4 November 2026, 17:44
Nga G.M
Ministri i Jashtëm i Francës
FRANCA- Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, ka përshëndetur fitoren e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar rezultatin si një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për demokracinë amerikane.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë një seance në Asamblenë Kombëtare franceze, Barrot theksoi se rezultati i zgjedhjeve nuk lë vend për dyshime apo kontestime, ndërsa vlerësoi edhe pranimin e humbjes nga presidenti Donald Trump.
Sipas tij, pjesëmarrja e lartë në votime dhe rezultati i arritur nga kandidatët demokratë tregojnë se qytetarët amerikanë vazhdojnë të kenë fjalën vendimtare në përcaktimin e së ardhmes politike të vendit.
“Është provë se në demokraci, populli shkruan historinë e tij dhe askush, as algoritmet dhe as interesat private, nuk mund ta bëjë këtë në vend të tij”, u shpreh ministri francez.
Barrot u ndal edhe te marrëdhëniet mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar se kontinenti evropian nuk duhet të varet nga zhvillimet politike përtej Atlantikut. Ai theksoi se SHBA-ja prej kohësh ka orientuar vëmendjen e saj strategjike nga Atlantiku drejt Paqësorit, duke e bërë të domosdoshme që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë dhe të ardhmen e saj.
Ministri francez bëri thirrje për ndërtimin e një Evrope më të fortë, më të begatë dhe më demokratike, e aftë t'u rezistojë presioneve teknologjike, tregtare dhe ushtarake nga fuqitë e mëdha. Ndërkohë, zgjedhjet e fundit në SHBA shënuan një humbje të rëndë për Donald Trump dhe republikanët, pasi demokratët arritën të rifitonin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit./Dosja.al
shba
Bota
4 November 2026, 17:39
G.M
foto ilustruese
MALI I ZI- Komisioni Evropian vlerëson se Mali i Zi është shumë pranë përfundimit të negociatave t&e...
Bota
4 November 2026, 17:33
G.M
Flamuri i UÇK-së gjatë një proteste në Prishtinë më 1 tetor 2026.
Bashkimi Evropian po zhvillon dialog me Qeverin&...
Bota
4 November 2026, 17:27
G.M
J.D. Vance
SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka reaguar pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandat...
Bota
4 November 2026, 17:11
G.M
foto ilustruese
TURQI- Turqia ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Evropian për procesin e saj të integrimit, duke akuzuar Bashkimin E...
Bota
4 November 2026, 17:08
G.M
protesta ne France
FRANCA- Franca pritet të përballet me një tjetër valë protestash dhe grevash, ku parashikohet që nga 5...
Bota
4 November 2026, 16:51
G.M
Marrëveshje të pazbatuara, dialog i bllokuar politik dhe kritika të reja nga Bashkimi Evropian. Në raportet e sivjetme të progresit, K...
Bota
4 November 2026, 16:33
G.M
te miturit
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Pensilvani të SHBA-së, ku një 42-vjeçar dyshohet se...
Bota
4 November 2026, 16:29
G.M
pamje
HUNGARI- Hungaria ka ndërmarrë një hap historik duke publikuar dhjetëra mijëra dokumente të shërbimeve sekrete...
Bota
4 November 2026, 16:13
G.M
TURQI- Komisioni Evropian ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Turqisë, duke ngritur shqetësime për zhvillimet në Egje, Mesdheun Lindor d...
Bota
4 November 2026, 16:08
G.M
Avioni i kompanisë Air Serbia, i cili të martën në mbrëmje u kthye në Beograd gjatë fluturimit për në Moskë p...