LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë për të paraqitur një kuadër ligjor që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme

Ai theksoi se një tjetër element i rëndësishëm duhet të jetë ashpërsimi i masave ligjore ndaj personave që kryejnë shkelje të ligjit dhe krime zgjedhore.

16 November 2026, 11:10 Nga E.d
Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë për të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike opozitare që të bashkohen për hartimin e një kuadri të përbashkët ligjor, me synim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Gjatë një prononcimi për mediat pas daljes nga SPAK, Berisha deklaroi se opozita duhet të koordinohet për një reformë zgjedhore që garanton barazinë e votës, listat e hapura, një prag zgjedhor të pranueshëm nga të gjitha palët dhe të drejtën për krijimin e koalicioneve. Ai theksoi se një tjetër element i rëndësishëm duhet të jetë ashpërsimi i masave ligjore ndaj personave që kryejnë shkelje të ligjit dhe krime zgjedhore.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me mundësinë e përsëritjes së shkeljeve zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme lokale, Berisha u shpreh se sipas tij, Edi Rama mund të intensifikojë praktikat që ai i cilësoi si manipulime zgjedhore.

Kreu i PD-së nënvizoi se opozita duhet t'u tregojë qytetarëve se është e bashkuar për listat e hapura, pragun zgjedhor, garantimin e koalicioneve dhe ndëshkimin më të rreptë të krimeve zgjedhore. Në fund, Berisha deklaroi se nuk ka iluzione se kryeministri Edi Rama do të pranojë ndryshime në reformën zgjedhore që sipas tij, mund të rrezikojnë pushtetin e mazhorancës.

Arsen Rusta, MCN TV: Doktor, thatë që Asambleja po e rrëzon. Ai doli edhe më i fortë sepse kundërshtarët politikë i përjashtoi duke u hequr funksionet. Tani ky është kriminel elektoral, është gjithçka për ju, por nga ana tjetër është edhe partneri politik. Listuat një sërë denoncimesh për krime zgjedhore. Po t'i bëri prapë para 9 majit, si do veproni? Do ndryshoni kodin me këtë? Sepse jeni me 61 bashki, duhet ta bëni kodin me 46. Se mund t’i bëjë ai prapë në zgjedhje lokale ato?*

Sali Berisha: Ju keni të drejtë. Ai jo mund t'i bëjë këto, por ju garantoj se ai do i bëjë këto të paktën dhe dy herë më shumë. Sepse ai është i aftë dhe i gatshëm të bëjë gjithçka mbasi e di që e pret burgu, burgu dhe vetëm burgu.  Nuk ka! Për lëkurën e tij, ai është i aftë të bëjë gjithçka.  Por ne jemi një forcë politike që po luftojmë me të gjitha mjetet dhe luftuam në kushtet më të pabarabarta të njohura ndonjëherë. Jemi dakord?  U bë gjithçka që në këtë narko-diktaturë të mos kishte opozitë.  U bë gjithçka të shuhej opozita.  Por opozita qëndroi e pamposhtur ndaj të gjitha presioneve kriminale ndaj saj. Dhe qëndron e vendosur të shfrytëzojë çdo hapësirë në luftën kundër saj.

Në këtë kuadër, meqë e shtrove këtë problem, ne ftojmë dhe njëherë të gjitha forcat politike që konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe, ftojmë të gjithë faktorët të bashkohemi për të paraqitur së bashku një kuadër ligjor demokratik, një kuadër ligjor i cili në rast të një qeverie teknike apo qeverie kujdestare, u jep mundësi shqiptarëve të votojnë të lirë. Barazon vlerën e votës së tyre. 
U jep mundësi të zgjedhin më të mirët që ata mendojnë.  Pra, ne nuk kemi asnjë iluzion, asnjë dyshim se Edi Rama nuk do të lëshojë asgjë në reformën zgjedhore që kërcënon pushtetin e tij. 
Por kjo nuk do të thotë që ne të mos bëjmë para qytetarëve, të cilët duan të dinë, duan të na shohin se ne jemi të bashkuar për listat e hapura.  Listat e hapura janë një përgjegjësi për të gjithë para të gjithë qytetarëve.

Se ne jemi të bashkuar për një prag zgjedhor të pranueshëm nga të gjitha palët. 
Se ne jemi të bashkuar për garantimin e koalicioneve, sepse është një standard demokratik. 
Se ne jemi të bashkuar për masat më të rrepta ligjore për shkelësit e ligjit dhe krimit elektoral. 
Këtë presin shqiptarët nga opozitarët.  Natyrisht, diktatura me vota nuk ikën. Ata të cilët besojnë se diktatura mund të largohet me vota, ata mashtrojnë veten dhe mashtrojnë të tjerët. 
Janë mënyra të tjera që rrëzojnë diktaturat, por ajo kohë po afron dhe ju garantoj se Edi Rama kohërat i ka të shkurtuara./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin