Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Madrilenët mposhtën Levanten 2-0 në transfertë, regjistruan fitoren e shtatë radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të gjashtën në La Liga. Oblak dhe Giuliano ishin protagonistë në një sukses të rëndësishëm përpara duelit me Barcelonën.
SPANJE - Atlético Madrid vazhdon marshimin e tij mbresëlënës dhe tani ka arsye të besojë te lufta për titullin. Skuadra e Diego Simeones fitoi 2-0 në fushën e Levantes, duke marrë përkohësisht kreun e La Ligës, në pritje të ndeshjes së Barcelonës.
Për madrilenët ishte fitorja e shtatë radhazi në të gjitha kompeticionet dhe e gjashta në kampionat. Një sukses me peshë edhe për shkak të historisë së vështirë që Atlético ka pasur në stadiumin “Ciudad de Valencia”, ku në të kaluarën ka humbur pikë vendimtare në garën për titull.
Levante e nisi më mirë ndeshjen dhe iu afrua golit në minutat e para, por Jan Oblak reagoi në mënyrë spektakolare, duke ndalur një goditje të rrezikshme të Toljan. Pas një fillimi jo të mirë, Atlético mori kontrollin dhe nisi të krijonte raste të njëpasnjëshme.
Fillimisht, Hjulmand dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të nisur nga Baena, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it. Më pas, Llorente dhe Kang-in provuan të gjenin portën, por pa sukses.
Zhbllokimi erdhi nga Grimaldo. Pas një largimi të gabuar të Olasagastit, Baena e gjeti në pozicion të favorshëm dhe lojtari spanjoll goditi fuqishëm me të majtën, duke mposhtur portierin Ryan për rezultatin 0-1. Ky ishte goli i tij i katërt në sezon.
Në pjesën e dytë, Atlético vazhdoi të dominonte. Madrilenëve iu anuluan edhe raste të tjera për pozicion jashtë loje, ndërsa Kang-in goditi traversën dhe Grimaldo e Giuliano iu afruan golit.
Goli i sigurisë erdhi nga Giuliano Simeone, pas një aksioni të bukur kolektiv që nisi nga Jan Oblak. Baena dha pasimin vendimtar, ndërsa argjentinasi u tregua i saktë përballë Ryan, duke vulosur fitoren 2-0.
Levante pati mundësi të rihapte ndeshjen, por Oblak ishte sërish vendimtar, duke realizuar një pritje spektakolare me këmbë ndaj goditjes së Etta Eyong.
Me këtë rezultat, Atlético ngjitet përkohësisht në krye të La Ligës dhe dërgon një sinjal të qartë për rivalët. Sfida e radhës në kampionat do të jetë pikërisht kundër Barcelonës në “Metropolitano”, ndërsa përpara saj madrilenët kanë edhe një përballje të rëndësishme me Bayern Munich në Champions League.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Bologna vazhdon momentin pozitiv në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Raffaele Palladino mposhti Monzën me rezultatin 2-1 në javën e...
GJERMANI - Bayern Munich po përgatitet për ndeshjen e rëndësishme kundër Borussia Dortmundit pa trajnerin Vincent Kompany, i cili po q&...
ANGLI - Aston Villa ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Jamie Carragherit, pas deklaratave të ish-mbrojtësit të Liverpoolit në...
ITALI - Napoli mund të ndryshojë pronar pas më shumë se dy dekadash nën drejtimin e Aurelio De Laurentiisit. Investitorët amerikan...
KINE - Televizioni shtetëror kinez ka mbajtur jashtë transmetimit dy ndeshjet e para të La Ligës gjatë fundjavës, pas polemikave t...
GJERMANI - Harry Kane përjetoi orë të veçanta pas fitimit të Topit të Artë 2026. Sulmuesi anglez zbuloi se telefoni i tij n...
ANGLI - Manchester United vazhdon të zhgënjejë dhe humbja 2-0 ndaj Chelsea në “Stamford Bridge” ka shtuar edhe më shumë...
SPANJE - Frenkie de Jong do të bashkëpunojë sërish me Xavi Hernandez, këtë herë në përfaqësuesen e Holandë...
ANGLI - E ardhmja e Lisandro Martinez te Manchester United është vënë seriozisht në pikëpyetje. Marrëdhënia mes mbrojt&e...
SHBA - Një rikthim i Lionel Messit te Newell’s Old Boys, klubi ku hodhi hapat e parë në futboll, duket gjithnjë e më larg. Pavar&...