11 November 2026, 18:00
Nga E.M

GREQI- Oficerët e policisë të Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit (YDEE) të Kosturit në Greqi kanë bërë të mundur një operacion duke arrestuar kështu një shtetase greke 34-vjeçare dhe një shtetas shqiptar 38-vjeçar. Kapja e tyre u realizua gjatë mbrëmjes së djeshme për trafikimin e një sasie lëndësh narkotike.
Në kuadër të veprimeve të synuara për të luftuar importin dhe trafikimin e drogës në vend dhe pas shfrytëzimit të duhur të informacionit nga oficerët e policisë është zbuluar një makinë private. Shofere e automjetit ishte 34-vjeçarja ndërsa pasagjer ishte 38-vjeçari ndërkohë që gjatë kontrollit u zbulua se ata po transportonin së bashku 2 çanta udhëtimi që përmbanin gjithsej 18 pako me marijuanë.
Në këtë mënyrë janë sekuestruar 18 kg e 800 gramë lëndë narkotike, një makinë private si mjet për transportimin e tyre, 2 telefona celularë dhe 2 karta SIM. Të arrestuarit priten të dalin para Prokurorit të Gjykatës Penale të Kastorit.
Policia greke ka kapur në 15 muajt e fundit mbi 1.3 ton marijuanë në Igumenicë, Janinë, Kostur, Follorinë e Selanik. Autoritetet kanë vijuar hetimet për të monitoruar dhe zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes./Dosja.al
GREQI
Aktualitet
11 November 2026, 17:45
E. D
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga diaspora shqiptare gjatë vizitës së tij zyrtare në Dublin të...
Aktualitet
11 November 2026, 17:17
E. D
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë. Rrugës protestuesit nuk kanë kursyer ironitë e...
Aktualitet
11 November 2026, 17:10
E. D
TIRANË- Pedagogu Ermal Hasimja deklaroi se nuk ka rëndësi numri i pjesëmarrjes në protestë, pasi tashmë të gj...
Aktualitet
11 November 2026, 17:00
E. D
TIRANË- Studentët dhe pedagogët pas protestes te Ministria e Arsimit, po marshojnë drejt Kryeministrisë. Siç shihet edhe n...
Aktualitet
11 November 2026, 16:51
E. D
TIRANË- Me 8 vota pro nga mazhoranca dhe katër kundër nga opozita, Komisioni për Ekonominë miratoi në parim projektbuxhetin ...
Aktualitet
11 November 2026, 16:31
E. D
LUSHNJE- Në Gjykatën Administrative të Lushnjës është zhvilluar seanca e radhës në procesin gjyqësor për...
Aktualitet
11 November 2026, 16:16
E. D
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 8 vite burg Zamir Hoxhën, i akuzuar për trafikim të na...
Aktualitet
11 November 2026, 15:56
E. D
Sandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, tha se gjobat e...
Aktualitet
11 November 2026, 15:48
E. D
TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë mbledhur sot në ambientet pranë Qendrës Spitalore Universita...
Aktualitet
11 November 2026, 15:23
E.M
TIRANË- Protestuesit edhe këtë të mërkurë janë mbledhur përballë Ministrisë së Arsimit për kauz&eum...