. D
TIRANË- Një protestuese ka denoncuar mungesën e barnave në Onkologjik dhe vonesat në trajtimin e pacientëve me kancer, gjatë...
Aktualitet
11 November 2026, 18:00
E.M
GREQI- Oficerët e policisë të Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të...
Aktualitet
11 November 2026, 17:45
E. D
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga diaspora shqiptare gjatë vizitës së tij zyrtare në Dublin të...
Aktualitet
11 November 2026, 17:17
E. D
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë. Rrugës protestuesit nuk kanë kursyer ironitë e...
Aktualitet
11 November 2026, 17:10
E. D
TIRANË- Pedagogu Ermal Hasimja deklaroi se nuk ka rëndësi numri i pjesëmarrjes në protestë, pasi tashmë të gj...
Aktualitet
11 November 2026, 17:00
E. D
TIRANË- Studentët dhe pedagogët pas protestes te Ministria e Arsimit, po marshojnë drejt Kryeministrisë. Siç shihet edhe n...
Aktualitet
11 November 2026, 16:51
E. D
TIRANË- Me 8 vota pro nga mazhoranca dhe katër kundër nga opozita, Komisioni për Ekonominë miratoi në parim projektbuxhetin ...