LIVE UPDATES
Aktualitet

"Autoritetet kanë lënë pa zbatuar qindra vendime”/ BIRN: Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Ndërhyrjet abuzive në dyqanet e kateve të para dhe në apartamentet e pallateve në Durrës kanë rifilluar shumë shpejt pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë e ndërtesave në një qytet që ende po përballet me pasojat e fatkeqësisë.

22 November 2026, 11:54 Nga G.M
"Autoritetet kanë lënë pa zbatuar qindra vendime”/
pamje

 

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

 Ndërhyrjet abuzive në dyqanet e kateve të para dhe në apartamentet e pallateve në Durrës kanë rifilluar shumë shpejt pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë e ndërtesave në një qytet që ende po përballet me pasojat e fatkeqësisë.

 Asokohe, ekspertët i konsideruan ndërhyrjet e pakontrolluara në strukturat e godinave si një nga faktorët që rënduan pasojat e tërmetit, i cili shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Por gati shtatë vjet më vonë, kujtesa e tragjedisë duket se po zbehet, ndërsa ndryshimet e planimetrive dhe përshtatja e ambienteve për funksione të reja vijojnë në pallatet e qytetit.

“Ndërhyrjet e tanishme në godina janë tregues se ne e kemi kujtesën të shkurtër dhe se i kemi harruar shpejt pasojat e fatkeqësisë,” tha për BIRN inxhinieri Alier Cara.

Sipas tij, ndryshimet e planimetrive në mjediset e shërbimit shpesh justifikohen me arsyetimin se tërmetet e forta në Durrës ndodhin mesatarisht një herë në 100 vjet.

“Duket sikur qyteti ka fituar një amnisti nga tërmetet, por kjo bëhet thjesht për të justifikuar ndërhyrjet në banesat e ndërtuara në kohë të ndryshme në qytetin antik,” u shpreh Cara.

Shqetësimet e ekspertëve për ndërhyrjet në ndërtesa shoqërohen me gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka evidentuar mangësi serioze në veprimtarinë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të Bashkisë Durrës.

Sipas raportit të auditimit të publikuar në vitin 2026, në 200 raste kryeinspektori i IMT-së nuk kishte nxjerrë urdhrat e ekzekutimit për vendimet e prishjes së ndërtimeve të paligjshme. Në 23 raste të tjera, megjithëse ishin evidentuar elementë të veprës penale të ndërtimit të paligjshëm, inspektorati nuk i kishte referuar shkeljet pranë organeve ligjzbatuese.

Auditimi evidentoi gjithashtu trajtim të ndryshëm të subjekteve që kishin kryer ndërtime pa leje. Në disa raste, ndërhyrje si ndërtimi i mureve rrethuese apo portave ishin referuar për ndjekje penale, ndërsa shkelje të tjera nuk kishin ndjekur të njëjtën procedurë.

Shkelje u konstatuan edhe në administrimin e gjobave. Në 65 raste, inspektorati kishte vendosur gjoba fikse prej 500 mijë lekësh për punime pa leje, pa zbatuar metodologjinë ligjore të përllogaritjes së tyre. Ndërkohë, në 252 raste mungonte dokumentacioni që provonte njoftimin e subjekteve të gjobitura.

Gjatë viteve 2023–2024, inspektorati vendosi gjoba me vlerë të përgjithshme prej rreth 79.5 milionë lekësh, por arriti të arkëtonte vetëm 10 milionë lekë, ose rreth 13% të shumës. KLSH evidentoi gjithashtu se nuk ishte ndjekur siç duhej ekzekutimi i detyrueshëm i gjobave të papaguara.

Megjithëse auditimi nuk përcakton nëse rastet e ndërtimeve të paligjshme lidhen me ndërhyrjet në strukturat e pallateve, gjetjet e tij ngrenë pikëpyetje mbi aftësinë e autoriteteve vendore për të kontrolluar territorin dhe për të parandaluar punimet e paligjshme.

Menjëherë pas sezonit veror, në Durrës intensifikohen punimet e rikonstruksionit në lokalet e shërbimit, shpesh të shoqëruara edhe me ndryshimin e destinacionit të tyre, si për shembull nga restorante në dyqane. Në një nga pallatet pranë shëtitores “Taulantia”, të gjitha lokalet e katit të parë janë kthyer në miniapartamente për akomodim afatshkurtër.

“Duket se kishin më shumë fitim me qiratë ditore sesa me të ardhurat nga dyqanet e zakonshme,” tha për BIRN Beniamin Doda, banor i së njëjtës lagje.

Sipas tij, ndërhyrje të tilla nuk kufizohen vetëm në katet e para, por janë të përhapura edhe në apartamentet e banimit.

“Përveç zhurmës që vazhdon për disa javë, orë e pa orë, punimet tejkalojnë edhe projektin fillestar të pallatit,” tha Doda.

Ai shprehet se për banorët është e vështirë të kuptojnë nëse punimet janë të autorizuara dhe nëse respektojnë kushtet e sigurisë.

“Mjafton një formular i lëshuar nga njësia administrative, që zakonisht vendoset në hyrje të banesës, ku hyjnë e dalin me ashensor, bashkë me ustallarët, edhe thasët me copat e suvasë që shkulet nga muret, pllakat e reja apo thasët e çimentos,” shtoi ai.

Arkitekti Artan Kaçani e lidh përhapjen e ndërhyrjeve abuzive me mungesën e kontrollit dhe të një sistemi të plotë evidentimi të njësive të shërbimit.

Sipas tij, mungesa e një adresari për lokalet dhe dyqanet, që ndodhen kryesisht në katet e para të pallateve, ka lehtësuar kryerjen e ndërhyrjeve pa respektuar procedurat.

Mungesa e monitorimit gjatë punimeve dhe informaliteti i njësive të shërbimit kanë favorizuar gjithashtu ndryshimet e destinacionit dhe të planimetrive të ndërtimit.

“E njëjta gjë ndodh edhe me apartamentet e banimit,” tha Kaçani.

Ndryshimi i funksionit të një ambienti nuk përbën domosdoshmërisht rrezik për qëndrueshmërinë e një ndërtese. Por specialistët paralajmërojnë se ndërhyrjet në elementët mbajtës, të kryera pa projekt teknik dhe pa kontroll, mund të cenojnë sigurinë e godinave, veçanërisht në rast të lëkundjeve të forta sizmike.

Ndërkohë, afro një mijë familje durrsake që humbën shtëpitë nga tërmeti i vitit 2019 po transferohen në lagjen e re të ndërtuar në Spitallë, disa kilometra larg qendrës së qytetit. Por as në lagjen e re me emrin “Rilindja” dhe as në qendër të Durrësit nuk ka një shenjë simbolike që të përkujtojë shkatërrimet e shkaktuara nga tërmeti dhe të shërbejë si kujtesë për domosdoshmërinë e sigurisë së ndërtesave.

Për ekspertët, mësimet e tërmetit nuk duhet të kufizohen te rindërtimi i banesave të dëmtuara, por duhet të përkthehen në standarde më të forta kontrolli dhe në parandalimin e ndërhyrjeve që mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë e godinave. Megjithatë, inxhinieri Alier Cara vlerëson përpjekjet për të përmirësuar kapacitetet profesionale në vlerësimin e dëmeve dhe përballimin e emergjencave sizmike.

“Instituti i Ndërtimit në Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim, po bën një punë të mirë për efektet e post-tërmetit, si dhe evidentimin e dëmeve prej tij,” tha ai.

Sipas Carës, programi, i cili ka trajtuar Durrësin si model, parashikon edhe trajnimin e inxhinierëve që do të jenë në vijën e parë të vlerësimit të dëmeve në rast të një fatkeqësie të ardhshme.

“Tërmete mund të bien përsëri,” paralajmëroi ai./BIRN

durres

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin