21 November 2026, 18:17
Nga E.d
Pamje nga arrestimi
EKUADOR- Autoritetet ekuadoriane kanë vënë në pranga dy shtetas çekë, të dyshuar për lidhje me organizatën kriminale Los Lobos dhe rrjetet e mafias shqiptare në Amerikën Latine. Arrestimi u krye gjatë një operacioni ushtarak në provincën Pichincha, ku u sekuestruan armë, lëndë të dyshuara narkotike dhe pajisje elektronike.
Të arrestuarit janë identifikuar si Sus Václav dhe Tuskova Iva. Ata u ndaluan gjatë aksionit të koduar “Medusa”, të zhvilluar në zonën e Puerto Quito, në territorin e bashkisë Pedro Vicente Maldonado. Sipas informacioneve të inteligjencës ushtarake, dy shtetasit dyshohet se janë të lidhur me një grup të bandës Los Lobos, i cili vepron në këtë zonë dhe ka lidhje me një personazh të njohur me pseudonimin Colón Pico.
Autoritetet dyshojnë se rrjeti kriminal ku mund të jenë përfshirë dy të arrestuarit merret me trafikimin e lëndëve narkotike, zhvatje dhe grabitje. Në raportin ushtarak përmenden gjithashtu kontakte të mundshme me mafian shqiptare, si dhe të dhëna për precedentë të mëparshëm që lidhen me armëmbajtjen dhe trafikun e drogës. Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat ushtarake u gjet një pistoletë Beretta, e pajisur me karikator dhe tre fishekë të kalibrit 9 mm.
Kontrollet çuan edhe në zbulimin e 63 qeseve me substanca të dyshuara narkotike. Sipas inventarit të sekuestrimeve, pesë qese përmbanin rreth 30 gramë secila me një substancë të bardhë, ndërsa 58 të tjerat rreth 10 gramë secila me një material në ngjyrë kafe. Për përcaktimin e saktë të përbërjes së tyre do të kryhen analizat përkatëse.
Mes sendeve të sekuestruara janë edhe katër celularë të markave iPhone, Samsung, Vivo dhe Redmi, një laptop Lenovo dhe një peshore dixhitale Silvercrest. Provat materiale janë dorëzuar në Policinë Gjyqësore, ku do të ndiqen procedurat përkatëse për dokumentimin dhe ruajtjen e tyre./Dosja.al
ekuador mafia trafik droge
Aktualitet
21 November 2026, 18:05
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve franceze, pasi në kamionin që drejtonte u...
Aktualitet
21 November 2026, 17:54
E.M
Foto ilustruse
CETINJË- Milos Duriçkoviç, 56 vjeç, i identifikuar si pjesëtar i klanit kriminal “Skaljari”, &e...
Aktualitet
21 November 2026, 17:22
E.M
TIRANË- Pas marshimit në disa akse kryesore rrugore të Tiranës protestuesit tashmë janë zhvendosur përballë Kryeministr...
Aktualitet
21 November 2026, 17:15
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta kundër qeverisë Rama vijon në rrugët e Tiranës, ku studentë, të rinj dhe qytetarë kanë l&e...
Aktualitet
21 November 2026, 17:06
E.M
TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa ndaluan edhe pranë Kishës Katolike. Qytetarë...
Aktualitet
21 November 2026, 17:01
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, por gjatë lëvizjes në Rrugën e Kavajës jan&e...
Aktualitet
21 November 2026, 16:55
E.d
Foto ilustruse
FIER- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Seman, ku një i mos...
Aktualitet
21 November 2026, 16:52
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Pedagogu Ervin Goci ka komentuar protestën dhe zhvillimet politike brenda Partisë Socialiste, duke pretenduar se pakë...
Aktualitet
21 November 2026, 16:44
E.M
TIRANË- Një kosh mbeturinash është përfshirë nga flakët në zonën e Myslym Shyrit, pasi protestuesit i kanë v&...
Aktualitet
21 November 2026, 16:37
E.M
TIRANË- Një shqiptar nga diaspora cili ka ardhur nga Italia për t’iu bashkuar protestës së studentëve në nj&...