Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në mesin e udhëtarëve të fluturimit fillestar ishte edhe politikani prorus dhe ish-zyrtari i lartë serb, Aleksandar Vulin, por nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ai hyri sërish në avion, pas kthimit në Beograd.

Avioni i kompanisë Air Serbia, i cili të martën në mbrëmje u kthye në Beograd gjatë fluturimit për në Moskë për kontrolle shtesë të sigurisë, mbërriti në kryeqytetin rus të mërkurën në mëngjes.
Në mesin e udhëtarëve të fluturimit fillestar ishte edhe politikani prorus dhe ish-zyrtari i lartë serb, Aleksandar Vulin, por nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ai hyri sërish në avion, pas kthimit në Beograd.
Kryeredaktori i portalit të aviacionit Tango Six, Petar Vojinoviq, shkroi në rrjetin X se avioni i fluturimit JU134 mbërriti në Moskë pas shtatë orësh vonesë, me ekuipazh të ndërruar për shkak të rregullave për orarin e punës, por me “të njëjtët udhëtarë, që rezultuan të ishin më shumë se interesantë”, raportoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).
Avioni i kompanisë Air Serbia u kthye në Beograd të martën në mbrëmje, pasi kompania, sipas njoftimit të saj, kishte marrë informacione nga shërbimet e aeroportit që kërkonin kontrolle shtesë të sigurisë për një udhëtar.
Aleksandar Vulin, i cili ndodhet në listën e sanksioneve amerikane për shkak të lidhjeve me Kremlinin, mohoi raportimet jozyrtare se nuk kishte kaluar kontrollin e nevojshëm të sigurisë në Aeroportin “Nikolla Tesla”, në Beograd.
Pas kthimit të avionit, ai i tha tabloidit Informer se bëhej fjalë për një “përpjekje për hakmarrje politike” ndaj tij.
Vulin tha se po udhëtonte zyrtarisht drejt Moskës për të diskutuar marrëveshjen e furnizimit të Serbisë me gaz.
“Natyrisht, gjithçka është gënjeshtër. Kjo është vetëm një formë abuzimi dhe një përpjekje për t’ua dëshmuar pushtetarëve të rinj se sa shumë janë në mbrojtje të ideologjisë së tyre, madje edhe këtu, në aeroportin tonë”, tha ai.
Drejtori i kompanisë Srbijagas, Dushan Bajatoviq, i cili ndodhej në të njëjtin avion, i tha televizionit N1 se pas kthimit në Beograd, të gjithë udhëtarët dhe bagazhet e tyre iu nënshtruan kontrolleve të hollësishme të sigurisë.
Edhe pse në avion ndodheshin Vulin dhe Nenad Popoviq, ministër pa portofol në Qeverinë teknike të Serbisë, i njohur për qëndrimet proruse, Bajatoviq tha se nuk i dinte arsyet e udhëtimit të tyre. Ai shtoi se udhëtimi i tij drejt Rusisë lidhej me problemet në furnizimin me gaz dhe në qarkullimin e pagesave, pas rastit të bankës Alta.
Kjo bankë iu nënshtrua falimentimit më 3 nëntor, një ditë pasi pronari i saj, Davor Macura, u arrestua nën dyshimin se kishte nxjerrë nga kasaforta e bankës qindra miliona euro në para të gatshme./REL
Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara pritet ta ndryshojë balancën e pushtetit në Kongr...
Autoritetet ukrainase po vëzhgojnë tetë cisterna që transportojnë mbi 300.000 tonë dizel rus dhe që mund të jenë n...
pamje MALAJZI- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Malajzi, ku një person i dyshuar për vjedhje, teksa po ndiqej n...
FRANCË- Franca ka planifikuar investime të ardhshme në arsim pas protestave masive të studentë ve javë ve të fundit. Qeveria...
SHBA- Tregjet globale të aksioneve kanë shënuar rritje këtë të mërkurë ndërsa dollari amerikan është dob...
GREQI- Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge pas një operacioni të zhvilluar nga Nëndrejtoria e Ant...
UKRAINË- Qindra qytetarë ukrainas janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina pas gati pesë vitesh ndarjeje nga evakuimi...
FRANCË- Banka franceze Crédit Mutuel Arkéa njoftoi këtë të martë se ishte goditur nga një sulm kibernetik që l...
SHBA- Julianna Stratton është zgjedhur si senatore e re e Illinois e cila shënon një moment historik për përfaqësimin e grav...
SHBA- Demokratët me rezultatet e fitores në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA priten të fitojnë 258 vende në Dhomën e Për...