LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbushi me kokainë qytetin gjerman/ Dënohet me 9 vite burg 40-vjeçar shqiptar, dyshohet se ishte kreu i një bande kriminale 

Sipas hetimeve, droga mbahej e fshehur në apartamente në Ingolstadt dhe më pas shpërndahej në lokale e kafene përgjatë rrugëve Ettingerstrabe dhe Hindenburgstrabe.

13 November 2026, 09:46 Nga E.d
Mbushi me kokainë qytetin gjerman/ Dënohet me 9 vite burg
Foto ilustruse

GJERMANI-  Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 vite e 9 muaj burg nga Gjykata e Landit në Ingolstadt të Gjermanisë, pasi është shpallur fajtor për përfshirje në një rrjet të organizuar të trafikut të kokainës. Sipas gjykatës, shqiptari kishte një rol drejtues në grupin kriminal dhe ishte personi që kontrollonte negociatat për çmimet dhe financat e aktivitetit të paligjshëm.

Sipas mediave gjermane, banda dyshohet se kishte furnizuar qytetin e Ingolstadtit me sasi të mëdha kokaine për një periudhë të gjatë kohore. Në fillim të procesit gjyqësor, katër shqiptarë, të moshës nga 27 deri në 42 vjeç, u ulën në bankën e të akuzuarve, pasi akuzoheshin se kishin blerë gjithsej 12 kilogramë kokainë në katër furnizime të ndryshme, gjatë periudhës nga korriku 2024 deri në fund të marsit 2025, kur u arrestuan.

Sipas hetimeve, droga mbahej e fshehur në apartamente në Ingolstadt dhe më pas shpërndahej në lokale e kafene përgjatë rrugëve Ettingerstrabe dhe Hindenburgstrabe. Çmimi i shitjes arrinte deri në 100 euro për gram.

Gjatë kontrolleve të policisë në një prej apartamenteve të përdorura për fshehjen e lëndës narkotike, u zbuluan tre kilogramë kokainë. Një pjesë e saj ishte ndarë dhe paketuar në 524 doza të vogla, të gatshme për shitje, ndërsa pjesa tjetër mbahej në blloqe kokainë të pastër.

Hetimet zbuluan gjithashtu përmasat e aktivitetit të grupit. Sipas deklarimeve të një oficeri të policisë kriminale në Ingolstadt, përgjimet telefonike përmbanin të dhëna konkrete për më shumë se 200 blerës të mundshëm, ndërsa autoritetet kishin dokumentuar edhe një numër të madh dorëzimesh të lëndës narkotike.

I pandehuri ishte kreu i bandës së kokainës

Në muajin maj, njëri prej të pandehurve, një 42-vjeçar dhe baba familjeje, u dënua me 2 vite e 10 muaj burg për bashkëpunim në aktivitetin kriminal. Në fund të korrikut u shpallën edhe dy vendime të tjera, me dënime përkatësisht 4 vite e 9 muaj dhe 8 vite e 9 muaj burg. Vendimi i fundit kishte në fokus 40-vjeçarin shqiptar, për të cilin trupi gjykues krijoi bindjen se nuk ishte thjesht një pjesëmarrës në trafikun e drogës, por drejtuesi i grupit kriminal.

Gjatë procesit, i pandehuri nuk pranoi të komentonte akuzat ndaj tij. Megjithatë, sipas gjykatës, provat e mbledhura ishin të mjaftueshme për të vërtetuar përfshirjen e tij. Në pakot dhe blloqet e kokainës së sekuestruar ishin gjetur gjurmë gishtash dhe ADN që i përkisnin shqiptarit.

Gjyqtari Stephan Gericke theksoi se roli drejtues i 40-vjeçarit rezultonte edhe nga përgjimet telefonike. Anëtarët e tjerë të grupit i drejtoheshin atij me fjalën “Shef”. Për më tepër, ai ishte personi që negocionte çmimet e drogës dhe ushtronte kontrollin financiar mbi aktivitetin e bandës.

Sipas vlerësimit të trupit gjykues, edhe nëse disa prej provave të veçanta mund të interpretoheshin në mënyra të ndryshme, analiza e përgjithshme e tyre tregonte qartë pozitën e spikatur të shqiptarit brenda organizatës kriminale.

Gjykata la të hapur çështjen nëse grupi kishte trafikuar realisht të gjithë 12 kilogramët e kokainës që përmendeshin në akuzë. Megjithatë, u konsiderua e provuar se anëtarët e grupit kishin transportuar në Ingolstadt sasi kokaine që arrinin në kilogramë. Si rrethanë rënduese për shqiptarin u mor parasysh edhe fakti se pak kohë përpara kryerjes së veprave penale ai ishte dënuar me kusht, ndërsa procedura e ankimit në Gjykatën e Lartë nuk kishte përfunduar ende.

Së shpejti nis një tjetër proces për trafik droge

Vendimi prej 9 vitesh e 9 muajsh burg nuk ka marrë ende formë të prerë dhe mund të ankimohet. Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse shqiptari do ta vuajë të gjithë dënimin në Gjermani. Sipas raportimit të medias gjermane, shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian që dënohen për vepra penale mund të dëbohen drejt vendeve të tyre të origjinës pasi të kenë vuajtur dy të tretat e dënimit, në bazë të kushteve ligjore përkatëse.

Pavarësisht dënimeve të dhëna deri më tani, autoritetet gjermane dyshojnë se aktiviteti i trafikut të kokainës në këtë rajon nuk ka përfunduar. Gjatë procesit gjyqësor, një prej pjesëmarrësve e përshkroi situatën me shprehjen: “Kur dënohen disa, vijnë të tjerë”, duke e cilësuar fenomenin si një sistem rotacioni mes grupeve kriminale.

Pikërisht javën e ardhshme, në Gjykatën e Landit në Ingolstadt pritet të nisë një tjetër proces gjyqësor për trafik droge, ku në bankën e të akuzuarve do të ulen sërish shtetas shqiptarë, të dyshuar për përfshirje në tregtimin e kokainës. Hetimet dhe proceset e njëpasnjëshme gjyqësore tregojnë përmasat e aktivitetit të trafikut të drogës që autoritetet gjermane po përpiqen të godasin në këtë rajon./Dosja.al

gjermani kokaine shqiptar

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin