4 November 2026, 13:26
Nga E.M

GREQI- Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge pas një operacioni të zhvilluar nga Nëndrejtoria e Antidrogës në bashkëpunim me Departamentin e Luftës kundër Kontrabandës në Aeroportin “Eleftherios Venizelos”.
Bëhet fjalë për 207 kilogramë e 466 gramë kanabis të papërpunuar, të cilat u zbuluan dhe u sekuestruan gjatë muajit gusht 2026, në një magazinë për depozitimin e përkohshëm të mallrave.
Lënda narkotike ishte fshehur në 48 kuti kartoni, të vendosura mbi dy paleta. Ngarkesa kishte mbërritur me transport ajror nga Tajlanda, ndërsa në dokumentet shoqëruese ishte deklaruar se bëhej fjalë për veshje.
Nga hetimet dhe informacionet e siguruara, autoritetet arritën të identifikonin përmbajtjen e vërtetë të ngarkesës, duke parandaluar shpërndarjen e saj në tregun e narkotikëve.
Sipas përllogaritjeve të autoriteteve greke, përfitimi financiar nga shitja e kësaj sasie droge do të arrinte në afro 1 milion euro. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike./Dosja.al
greqi
Bota
4 November 2026, 13:08
E.M
UKRAINË- Qindra qytetarë ukrainas janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina pas gati pesë vitesh ndarjeje nga evakuimi...
Bota
4 November 2026, 12:28
E.M
FRANCË- Banka franceze Crédit Mutuel Arkéa njoftoi këtë të martë se ishte goditur nga një sulm kibernetik që l...
Bota
4 November 2026, 12:23
E.M
SHBA- Julianna Stratton është zgjedhur si senatore e re e Illinois e cila shënon një moment historik për përfaqësimin e grav...
Bota
4 November 2026, 11:37
E.M
SHBA- Demokratët me rezultatet e fitores në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA priten të fitojnë 258 vende në Dhomën e Për...
Bota
4 November 2026, 10:14
E.M
SHBA- Autoritetet amerikane janë paralajmëruar nga avokatët e Christa Pike për rreziqet serioze shëndetësore që mund t&...
Bota
4 November 2026, 10:04
E.M
TEHERAN- Katër cisterna nafte janë shkatërruar pasi dyshohet se kanë goditur mina detare në Ngushticën e Hormuzit. Garda Revoluci...
Bota
4 November 2026, 09:44
E.M
SHBA- Demokrati Chris Pappas ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan, duke siguruar kështu 56.3% të votave në shtet...
Bota
4 November 2026, 09:33
E.M
NASHVILLE– Republikania Marsha Blackburn ka fituar zgjedhjet për guvernatore të shtetit të Tenesit. Pas fitores ajo bëhet gruaja...
Bota
4 November 2026, 09:16
E.M
SHBA- Drejtuesi i Space X dhe Tesla-s, Elon Musk, përmes një postimi në platformën X komentoi rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit n...
Bota
4 November 2026, 09:09
E.M
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama ka reaguar mbi rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit ku pohoi se amerikanët kanë dërguar ...