LIVE UPDATES
Bota

Trump sheh pak gjasa për sulme të reja ndaj Iranit nëse bisedimet japin rezultate

Trump tha gjithashtu se, nëse sulmet rifillojnë, forcat amerikane i kanë identifikuar tashmë caqet e mundshme në infrastrukturën iraniane, përfshirë 38 ura, “të cilat mund t’i shkatërrojmë brenda vetëm një ore”.

9 November 2026, 11:06 Nga G.M
Trump sheh pak gjasa për sulme të reja ndaj Iranit nëse bisedimet
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “shumë pak gjasa” që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin sulme të reja ajrore ndaj Iranit, për aq kohë sa ka përparim në procesin e paqes.

“Kjo varet nga fakti nëse [negociatorët iranianë] nënshkruajnë një marrëveshje shumë të fortë”, tha Trump në një intervistë telefonike për CNN-in, më 8 nëntor.

“Përgjigjja është se ka shumë pak gjasa që [sulmet] të jenë të nevojshme”, shtoi ai.

Trump tha gjithashtu se, nëse sulmet rifillojnë, forcat amerikane i kanë identifikuar tashmë caqet e mundshme në infrastrukturën iraniane, përfshirë 38 ura, “të cilat mund t’i shkatërrojmë brenda vetëm një ore”.

Në një postim të veçantë në rrjetet sociale, Trump vlerësoi një operacion të quajtur “Task Force Iron Gate”, i cili, sipas tij, synon të pengojë transportimin e armëve të avancuara dhe mallrave të tjera që u nënshtrohen sanksioneve, përmes kufijve tokësorë të Iranit dhe Detit Kaspik. Deklaratat e Trumpit vijnë në kohën kur të dyja palët kryejnë sulme të herëpashershme ndaj anijeve dhe objekteve bregdetare në Ngushticën e Hormuzit dhe përreth saj.

Trump pranoi, gjithashtu, se lufta me Iranin ishte një nga arsyet e humbjeve të mëdha që pësoi Partia e tij Republikane në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, javën e kaluar. Zëvendëspresidenti JD Vance, i cili shihet si kandidat i mundshëm për ta pasuar Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, u shpreh më drejtpërdrejt, duke thënë se “arsyeja pse i humbëm [zgjedhjet], është lufta”.

Duke folur për gazetarët më 8 nëntor, Trump tha se “shumë njerëzve nuk u pëlqyen komentet e Vanceit për Iranin”. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, një tjetër kandidat i mundshëm republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, nuk komentoi drejtpërdrejt lidhjen mes luftës dhe rezultateve zgjedhore.

“Gjithçka që mund t’ju them është se presidenti i Shteteve të Bashkuara identifikoi një kërcënim shumë real ndaj këtij vendi, që kishte ekzistuar për një kohë të gjatë, dhe ndërmori veprime për ta adresuar atë”, tha Rubio.

Ai tha se nuk beson që një përparim vendimtar në negociatat e paqes është afër.

“Presidenti gjithmonë do të preferonte që ta zgjidhte këtë dhe çdo problem tjetër në mënyrë diplomatike. Fatkeqësisht, kjo nuk është e mundur gjithmonë. Por, nëse ekziston një mundësi, do ta shqyrtojmë. Për momentin, negociatat nuk kanë qenë shumë produktive, sepse kërkesat iraniane jo vetëm që janë të papranueshme, por në disa raste janë edhe të tepruara, absurde dhe krejtësisht jorealiste”, tha Rubio.

Trump u tha gazetarëve se pret të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë kinez, Xi Jinping, gjatë samitit të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që do të mbahet në Kinë javën e ardhshme.

Sipas tij, Irani do të jetë ndër temat e diskutimeve. Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar gjatë vitit 2026, pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj objektivave iraniane dhe kundërpërgjigjes së Teheranit ndaj caqeve në rajon.

Në qendër të përplasjes janë programi bërthamor dhe kapacitetet ushtarake të Iranit, të cilat Uashingtoni i konsideron kërcënim për sigurinë e tij dhe të aleatëve. Irani, nga ana tjetër, i ka cilësuar sulmet ndaj territorit të tij si shkelje të sovranitetit. Konflikti ka rritur shqetësimet edhe për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin botëror të naftës.

Përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë prej muajsh. Pas një armëpushimi të përkohshëm në prill, SHBA-ja dhe Irani arritën në qershor një memorandum mirëkuptimi për hapjen e rrugës drejt një marrëveshjeje përfundimtare, por zbatimi i tij ngeci dhe sulmet rifilluan.

Aktualisht, mosmarrëveshjet kryesore lidhen me programin bërthamor iranian, heqjen e sanksioneve amerikane dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Teherani kërkon heqjen e bllokadës detare dhe të sanksioneve, ndërsa Uashingtoni këmbëngul që çështja bërthamore të jetë pjesë e negociatave./REL

donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin