Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Pas dhimbjeve dhe vështirësive të shumta që ka kaluar, ai shprehet se shpresa e tij më e madhe është të rikthejë dritën dhe të mund të shohë sërish jetën siç dëshiron.
ROMË- Erjon Vishkulli ka bërë me dije se ndërhyrja e sotme kirurgjikale ka përfunduar me sukses, por sfida e tij shëndetësore vijon. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka treguar se javën e ardhshme e pret një tjetër ndërhyrje, të cilën e cilëson si ndoshta më të rëndësishmen e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin e tij.
Pas dhimbjeve dhe vështirësive të shumta që ka kaluar, ai shprehet se shpresa e tij më e madhe është të rikthejë dritën dhe të mund të shohë sërish jetën siç dëshiron. Pavarësisht pasigurisë për atë që e pret, Erjon Vishkulli shfaq vendosmëri për të mos u dorëzuar, duke falënderuar të gjithë ata që i qëndrojnë pranë me lutje dhe mbështetje.
"Ndërhyrja sot kaloi me sukses. Por beteja vazhdon... Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim. Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime më e madhe është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time. Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë! Zoti më dhëntë forcë dhe e bëftë mbarë. Faleminderit të gjithëve që luteni dhe besoni bashkë me mua," shkruan i riu në Instagram.

I riu nga Elbasani u lëndua në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, ku raportohet se gjendja e tij është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit. Ngjarja ndodhi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa në sfond dëgjohen shpërthimet e fishekzjarrëve dhe thirrjet e protestuesve që kërkojnë ambulancën për të ndihmuar të plagosurin. Vishkulli u transportua fillimisht në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Përmes një letërporosie drejtuar autoriteteve italiane, ajo ka kërkuar sekuestrimin e objektit që pritet të nxirret nga syri i 28-vjeçarit, për t’iu nënshtruar më pas ekspertizës. Hetimet përfshijnë edhe veprimet e efektivëve të policisë, me qëllim verifikimin nëse gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve është përdorur forcë përtej kufijve të lejuar./Dosja.al
Sara Mila ELBASAN- Ndihma ekonomike në Elbasan dyshohet se është përdorur për të siguruar vota në zgjedhjet parlamenta...
TIRANË- Një protestuese ka denoncuar mungesën e barnave në Onkologjik dhe vonesat në trajtimin e pacientëve me kancer, gjatë...
GREQI- Oficerët e policisë të Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të...
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga diaspora shqiptare gjatë vizitës së tij zyrtare në Dublin të...
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë. Rrugës protestuesit nuk kanë kursyer ironitë e...
TIRANË- Pedagogu Ermal Hasimja deklaroi se nuk ka rëndësi numri i pjesëmarrjes në protestë, pasi tashmë të gj...
TIRANË- Studentët dhe pedagogët pas protestes te Ministria e Arsimit, po marshojnë drejt Kryeministrisë. Siç shihet edhe n...
TIRANË- Me 8 vota pro nga mazhoranca dhe katër kundër nga opozita, Komisioni për Ekonominë miratoi në parim projektbuxhetin ...
LUSHNJE- Në Gjykatën Administrative të Lushnjës është zhvilluar seanca e radhës në procesin gjyqësor për...
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 8 vite burg Zamir Hoxhën, i akuzuar për trafikim të na...