13 November 2026, 07:26
Nga E.d
Foto ilustruse
Përdorimi i drogave të paligjshme është një problem serioz për 79% të shqiptarëve, ndërsa pothuajse dy në tre qytetarë mendojnë se konsumi i tyre është shtuar gjatë pesë viteve të fundit.
Sipas anketës së fundit të Agjencisë së Bashkimit Europian për Drogat (EUDA), të publikuar në nëntor 2026, 38% e të pyeturve në Shqipëri e konsiderojnë përdorimin e drogave një problem shumë serioz në zonën ku jetojnë, ndërsa 41% e vlerësojnë si problem serioz. Vetëm 12% mendojnë se nuk është një problem shumë serioz dhe 5% se nuk përbën aspak problem.
Shqetësimi i lartë shoqërohet edhe me perceptimin se përdorimi i drogave është përhapur më shumë vitet e fundit. Rreth 34% e shqiptarëve mendojnë se konsumi i lëndëve narkotike në zonën e tyre është rritur shumë krahasuar me pesë vite më parë, ndërsa 30% vlerësojnë se është rritur disi.
Në total, 64% e të anketuarve perceptojnë një rritje të përdorimit të drogës, kundrejt 21% që mendojnë se situata ka mbetur e pandryshuar. Vetëm 7% vlerësojnë se përdorimi është ulur, ndërsa 8% nuk kanë dhënë përgjigje.
Të dhënat pasqyrojnë një shqetësim të përhapur për konsumimin e drogës në komunitetet shqiptare. Megjithatë, anketa mat perceptimin e qytetarëve dhe jo numrin faktik të përdoruesve apo sasitë e drogave të konsumuara.
Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të shqetësimit për përdorimin e drogave në Europë. Për krahasim, mesatarisht gjashtë në dhjetë qytetarë të Bashkimit Europian e konsiderojnë përdorimin e drogës një problem serioz në zonën ku jetojnë, nga pothuajse tetë në dhjetë në Shqipëri.
Edhe trafikimi i drogave shihet si problem serioz në Shqipëri. Rreth 79% e qytetarëve të anketuar e konsiderojnë trafikun e lëndëve narkotike një problem serioz ose shumë serioz në komunitetin e tyre, ndjeshëm mbi mesataren prej 60% të Bashkimit Europian.
Europa
Sipas EUDA, dallimet mes vendeve europiane janë të konsiderueshme. Në Bashkimin Europian, përqindja e qytetarëve që e konsiderojnë përdorimin e drogës një problem serioz luhatet nga 44% në Danimarkë në 78% në Qipro.
Ndër vendet jashtë BE-së të përfshira në anketë, Maqedonia e Veriut ka një nivel edhe më të lartë shqetësimi, prej 85%.
Në nivel europian, shqetësimet për përdorimin dhe shpërndarjen e drogave lidhen veçanërisht me pasojat për shëndetin dhe sigurinë publike.
Rreth 39% e qytetarëve të BE-së rendisin problemet e shëndetit mendor, përfshirë psikozat dhe vetëvrasjet, ndër shqetësimet kryesore shëndetësore që lidhen me drogën.
Një tjetër 30% shqetësohen për pasojat e drogave të reja sintetike me veprim të fuqishëm.
Për sigurinë publike, shqetësimi kryesor është përfshirja e fëmijëve dhe adoleshentëve në trafikun e drogës, e përmendur nga 30% e europianëve, e ndjekur nga dhuna dhe kriminaliteti i lidhur me drogën, me 27%, dhe drejtimi i automjeteve nën ndikimin e lëndëve narkotike, me 26%.
Anketa evidenton edhe perceptimin se drogat janë relativisht të lehta për t’u siguruar.
Në Bashkimin Europian, 48% e qytetarëve mendojnë se mund të sigurojnë kanabis brenda 24 orëve, ndërsa për kokainën dhe MDMA-në kjo përqindje është rreth një e treta.
Të rinjtë e moshës 15–24 vjeç raportojnë një perceptim më të lartë të disponueshmërisë sesa grupmoshat më të mëdha.
Për sa u përket masave për të kufizuar problemet që lidhen me përdorimin e drogës, 45% e qytetarëve europianë mbështesin forcimin e ndërhyrjeve policore kundër trafikimit dhe shpërndarjes, ndërsa 43% kërkojnë më shumë mbështetje për riintegrimin në punë dhe në jetën e përditshme të personave me varësi.
Anketa e EUDA u zhvillua nga 24 qershori deri më 16 korrik 2026, me 95,883 të intervistuar të moshës 15 vjeç e lart në 36 vende europiane, përfshirë Shqipërinë.
Ajo synon të identifikojë perceptimet e qytetarëve për përdorimin dhe trafikimin e drogave, pasojat për komunitetet dhe mënyrat e përballimit të problemit./Monitor
drogë 79% të shqiptarëve 5 vitet e fundit
Aktualitet
13 November 2026, 07:23
E.d
Foto ilustruse
Paketa Fiskale 2027 ka hasur në kundërshtime të shumta nga përfaqësuesit e biznesit, të cilët kërkojn&e...
Aktualitet
13 November 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria renditet ndër vendet me industrinë agro-ushqimore përpunuese më pak të zhvilluar në Ballkanin Per&...
Aktualitet
13 November 2026, 07:14
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së prem...
Aktualitet
12 November 2026, 22:55
E. D
Afrim Qendro
TIRANË- Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes s&eum...
Aktualitet
12 November 2026, 22:27
E.M
KOSOVË- Rreth nëntë persona të cilët janë pjesë e një delegacioni zyrtar nga Somalia rezultojnë të zhdukur pa...
Aktualitet
12 November 2026, 21:45
E. D
TIRANË- Në “Arenën Kombëtare” ku po zhvillohet ndeshja Shqipëri- Finlandë nuk kanë munguar as thirrjet kundë...
Aktualitet
12 November 2026, 20:57
E. D
TIRANË- Në nisje të ndeshjes Shqipëri- Finlandë, tifozët kuq e zi kanë shfaqur një banderolë gjigande në mb&e...
Aktualitet
12 November 2026, 20:49
E.M
VLORË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtua...
Aktualitet
12 November 2026, 19:50
E.M
KOSOVË- Në fshatin Brod janë zbuluar mbetje mortore këtë të enjte, në Komunën e Shtërpcës në Kosovë...
Aktualitet
12 November 2026, 19:24
E. D
pamjet
TIRANË- Tifozët kuq e zi kanë elektrizuar Kryeqytetin para nisjes së sfidës Shqipëri-Finlandë. Siç...