Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Komisionerja kujtoi gjithashtu se zgjerimi ka qenë një nga sukseset më të rëndësishme të Europës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, kur Bashkimi Europian arriti të mirëpriste 13 shtete të reja anëtare.
BRUKSEL- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka ngritur alarmin për përpjekjet e Rusisë për të penguar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe për të dëmtuar vendet që synojnë anëtarësimin në union. Gjatë fjalës së saj në Forumin e Zgjerimit të BE-së, Kos deklaroi se Europa po përballet me një situatë të re gjeopolitike, ku zgjerimi nuk është më vetëm një proces politik dhe ekonomik, por edhe një çështje me rëndësi strategjike për sigurinë dhe të ardhmen e kontinentit.
Sipas saj, Rusia po përpiqet të dobësojë unitetin europian dhe të ndalë afrimin e vendeve kandidate me Bashkimin Europian. Kos theksoi se objektivi kryesor i këtyre përpjekjeve është vetë BE-ja, ndërsa paralajmëroi se institucionet europiane nuk do të lejojnë që këto tentativa të pengojnë procesin e integrimit.
Komisionerja kujtoi gjithashtu se zgjerimi ka qenë një nga sukseset më të rëndësishme të Europës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, kur Bashkimi Europian arriti të mirëpriste 13 shtete të reja anëtare. Sipas saj, edhe sot zgjerimi po merr një rëndësi të veçantë, ndërsa disa vende kandidate kanë shënuar përparim të konsiderueshëm në rrugën drejt anëtarësimit. Kos bëri të ditur se gjatë këtij viti janë arritur më shumë rezultate sesa në çdo vit tjetër të 25 viteve të fundit.
Marta Kos: Çfarë Europe duam të jetojmë dhe t’u lëmë brezave të ardhshëm? Europa nuk mund t’ia lejojë vetes të qëndrojë në vend, ndërkohë që bota gjeopolitike po ndryshon në mënyrë kaq dramatike. Nëse duam të formësojmë të ardhmen e Europës, a mund t’ia lejojmë vetes të mos e përfundojmë bashkimin e saj? Shikoni rreth kësaj salle. Sot kemi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme: presidentë, kryeministra, ambasadorë, ministra, përfaqësues të medias dhe biznesit. Kjo i dërgon një mesazh botës: politika është rikthyer te zgjerimi. Dikur, zgjerimi ishte përgjigjja e Europës ndaj përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe ne arritëm të pranonim me sukses 13 shtete të reja anëtare.
Sot, zgjerimi është sërish pjesë e një debati shumë më të gjerë për mënyrën se si do ta formësojmë të ardhmen e Europës, për të garantuar paqen, lirinë dhe mirëqenien për dekadat që vijnë. Këtë e shohim edhe te shpejtësia me të cilën disa vende kandidate po ecin përpara. Vetëm këtë vit kemi arritur më shumë rezultate se në çdo vit tjetër gjatë 25 viteve të fundit. Zgjerimi i sotëm po zhvillohet në një mjedis gjeopolitik shumë më konkurrues. Po përballemi me kundërshtarë që duan të pengojnë procesin dhe të dëmtojnë vendet kandidate, ndërsa objektivi i tyre kryesor jemi ne, Bashkimi Europian. Rusia kërkon të zhbëjë procesin e bashkimit europian dhe përgjigjja jonë është: Nuk do ta lejojmë të ndodhë./Dosja.al
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike opozitare që të ...
Marjana Koçeku TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ashpër pas raportimeve se Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Evrop...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur pas zhvillimeve në Asamblenë e Partisë Socialiste, duke a...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme pas paraqi...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e P...
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Një koncert që synonte të promovonte bashkimin e kulturave evropiane nxiti reagime p...
Riho Terras TIRANA- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras ka reaguar ashpër pas interpretimit të këngë...
Albulena Haxhiu KOSOVA- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe &...
Adriatik Llalla TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqyrton këtë të hënë kë...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Foru...