27 October 2026, 17:42
Nga E.M

ITALI- Hetimet e autoriteteve italiane mbi trazirat që tronditën qendrën e qytetit të Milanos më 17 dhe 18 tetor po zhvillohen në dy pista të ndryshme.
Sipas mediave italiane, e para ka lidhje me mesazhet e zbuluara nga hetuesit në një grup të rrjetit WhatsApp me mbi 230 anëtarë; dhe e dyta e fokusuar tek aktivitetet e Youssef Siher, personi që shpërndau në internet thirrjet për protestë në kuadër të lëvizjes së quajtur 17 Tetori.
Agjentët e njësisë speciale DIGOS, në lokalitetet Monza dhe Brianca, nisën hetimet pasi zbuluan një mesazh në rrjetin e bisedimeve, përmes të cilit një përdorues u bënte thirrje të tjerëve të mos i vendosnin menjëherë maskat, në mënyrë që të mos tërhiqnin vëmendjen e forcave të rendit.
Më 22 tetor, duke vepruar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga prokuroria për krimet e minorenëve, hetuesit bastisën banesën e një adoleshenti, i dyshuar si autor i mesazheve.
Ata gjetën një maskë të zezë dhe një bluzë të zezë që dyshohet se ishte vjedhur nga një dyqan. Ndërsa në shtëpinë e një tjetër minoreni u gjet po ashtu një bluzë e së njëjtës markë, e vjedhur gjatë plaçkitjes.
Por ishte telefoni i adoleshentit të parë që i dha hetuesve pistën kryesore, duke i çuar tek grupi i WhatsApp-it me 230 anëtarë, të cilët në bisedat e tyre flisnin për armë, thika, bomba tymosëse, fishekzjarrë, si dhe për plane për të sulmuar oficerët, për t’u vjedhur atyre armët dhe për t’u vënë flakën godinave qeveritare.
Nuk mungonin gjithashtu thirrjet për të përdorur armë të ftohta, spraj djegës, për të vjedhur makina dhe për të dëmtuar bizneset./Dosja.al
Bota
27 October 2026, 17:29
E.d
María Corina Machado
VENEZUELA- Liderja e opozitës venezueliane dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado, &e...
Bota
27 October 2026, 17:26
G.M
Sergei Lavrov
UKRAINA- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë do të vijojë dhe se ekziston ...
Bota
27 October 2026, 17:04
E.M
ITALI- Papa Leoni XIV ka bërë thirrje për paqe dhe dialog mes popujve, duke theksuar se lufta nuk mund të bëhet kurrë në em&...
Bota
27 October 2026, 17:00
G.M
SHBA- Departamenti i Drejtësisë në SHBA i ka kërkuar shtetit të Uashingtonit të mos numërojë më shumë se 400 ...
Bota
27 October 2026, 16:53
G.M
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin finlandez Alexander Stubb dhe kryeministrin n...
Bota
27 October 2026, 16:49
G.M
Flávio Bolsonaro
BRAZIL- Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një hetim për financimin e mundshëm nga jashtë të...
Bota
27 October 2026, 16:46
E.M
ITALI- Shkrirja e akullnajave në Dolomite të Italisë ka nxjerrë në sipërfaqe mbetje të Luftës së Par&eu...
Bota
27 October 2026, 16:39
G.M
ushtare
BAGDAG- Një gjykatë në Bagdad ka dënuar shtatë shtetas francezë për anëtarësim në organizat&e...
Bota
27 October 2026, 16:32
E.M
SUDAN- Rreth 21 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm me dron në një treg në Nyala, nj&eum...
Bota
27 October 2026, 16:27
E.d
Alexander Stubb dhe Jonas Gahr Støre
NORVEGJI- Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, dhe kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr St&osl...