27 October 2026, 17:04
Nga E.M

ITALI- Papa Leoni XIV ka bërë thirrje për paqe dhe dialog mes popujve, duke theksuar se lufta nuk mund të bëhet kurrë në emër të Zotit. Ai u është drejtuar pjesëmarrësve të takimit ndërkombëtar “Paqe e paarmatosur dhe çarmatosëse”, që po mbahet në Asizi të Italisë duke u shprehur se bota ka nevojë të rindërtojë paqen kudo në vend që të përgatitet për luftëra të reja.
“Duhet ta rindërtojmë paqen kudo, jo të përgatisim luftëra të tjera! Lufta nuk mund të bëhet kurrë në emër të Zotit! Për ne besimtarët, të luftosh në emër të fesë do të thotë, në të vërtetë, të godasësh vetë fenë”, deklaroi Papa.
Papa theksoi se nuk ekziston një luftë e shenjtë, duke nënvizuar se paqja është e vetmja gjë që meriton të quhet e shenjtë.
“Nuk ka asnjë luftë të shenjtë: vetëm paqja është e shenjtë!”, u shpreh Papa Leoni XIV.
Në mesazhin e tij, Ati i Shenjtë theksoi gjithashtu rëndësinë e promovimit të frymës së Asizit, veçanërisht në një kohë kur, sipas tij, mbizotëron kultura e fuqisë.
“Pikërisht në këto kohë të kulturës së fuqisë, kemi nevojë të zhvillojmë frymën e Asizit, e cila nënkupton refuzimin e justifikimit fetar të luftës, si dhe frymën e ndërmjetësimit dhe dialogut”, pohoi ai.
Papa u bëri thirrje besimtarëve dhe komuniteteve fetare që të mos e përdorin fenë për të legjitimuar konfliktet, por ta shohin atë si një mundësi për të ndërtuar ura komunikimi, për të nxitur pajtimin dhe për të promovuar bashkëjetesën paqësore mes popujve./Dosja.al
Papa Leoni XIV
Bota
27 October 2026, 17:00
G.M
SHBA- Departamenti i Drejtësisë në SHBA i ka kërkuar shtetit të Uashingtonit të mos numërojë më shumë se 400 ...
Bota
27 October 2026, 16:53
G.M
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin finlandez Alexander Stubb dhe kryeministrin n...
Bota
27 October 2026, 16:49
G.M
Flávio Bolsonaro
BRAZIL- Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një hetim për financimin e mundshëm nga jashtë të...
Bota
27 October 2026, 16:46
E.M
ITALI- Shkrirja e akullnajave në Dolomite të Italisë ka nxjerrë në sipërfaqe mbetje të Luftës së Par&eu...
Bota
27 October 2026, 16:39
G.M
ushtare
BAGDAG- Një gjykatë në Bagdad ka dënuar shtatë shtetas francezë për anëtarësim në organizat&e...
Bota
27 October 2026, 16:32
E.M
SUDAN- Rreth 21 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm me dron në një treg në Nyala, nj&eum...
Bota
27 October 2026, 16:27
E.d
Alexander Stubb dhe Jonas Gahr Støre
NORVEGJI- Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, dhe kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr St&osl...
Bota
27 October 2026, 16:14
G.M
kuti votimi
IZRAEL- Komuniteti arab i Izraelit po shfaqet si një faktor vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve të 26-ta të Knessetit , pasi ...
Bota
27 October 2026, 16:03
G.M
pamje
TURQI- Një aksident i rëndë trafiku u regjistrua në Izmir të Turqisë, pasi një kamion humbi kontrollin dhe u p...
Bota
27 October 2026, 16:00
G.M
Masud Pezeshkian dhe Emiri i Katarit
RUSI- Presidenti iranian Masud Pezeshkian dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, janë takuar në ...