24 October 2026, 17:02
Nga DOSJA
KORCE - Kriza e Partizanit thellohet edhe më tej. Ardhja e trajnerit të ri Karoglan në pankinë ende nuk ka dhënë efektin e dëshiruar, teksa “demat e kuq” janë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 nga Skënderbeu.
Pas një pjese të parë të mbyllur në ekuilibër (0-0), sfida e zhvilluar në Vlorë u zhbllokua në fraksionin e dytë. Korçarët fituan një penallti, e cila u ekzekutua saktë nga Totre, duke kaluar skuadrën e tyre në avantazh. Ndërsa në minutat e fundit të takimit, Janaqi vulosi fatin e ndeshjes duke shënuar golin e dytë dhe duke fiksuar shifrat 2-0. Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Partizani mbetet i fundit në renditje me vetëm 4 pikë, duke ngritur alarmin për ecurinë e skuadrës në këtë fillim sezoni.
Laçi i jep fund krizës, mposht Vorën në një ndeshje me penallti të humbura
Në krahun tjetër, Laçi ka lënë pas periudhën e errët me tri humbje radhazi, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme minimale 1-0 ndaj Vorës.
Pjesa e parë e duelit u karakterizua nga raste të tensionuara dhe gabime nga pika e bardhë, ku të dyja skuadrat dështuan të shënojnë me anë të penalltive (Karrica për Vorën dhe Biba për Laçin), të cilët u neutralizuan nga portierët respektivë. Megjithatë, kurbinasit treguan më shumë grintë në pjesën e dytë, ku Kurti arriti të mposhtë mbrojtjen dhe portierin kundërshtar, duke shënuar golin e vetëm të takimit. Kjo fitore e ngjit Laçin në kuotën e 10 pikëve, duke marrë “oksigjen” në renditje, ndërsa Vora mbetet në kuotën e 8 pikëve.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 October 2026, 15:00
Hansi Flick drejtoi seancën e fundit stërvitore para Clásico-s
SPANJE - Barcelona po përgatitet për El Clasicon me pikëpyetje ...
Sport
24 October 2026, 14:30
GJERMANI - Shqetësim te Bayern Munich për gjendjen e Vincent Kompany-t. Trajneri belg, 40 vjeç, mbetet i shtruar në një spital ...
Sport
24 October 2026, 14:00
SPANJE - “Cucurella e ka në xhep!” Deklarata e portierit Robert Sánchez pas fitores 3-0 të Chelseat ndaj Barcelonës përm...
Sport
24 October 2026, 13:30
SPANJE - Kylian Mbappé është kthyer në një nga kundërshtarët më të rrezikshëm për Barcelonën...
Sport
24 October 2026, 13:00
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më pranë objektivit të 1,000 golave në karrierë, por një prej ...
Sport
24 October 2026, 12:30
FRANCE - Dëmtimi i Khvicha Kvaratskhelias mund të detyrojë Paris Saint-Germain të ndryshojë planet për merkaton e janarit. Sulmue...
Sport
24 October 2026, 12:00
Tottenham ka fituar vetëm katër ndeshje në ligë në vitin 2026 dhe është i 16-ti në renditje
ANGLI - Tottenham ka dh&eu...
Sport
24 October 2026, 11:30
SHBA - Kimi Antonelli është gjithnjë e më pranë një triumfi historik në Formula 1. Me gjashtë gara të mbetura n&eu...
Sport
24 October 2026, 11:00
Treshja sulmuese e Barcelonës
SPANJE - Një nga duelet që mund të ndikojë në El Clásicon e parë të sezonit ...
Sport
24 October 2026, 10:50
AUSTRALI - Jorge Martin nuk do të garojë në Çmimin e Madh të Australisë në MotoGP. Piloti spanjoll u rrëzua në x...