LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Kjo mund të ketë ndikim edhe në politikat e SHBA-së ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit.

4 November 2026, 15:54 Nga G.M

Analiza: Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në

Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara pritet ta ndryshojë balancën e pushtetit në Kongres, duke i dhënë kësaj partie më shumë kompetenca mbikëqyrëse dhe ndikim në procesin legjislativ. Kjo mund të ketë ndikim edhe në politikat e SHBA-së ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit.

Triumfi i demokratëve në zgjedhjet e mbajtura më 3 nëntor pritet t'ua mundësojë atyre marrjen e kontrollit mbi të dyja dhomat e Kongresit, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, nga republikanët e presidentit Donald Trump, sipas projeksioneve të disa mediave të mëdha amerikane.

Rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit përbën ndryshim të rëndësishëm të balancës së pushtetit në Kongres, duke u dhënë demokratëve më shumë ndikim në vendimet për shpenzimet federale, mbikëqyrjen e administratës dhe konfirmimin e emërimeve presidenciale.

Trump tha se është i gatshëm t'i pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe të bashkëpunojë me demokratët, sipas gazetës The New York Times.

"Do të punojmë me demokratët dhe, e dini, mezi presim të bashkëpunojmë me ta. Do t’ia bëjmë disi", citohet të ketë thënë Trump.

Trumpi vazhdon të ketë kompetenca të gjera në fushën e diplomacisë dhe të operacioneve ushtarake, ndërsa kundërshtimi i republikanëve dhe e drejta e tij për veto mund t'i pengojnë demokratët që fitoret në Kongres t'i përkthejnë në ndryshime konkrete ligjore.

Zgjedhjet u mbajtën në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë ende në luftë me Iranin, dhe Rusia po e vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, ndërsa qasja e Uashingtonit ndaj Moskës mbetet burim mospajtimesh mes dy partive kryesore amerikane. Sfida e parë për Kongresin, sa i përket politikës së jashtme, mund të jetë lufta me Iranin.

Demokratët zhvilluan fushatë me zotimin për t'i dhënë fund konfliktit, i cili ka kontribuar në rritjen e çmimeve të energjisë dhe pasigurinë ekonomike. Kontrolli i të dyja dhomave të Kongresit do t'ua rrisë mundësitë për ta mbikëqyrur administratën, për t’i kundërshtuar shpenzimet ushtarake dhe për të kërkuar kufizime në operacionet ushtarake.

Dania Arayssi, drejtuese e programeve dhe analiste e lartë në Institutin Linjat e Reja për Strategji dhe Politika, e cila rregullisht informon vendimmarrësit në Kongres dhe në degën ekzekutive, i tha Radios Evropa e Lirë se rezultatet e zgjedhjeve mund ta shtyjnë Trumpin drejt tërheqjes nga lufta përmes rrugëve diplomatike.

"Rezultatet e zgjedhjeve, veçanërisht fitorja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, do ta shtyjnë patjetër administratën Trump të kërkojë një strategji për t'i dhënë fund luftës, veçanërisht përmes mjeteve diplomatike dhe negociatave", tha ajo.

Arayssi tha se demokratët mund t’i bllokojnë fonde shtesë për konfliktin dhe të nisin hetime për vendimet e administratës, pasi Kongresi i ri ta nisë punën në janar. Ajo argumentoi se edhe Teherani mund të kërkojë kushte më të leverdishme në bisedime, duke llogaritur se mundësia politike e Trumpit për ta vazhduar fushatën ushtarake është dobësuar.

"Kjo do të thotë gjithashtu se iranianët nuk do të jenë nën trysni për të ofruar kompromise të tjera", tha ajo.

Megjithatë, shumë analistë paralajmërojnë se, pavarësisht fitores së thellë të demokratëve, ndikimi i saj nuk është aspak i paracaktuar.

Trump mbetet komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe vazhdon të ketë kompetenca të mëdha mbi operacionet ushtarake dhe diplomacinë. Shumica e republikanëve e kanë mbrojtur fushatën kundër Iranit si të domosdoshme për t'iu kundërvënë kërcënimeve bërthamore dhe rajonale të Iranit, dhe pritet t'u rezistojnë përpjekjeve të demokratëve për ta kufizuar financimin e saj.

Megjithatë, pasojat ekonomike të konfliktit janë shndërruar në barrë politike për administratën. Rritja e çmimeve të benzinës dhe naftës, pjesërisht e lidhur me ndërprerjet e qarkullimit në zonën përreth Ngushticës së Hormuzit, i ndihmoi demokratët që përballueshmërinë e kostos së jetesës ta vendosnin në qendër të fushatës së tyre.

Kongresi i ri mund ta shtojë gjithashtu mbikëqyrjen ndaj Pentagonit dhe sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndërsa negociatat për financimin mund të sjellin përplasje të tjera me Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë, për Kievin, i cili prej më shumë se katër vjetësh është mbështetur në ndihmën amerikane për t'i zmbrapsur forcat pushtuese ruse, rezultatet sjellin pasiguri dhe shpresë njëkohësisht.

Disa nga mbështetësit më të njohur të Ukrainës në Kongres po largohen nga detyra. Në mesin e tyre është edhe kongresisti republikan Don Bacon, një kritik i zëshëm i Rusisë, i cili shpesh ka dalë kundër qëndrimeve të partisë së tij dhe të Shtëpisë së Bardhë lidhur me mbështetjen për Kievin.

"Jam republikan i shkollës së vjetër të Ronald Reaganit dhe e shoh pushtimin rus të Ukrainës si krizën më të rëndësishme me të cilën përballet bota e lirë", i tha Bacon Radios Evropa e Lirë më 3 nëntor.

"Shpresoj që në Kongresin e 120-të të zgjidhen më shumë përfaqësues që do ta mbështesin fuqishëm mikun dhe aleatin tonë", shtoi ai.

Megjithatë, në mesin e ligjvënësve republikanë që po largohen janë edhe ish-lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell, senatorët Thom Tillis, Bill Cassidy dhe John Cornyn, si dhe kongresisti Michael McCaul. Largimi i tyre nënkupton humbjen e disa zërave me ndikim që kanë mbështetur një qasje më të ashpër ndaj Moskës. Pavarësisht kësaj, organizatat ukrainaso-amerikane thonë se besojnë që mbështetja për Kievin do të vazhdojë të jetë dypartiake.

"Edhe pse në këtë cikël zgjedhor po humbim disa mbështetës të jashtëzakonshëm të Ukrainës, jemi të vetëdijshëm për ata që do të mbeten dhe kemi arsye të besojmë se Ukraina do të vazhdojë të ketë mbështetje të konsiderueshme nga të dyja partitë", i tha Radios Evropa e Lirë Michael Sawkiw, president i Komitetit të Kongresit Ukrainas të Amerikës.

Sawkiw përmendi si prioritete mbikëqyrjen nga Kongresi të vendimit të fundit të administratës për të pezulluar përkohësisht disa sanksione ndaj Rusisë dhe marrëveshjen e saj për naftë dizel, rritjen e ndihmës për sigurinë e Ukrainës, si dhe zgjatjen e statusit të mbrojtjes së përkohshme për refugjatët ukrainas.

"Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të jenë lider botëror për ata që shtypen ose përballen me agresion të huaj. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me zyrtarët e rizgjedhur, si dhe me ata që sapo janë zgjedhur, për t’i çuar përpara çështjet që kanë rëndësi për ne", tha ai.

Dy këshilltarë të lartë republikanë për politikën e jashtme në Senat i thanë gjithashtu Radios Evropa e Lirë se zgjedhjet mund ta shtojnë trysninë ndaj Kongresit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ata iu referuan projektligjit për sanksione, të cilit së fundmi i është dhënë shtysë dhe që lidhet me senatorin Lindsey Graham. Motra e tij humbi në zgjedhje, pasi ishte emëruar në këtë post në korrik, pas vdekjes së papritur të vëllait të saj.

Prandaj, kontrolli i Kongresit nga demokratët mund t'i vështirësojë përpjekjet e Trumpit për të krijuar marrëdhënie më të mira me Moskën, veçanërisht nëse administrata e tij kërkon lehtësimin e më shumë sanksioneve. Megjithatë, ligjvënësit përballen me kufizime. E drejta e Trumpit për veto dhe kundërshtimi i republikanëve mund t'i pengojnë përpjekjet për vendosjen e kufizimeve të reja ose për ta detyruar administratën ta rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Kontrolli i Senatit nga demokratët do t'i japë kësaj partie gjithashtu më shumë ndikim mbi kalendarin legjislativ, hetimet e komiteteve dhe konfirmimin e emërimeve në administratë dhe në sistemin gjyqësor. Senatori demokrat, Chuck Schumer, pritet të rikthehet në vitin 2027 në postin e liderit të shumicës në Senat./REL

shba

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa