Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Lajmi është bërë publik nga kryeministri aktual i Hungarisë, Péter Magyar, i cili ka konfirmuar se autoritetet po vijojnë hetimet për këtë çështje.
HUNGARI- Një zhvillim i bujshëm ka tronditur politikën hungareze, ku Áron Orbán, vëllai i ish-kryeministrit Viktor Orbán, është ndaluar nën dyshimin për përfshirje në një çështje të trafikimit të qenieve njerëzore. Lajmi është bërë publik nga kryeministri aktual i Hungarisë, Péter Magyar, i cili ka konfirmuar se autoritetet po vijojnë hetimet për këtë çështje.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, operacioni është zhvilluar në Budapest dhe në qarkun Pest, ku janë kryer kontrolle në disa ambiente dhe janë shoqëruar disa persona. Hetimet lidhen me një skemë të dyshuar për sigurimin e paligjshëm të vizave dhe lejeve të qëndrimit për shtetas të huaj, kryesisht përmes premtimeve për punësim në Hungari. Dyshohet se personat e përfshirë përdornin lidhjet e pretenduara me zyrtarë me ndikim për të lehtësuar procedurat kundrejt pagesave të konsiderueshme.
Në një hetim të lidhur me këtë çështje, katër persona janë marrë në pyetje si të dyshuar, ndërsa dy prej tyre janë arrestuar. Autoritetet po vijojnë punën për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë. Pas publikimit të lajmit, Viktor Orbán ka reaguar ashpër, duke pretenduar se zhvillimi ka prapavijë politike dhe se synimi i vërtetë është goditja e tij.
Ish-kryeministri ka akuzuar qeverinë aktuale se po përdor institucionet shtetërore për të goditur kundërshtarët politikë, duke e cilësuar arrestimin e të vëllait si një mjet në këtë përballje. Ndërkohë, hetimet vijojnë dhe pritet që autoritetet hungareze të japin më shumë detaje mbi dyshimet dhe personat e përfshirë në këtë çështje./Dosja.al
Áron Orbán dhe Viktor Orban HUNGARI- Një zhvillim i bujshëm ka tronditur skenën politike në Hungari, ku Áron Orb&aac...
Marine Le Pen FRANCË- Marine Le Pen ka ashpërsuar retorikën e saj kundër emigracionit, duke deklaruar se emigrantët që nuk p&e...
foto ilustruese SHBA- Mbi 6,200 incidente antisemitiste janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2025, mes tyre edhe 203 sulm...
pamje TURQI- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e së hënës në fabrikën e &cced...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “shumë pak gjasa” që Shtetet e Bashkuara të n...
Peshku helmues ANGLI- Peshku helmues, rreth 43 centimetra i gjatë, u gjet i ngordhur në plazhin Knoll Beach në Dorset. Ekspertët paralajm&...
Marco Rubio dhe Donald Trump SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte paralajmëruar administratën e Donald Trump për lidhjen e d...
anije turistike SHBA- Pianisti i një anijeje të kompanisë Royal Caribbean u gjet rreth 32 kilometra larg brigjeve të Kalifornis&eum...
foto ilustruese GREQI- Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Athinë, ku trupi i pajetë i një vajze të re ë...
Jensen Huang dhe Donald Trump SHBA- Nvidia po përballet me një situatë të vështirë pas publikimit të pretendimeve p&...