25 October 2026, 09:45
Nga DOSJA

ANGLI - Arsenali ka përfituar nga hapi fals i Manchester City-t për t’u barazuar me të në krye të Premier League. Skuadra londineze mposhti Evertonin me rezultatin 2-0 në “Emirates”, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të kampionatit, duke marrë tri pikë të rëndësishme, edhe pse pa dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme.
Fitorja u ndërtua kryesisht falë efikasitetit në momentet vendimtare dhe forcës në goditjet standarde. Goli i parë erdhi që në minutën e 7-të, pas një goditjeje nga këndi të Martin Ødegaard, kur Gabriel fitoi duelin ajror dhe topi përfundoi në rrjetë pas ndërhyrjes pranë portës. Arsenali kaloi kështu në avantazh dhe arriti të menaxhonte lojën përballë një Evertoni që kërkoi mundësitë e tij për të reaguar.
Goli i sigurisë erdhi në minutën e 69-të. Ben White dha një pasim të saktë në zonë dhe Gabriel u tregua sërish vendimtar, duke dërguar topin në rrjetë për rezultatin 2-0. Ishte një tjetër dëshmi e rëndësisë së mbrojtësit brazilian në lojën sulmuese të skuadrës londineze.
Megjithatë, Arsenali nuk dominoi në mënyrë absolute. “Topçinjtë” regjistruan vetëm katër gjuajtje në kuadratin e portës dhe patën vështirësi për të krijuar raste të shumta të pastra. Noni Madueke, i aktivizuar nga minuta e parë në mungesë të Bukayo Sakës, nuk arriti të konkretizonte përpjekjet e tij, ndërsa Viktor Gyökeres pati pak ndikim në lojë dhe u zëvendësua në minutën e 68-të.
Edhe Evertoni pati momente kur mund të rihapte ndeshjen, por nuk arriti të shfrytëzonte rastet e krijuara. Në fund, Arsenali siguroi një fitore që mund të mos ketë bindur për nga loja, por që ka vlerë të madhe në garën për kreun.
Me këtë sukses, Arsenali barazohet me Manchester City-n në krye të renditjes. Skuadra e Pep Guardiola-s kishte pësuar më herët humbjen 1-2 ndaj Aston Villas, por ruan vendin e parë falë golavarazhit më të mirë: +11 kundrejt +8 të Arsenalit.
B.T (Dosja.al)
Sport
25 October 2026, 09:30
GJERMANI - Momenti magjik i Niklas Fullkrug vazhdon. Ish-sulmuesi i Milanit, tani te Werder Bremen, nuk është ndalur që kur u kthye në...
Sport
25 October 2026, 09:25
Maximilian Beier shënoi golin e tij të dytë në Bundesligë për këtë sezon, me asist nga Jobe Bellingham
GJERMANI -...
Sport
25 October 2026, 09:00
ANGLI - Kura spanjolle e dëshiruar nga Roberto De Zerbi po fillon të japë fryte të çmuara dhe të prekshme për Tottenh...
Sport
25 October 2026, 08:30
ITALI - Milani po përballet me një situatë të vështirë në prag të transfertës kundër Udineses. Kuqezinjtë...
Sport
25 October 2026, 08:00
SHBA - Kimi Antonelli vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer në Formula 1. Piloti italian ka siguruar “pole position&rdqu...
Sport
25 October 2026, 07:30
Julian Alvarez nuk kishte shënuar në La Liga që nga marsi 2026
SPANJE - Atlético Madrid vazhdon serinë pozitive në La Lig...
Sport
25 October 2026, 07:23
AUSTRALI - Marc Marquez nuk mundi ta zgjeronte kryesimin e tij në renditjen e kampionatit botëror ndaj Jorge Martin të dëmtuar: gara e...
Sport
24 October 2026, 21:19
DURRES - Asnjë gol në Durrës në sfidën e javës së tetë të Abissnet Superiore. Në debutimin e Glen Dajës, ...
Sport
24 October 2026, 21:14
SHKODER - Bardhi zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, ndërsa Mehmeti vulosi suksesin në “Loro Boriçi&rdquo...
Sport
24 October 2026, 17:02
KORCE - Kriza e Partizanit thellohet edhe më tej. Ardhja e trajnerit të ri Karoglan në pankinë ende nuk ka dhënë efektin e dë...