16 November 2026, 11:53
Nga E.d
Foto ilustuse
ITALI- Një atenat mafioz ka ndodhur në Itali, ku shënjestra e tij ka qenë një shqiptar. 43-vjeçari shqiptar është qëlluar me armë zjarri ndërsa ishte duke lëvizur me makinë, ku si pasojë e kësaj ka marrë një plumb dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Mediat italiane shkruajnë se arsyet e ngjarjes ende nuk janë të qarta dhe mbeten për t'u zbardhur nga policia, e cila po përpiqet të identifikojë dhe të gjurmojë autorët.
I plagosuri është banues i rregullt në Certosa di Pavia të Italisë, me profesion murator, familjar dhe pa precedentë penalë apo probleme të mëparshme me policinë dhe drejtësinë. Në momentin e ngjarjes ai ndodhej nën praninën e kolegut të tij, po me origjinë shqiptare. Në lidhje me këtë, mediat italiane shkruajnë se nuk përjashtohet mundësia që objektiv i atentatit të ketë qenë pikërisht ky i fundit.
Dy miqtë, pak para orës 19:30 të së shtunës, sapo kishin dalë nga një lokal, ku kishin pirë së bashku një aperitiv, dhe po ktheheshin drejt banesave të tyre, ku familjet i prisnin për darkë. Miku i 43-vjeçarit e kishte parkuar makinën e tij në zonën e Conca del Naviglio dhe do ta shoqëronte me makinë deri në shtëpi. Pasi dolën nga lokali, ata u nisën së bashku në këmbë dhe kishin mbërritur tashmë në parking, kur aty kaloi makina nga e cila u qëllua.
Automjeti, markën dhe modelin e të cilit dëshmitari i vetëm okular nuk arriti t'i dallonte, po lëvizte përgjatë bulevardit të Monumentit, në drejtim të semaforit në kryqëzimin me ish-rrugën shtetërore 35, të njohur si "dei Giovi". Makina uli shpejtësinë, por nuk u ndal dhe as nuk hyri në parking. Dikush uli xhamin e përparmë në anën e djathtë, nga ana e pasagjerit, dhe qëlloi me armë zjarri. Plumbi, i kalibrit 7.65 mm, e goditi 43-vjeçarin në pjesën anësore të trupit, në zonën e ijeve.
Miku i tij telefonoi menjëherë shërbimet e urgjencës, si dhe familjarët e të plagosurit. Pa pritur mbërritjen e ambulancës në vendngjarje, familjarët e transportuan të plagosurin me automjetin e tyre drejt urgjencës së Poliklinikës San Matteo në Pavia. 43-vjeçari shqiptar mbërriti në spital në gjendje tepër të rëndë, pasi plumbi i kishte shpuar njërën mushkëri dhe 43-vjeçari u shtrua në repartin e terapisë intensive, në reanimacion, me prognozë të rezervuar dhe ende në rrezik për jetën.
Sektori i Krimeve të Rënda i Drejtorisë së Policisë së Pavia-s nisi menjëherë hetimet, duke marrë edhe pamjet e regjistruara nga kamerat e sistemit të mbikëqyrjes, me qëllim identifikimin e automjetit nga i cili u qëllua. Në makinë dyshohet se ndodheshin dy persona: drejtuesi i automjetit dhe personi që qëlloi me armë. Një atentat që ngjan me një larje hesapesh, megjithëse as i plagosuri dhe as miku i tij nuk kanë, sipas informacioneve të deritanishme, lidhje me qarqet kriminale./Dosja.al
itali makina shqiptar
Aktualitet
16 November 2026, 11:44
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë 23 protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmje...
Aktualitet
16 November 2026, 11:39
E.d
Prokuroria e Beratit
BERAT- Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencën për çështjen që lidhet me bllokimin dhe vonesat n&eum...
Aktualitet
16 November 2026, 11:32
G.M
pamje
SPANJË- Një grup kriminal shqiptar, i specializuar në grabitjen e vilave luksoze, është shkatërruar nga Garda Civile spanj...
Aktualitet
16 November 2026, 11:22
E.d
Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës e ka ndaluar tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe të energjisë, për shkak të...
Aktualitet
16 November 2026, 11:10
G.M
pamje
PATOS- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në banes&eu...
Aktualitet
16 November 2026, 10:42
E.d
Luka Beqiraj
SPANJA- Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar Luka Beqiraj në Orihuela Costa të Spanjës ka rikthyer vëmendjen e mediave span...
Aktualitet
16 November 2026, 10:22
G.M
foto ilustruese
PATOS- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngje...
Aktualitet
16 November 2026, 10:19
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Pronari i dyqanit të luleve në zonën e Tufinës, Asllan Koçi, ka dhënë dëshmin&eu...
Aktualitet
16 November 2026, 10:15
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Policia ka dhënë më shumë detaje në lidhje me shpërthimin me tritol i cili ndodhi mbrëmjen e djeshme...
Aktualitet
16 November 2026, 09:40
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zon&eum...