13 November 2026, 09:53
Nga E.d
Odise Dhima
GREQI- Vëllai i ish-peshëngritësit të njohur Pirro Dhima është arrestuar në Athinë, nën dyshimin për përfshirje në një aktivitet të paligjshëm të shpërndarjes së substancave dopingu për sportistët. Sipas mediave greke, 58-vjeçari Odise Dhima u vu në pranga mëngjesin e së premtes, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij dhe në qendrën sportive që drejtonte në Atikë u zbuluan sasi të konsiderueshme medikamentesh dhe substancash të ndaluara.
Burimet policore bëjnë me dije se ai dyshohet se furnizonte sportistët me preparate stimuluese, me qëllim përmirësimin artificial të rezultateve sportive. Hetuesit pretendojnë se aktiviteti kishte nisur prej vitesh, ndërsa dyshohet se substanca të tilla i janë dhënë edhe djalit të tij.
Në kuadër të hetimeve është zbuluar gjithashtu një rast i administrimit të një substance të ndaluar nga lista e WADA-s te një sportist i mitur gjatë një gare. Për këtë rast, si trajneri, ashtu edhe sportisti ishin ndëshkuar më parë me përjashtim nga aktivitetet sportive.
Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan 871 njësi medikamentesh dhe substancash dopingu, në formë tabletash dhe ampulash, të cilat dyshohet se ishin të paligjshme dhe të rrezikshme për shëndetin. Gjithashtu, u gjetën 15 mijë euro cash, 17 kartela sportistësh, shënime të shkruara me dorë dhe një telefon celular, i cili pritet të analizohet për prova të tjera.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Organizatën Greke Antidoping (EOKAN) dhe Organizatën Kombëtare të Barnave (EOF). Pas arrestimit, Odise Dhima është dërguar në prokurori për procedurat e mëtejshme ligjore. Gjykata pritet të vendosë për masën e sigurisë ndaj tij./Dosja.al
Odise Dhima
Aktualitet
13 November 2026, 09:46
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 vite e 9 muaj burg nga Gjykata e Landit në Ingolstadt ...
Aktualitet
13 November 2026, 09:00
E.d
Autostrada Tiranë-Durrës
TIRANA- Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga data 13 nëntor 2026 do të nisin punimet në aksin rru...
Aktualitet
13 November 2026, 07:34
E.d
Jensen Huang
Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe ...
Aktualitet
13 November 2026, 07:31
E.d
Foto ilustruse
Çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare, rritja e kostos së energjisë për bizneset dhe miliona eurot e shp...
Aktualitet
13 November 2026, 07:29
E.d
Foto ilustruse
Nëse ke 100 euro për të blerë produkte ushqimore në Tiranë, me të njëjtën shumë mund të ...
Aktualitet
13 November 2026, 07:26
E.d
Foto ilustruse
Përdorimi i drogave të paligjshme është një problem serioz për 79% të shqiptarëve, ndërsa pothuajs...
Aktualitet
13 November 2026, 07:23
E.d
Foto ilustruse
Paketa Fiskale 2027 ka hasur në kundërshtime të shumta nga përfaqësuesit e biznesit, të cilët kërkojn&e...
Aktualitet
13 November 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria renditet ndër vendet me industrinë agro-ushqimore përpunuese më pak të zhvilluar në Ballkanin Per&...
Aktualitet
13 November 2026, 07:14
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së prem...
Aktualitet
12 November 2026, 22:55
E. D
Afrim Qendro
TIRANË- Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes s&eum...