4 November 2026, 14:41
Nga E.M

SHBA- Tregjet globale të aksioneve kanë shënuar rritje këtë të mërkurë ndërsa dollari amerikan është dobësuar pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara.
Demokratët siguruan kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, duke shtuar kështu shqetësimet e investitorëve për mundësinë e vendosjes së rregullave më të rrepta ndaj sektorit të inteligjencës artificiale.
Ky ndryshim i papritur në skenën politike amerikane duket se ka zënë në befasi edhe një pjesë të investitorëve.
“Demokratët arritën një fitore të dyfishtë të pa parashikuar në fillim të vitit. Kjo valë demokratike nënkupton se pushteti federal do të jetë i ndarë për shumicën e çështjeve”, deklaroi Deborah Cunningham, drejtuese e investimeve për tregjet globale të likuiditetit në Federated Hermes.
Sipas saj, ndarja e pushtetit zakonisht vështirëson miratimin e ligjeve të reja, një situatë që tregjet financiare tradicionalisht e shohin pozitivisht, pasi zvogëlon pasiguritë.
Fillimisht, aksionet e kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale në Azi pësuan rënie, ndërsa obligacionet dhe monedhat që konsiderohen investime të sigurta, si franga zvicerane, shënuan rritje.
Megjithatë, me publikimin e pjesës më të madhe të rezultateve zgjedhore, tregjet nisën të rimëkëmbeshin. Indeksi global MSCI All-ëorld u rrit me 0.13%, ndërsa indeksi evropian STOXX 600 shënoi një rritje prej 0.5%.
“Deri tani, këto rezultate kanë pasur një ndikim relativisht të kufizuar në tregje. Investitorët do ta zhvendosin vëmendjen nga pasiguria e zgjedhjeve te ndikimi konkret i rezultatit në politikat ekonomike”, deklaroi Kathleen Brooks, drejtuese e kërkimeve në XTB.
Rezultati i zgjedhjeve mund të ndikojë gjithashtu në politikat fiskale të Shteteve të Bashkuara, si dhe në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, përfshirë mbrojtjen, shëndetësinë dhe sistemin bankar.
Ndërkohë, kontratat e së ardhmes për indeksin Russell 2000, që përfshin kompani më të vogla dhe është më i lidhur me ekonominë e brendshme amerikane, u rritën me 0.7%, pasi më herët kishin shënuar një rënie prej 1%./Dosja.al
Deborah Cunningham
Bota
4 November 2026, 13:26
E.M
GREQI- Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge pas një operacioni të zhvilluar nga Nëndrejtoria e Ant...
Bota
4 November 2026, 13:08
E.M
UKRAINË- Qindra qytetarë ukrainas janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina pas gati pesë vitesh ndarjeje nga evakuimi...
Bota
4 November 2026, 12:28
E.M
FRANCË- Banka franceze Crédit Mutuel Arkéa njoftoi këtë të martë se ishte goditur nga një sulm kibernetik që l...
Bota
4 November 2026, 12:23
E.M
SHBA- Julianna Stratton është zgjedhur si senatore e re e Illinois e cila shënon një moment historik për përfaqësimin e grav...
Bota
4 November 2026, 11:37
E.M
SHBA- Demokratët me rezultatet e fitores në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA priten të fitojnë 258 vende në Dhomën e Për...
Bota
4 November 2026, 10:14
E.M
SHBA- Autoritetet amerikane janë paralajmëruar nga avokatët e Christa Pike për rreziqet serioze shëndetësore që mund t&...
Bota
4 November 2026, 10:04
E.M
TEHERAN- Katër cisterna nafte janë shkatërruar pasi dyshohet se kanë goditur mina detare në Ngushticën e Hormuzit. Garda Revoluci...
Bota
4 November 2026, 09:44
E.M
SHBA- Demokrati Chris Pappas ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan, duke siguruar kështu 56.3% të votave në shtet...
Bota
4 November 2026, 09:33
E.M
NASHVILLE– Republikania Marsha Blackburn ka fituar zgjedhjet për guvernatore të shtetit të Tenesit. Pas fitores ajo bëhet gruaja...
Bota
4 November 2026, 09:16
E.M
SHBA- Drejtuesi i Space X dhe Tesla-s, Elon Musk, përmes një postimi në platformën X komentoi rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit n...