16 November 2026, 12:35
Nga E.d
Ina Zgupa dhe Brisida Çakërri
TIRANA- Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga strukturat drejtuese të Partisë Socialiste ka shkaktuar debate të forta në Komisionin Parlamentar për Kulturën. Kjo pasi deputetja e Partisë Demokartikë, Ina Zhupa është përplasur me deputetet e PS-së, të cilat ishin të pranishme në Komision. Zhupa ka ironizuar zhvillimet e fundit brenda PS-së, duke krahasur situatën akutuale brenda saj me rregjimin e shkuar kominist.
Në lidhje me këtë, Zhupa tha se Spiropali ishte anëtare e Asamblesë në bazë të funksionit të saj dhe se përjashtimi i saj ngre pikëpyetje edhe për respektimin e statutit të partisë. Më pas ajo u ndal edhe tek protestat masive që kanë përfshirë vendin. Kjo duke paralajmëruar se me 28 nëntor është protesta e madhe, ku shqiptarët do të kërkojnë dorëheqjen e tyre nga qeveria.
Ina Zhupa: Erdhët të qeshur pas vakisë së të shtunës. Si pleniumet e Partisë së Punës. Udhëheqësi shpalli armiqtë e brendshëm. Pa atë ju jeni, siç e tha ai, se nuk na e zë goja. Pasi nuk respektoni ligjet e Kushtetutën e vendit, shkelet dhe statutin tuaj. Përjashtuat ish-kryetaren e Kuvendit që është ex officio anëtare e Asamblesë. Po siç e ka thënë ai që ju frymëzon juve: 'Pse ligjet tona do na pengojnë ne?
Kudo që të shkoni do keni nga pas protestën popullore. Ju pret 28 nëntori, protesta ku populli do të vijë kundër pushtuesit në karrigen e pushtetit. Reflektoni para se t'u vijë radha për t'ju përjashtuar juve.
Deklaratat e saj sollën reagimin e deputetes socialiste Brisida Çakërri. Ajo i kërkoi opozitës të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Partisë Socialiste dhe të fokusohet te rendi i ditës së komisionit.
"Kush ka kundërshtuar liderin tuaj, nuk di më ku është. Eja të merremi me rendin e ditës për të cilën paguhemi sot. Nuk jemi këtu për kush hyri e kush doli nga partia", iu përgjigj Çakërri.
Kjo replilkë u ndoq nga reagimi i Zhupës, e cila tha se opozita nuk shqetësohet për konfliktet e brendshme të socialistëve, por për faktin se kjo parti qeveris vendin.
"Siç ka thënë Edi Rama, kokat e njëri-tjetrit hëngshi. Por ne nuk shqetësohemi për PS, por faktin se kjo parti mban pushtetin dhe keqqeveris", deklaroi deputetja demokrate.
Në debat u përfshi edhe deputetja socialiste Evis Kushi, e cila tha se PD duhet të merret me problemet e brendshme të saj, pastaj të flasë për statutin e PS-së.
"Merruni me demokratët se i keni lënë jetimë, në mes të rrugës. Pastaj me statutin e PS", u shpreh Kushi./Dosja.al
Elisa Spiropali Ina Zhupa Brisida Çakërri
Politike
16 November 2026, 12:32
G.M
Mirela Kumbaro
KORÇË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka bërë të ditura detajet për hapjen e Liceut Francez në Kor&c...
Politike
16 November 2026, 12:24
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklratë për mediat, k...
Politike
16 November 2026, 12:05
I.A
BRUKSEL- Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së po propozon shkurtimin e periudhës së provës për shtetet e reja anët...
Politike
16 November 2026, 11:21
G.M
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin...
Politike
16 November 2026, 11:16
E.d
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka ngritur alarmin për përpjekjet e Rusisë për të penguar pro...
Politike
16 November 2026, 11:10
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike opozitare që të ...
Politike
16 November 2026, 10:54
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ashpër pas raportimeve se Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Evrop...
Politike
16 November 2026, 10:47
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur pas zhvillimeve në Asamblenë e Partisë Socialiste, duke a...
Politike
16 November 2026, 10:31
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme pas paraqi...
Politike
16 November 2026, 10:21
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e P...