Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Vendi ballkanik, me rreth 630 mijë banorë, synon të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian në vitin 2028. Megjithatë, për realizimin e këtij objektivi është e nevojshme që të gjitha 27 shtetet anëtare të ratifikojnë traktatin e anëtarësimit.
MALI I ZI- Komisioni Evropian vlerëson se Mali i Zi është shumë pranë përfundimit të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke parashikuar që procesi të mbyllet deri në fund të vitit 2026. Ndërkohë, nënshkrimi i traktatit të anëtarësimit mund të realizohet që në qershor të vitit 2027.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në raportin e tij vjetor për zgjerimin, Komisioni thekson se Mali i Zi ka shënuar përparim të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit evropian dhe aktualisht konsiderohet vendi kandidat më pranë anëtarësimit në BE.
Vendi ballkanik, me rreth 630 mijë banorë, synon të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian në vitin 2028. Megjithatë, për realizimin e këtij objektivi është e nevojshme që të gjitha 27 shtetet anëtare të ratifikojnë traktatin e anëtarësimit.
Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Podgoricës të vijojë reformat dhe të ruajë mbështetjen politike ndërpartiake për procesin e integrimit, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së të gjitha kushteve për anëtarësim.
Shqipëria synon përfundimin e negociatave deri në vitin 2027
Në vlerësimin për Shqipërinë, Komisioni Evropian nënvizon se vendi duhet të forcojë bashkëpunimin mes forcave politike dhe të sigurojë një dialog gjithëpërfshirës e konstruktiv në Parlament dhe me shoqërinë civile.
Sipas vlerësimit, këto elemente janë të rëndësishme për avancimin e reformave kyçe që lidhen me integrimin evropian, veçanërisht në një periudhë të shoqëruar me protesta të vazhdueshme në vend. Komisioni thekson se Shqipëria duhet të vijojë miratimin dhe zbatimin e reformave në të gjitha kapitujt e negociatave, në mënyrë që të përmbushë kriteret e kërkuara.
Objektivi i Shqipërisë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 cilësohet ambicioz, por i arritshëm. Vlerësimi i fundit e vendos Malin e Zi në krye të vendeve kandidate për anëtarësim, ndërsa Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia vijojnë procesin e tyre të integrimit evropian./Dosja.al
Flamuri i UÇK-së gjatë një proteste në Prishtinë më 1 tetor 2026. Bashkimi Evropian po zhvillon dialog me Qeverin&...
J.D. Vance SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka reaguar pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandat...
foto ilustruese TURQI- Turqia ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Evropian për procesin e saj të integrimit, duke akuzuar Bashkimin E...
protesta ne France FRANCA- Franca pritet të përballet me një tjetër valë protestash dhe grevash, ku parashikohet që nga 5...
Marrëveshje të pazbatuara, dialog i bllokuar politik dhe kritika të reja nga Bashkimi Evropian. Në raportet e sivjetme të progresit, K...
te miturit SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Pensilvani të SHBA-së, ku një 42-vjeçar dyshohet se...
pamje HUNGARI- Hungaria ka ndërmarrë një hap historik duke publikuar dhjetëra mijëra dokumente të shërbimeve sekrete...
TURQI- Komisioni Evropian ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Turqisë, duke ngritur shqetësime për zhvillimet në Egje, Mesdheun Lindor d...
Avioni i kompanisë Air Serbia, i cili të martën në mbrëmje u kthye në Beograd gjatë fluturimit për në Moskë p...
Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara pritet ta ndryshojë balancën e pushtetit në Kongr...