LIVE UPDATES
Politike

Buxheti/ Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik 200 euro(VIDEO)

Ai akuzoi qeverinë për abuzime me fondet publike, veçanërisht në shpenzimet operative dhe investimet. Kryedemokrati tha ndër të tjera se PD kërkon gjithashtu uljen e fondit të investimeve në 700-800 milionë euro, duke theksuar se fondet e parashikuara aktualisht keqpërdoren nga qeveria.

23 November 2026, 13:59 Nga E. D
Buxheti/ Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të paraqesë amendamente për paketën fiskale dhe buxhetin e vitit të ardhshëm. Gjatë konferencës për mediat, Berisha kritikoi paketën fiskale, duke thënë se ajo rëndon qytetarët, bizneset e vogla, profesionet e lira dhe investitorët.

Ai akuzoi qeverinë për abuzime me fondet publike, veçanërisht në shpenzimet operative dhe investimet. Kryedemokrati tha ndër të tjera se PD kërkon gjithashtu uljen e fondit të investimeve në 700-800 milionë euro, duke theksuar se fondet e parashikuara aktualisht keqpërdoren nga qeveria. Në fund, ai theksoi amendamentet do të paraqiten në Kuvend, pavarësisht se sipas tij, opozita nuk i ka hapësirat e nevojshme për debat parlamentar.

 

Pyetje: Z. Berisha, të enjten kalon buxheti dhe paketa fiskale nen për nen në parlament. A do të paraqesë Partia Demokratike amendamente këtë herë për buxhetin?

Sali Berisha: Paketa fiskale, siç është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga unë dhe drejtues të tjerë të Partisë Demokratike, përbën një goditje shumë të rëndë për xhepat e qytetarëve shqiptarë, një goditje shumë të rëndë për profesionet e lira të cilave u shkon në 20 e sa përqind taksa.  Një goditje shumë të rëndë për bizneset e vogla, të cilat futen në ombrellën e TVSH-së, mbi 17,500 të tilla. Përbën një goditje të rëndë për investitorët, mbasi është dyfishuar taksa mbi dividentin. Nuk përbën absolutisht asnjë përfitim, dhe këtu do jemi dhe ju vetë do t'i verifikoni. Për shtresat e varfra, sepse ajo ulje e TVSH-së së ushqimeve u shoqërua me vendosjen e TVSH-së të dyqaneve që i shesin ato, të njësive tregtare që i shesin ato. Pra, është një paketë fiskale në kundërshtim me interesat e qytetarit, të biznesit të vogël, të profesioneve të lira që është shtresa e mesme, profesionet e shërbimeve për qytetarët, çka nënkupton rritje automatike të çmimeve të këtyre shërbimeve për qytetarët, por dhe investitorët e huaj, të cilët nuk kanë pse vijnë në një vend me taksë dividenti 15 përqind në një kohë kur shkojnë në një vend ku është 5 përqind, 7 përqind ose nuk ekziston. Sigurisht që Partia Demokratike ka dhe do të ketë amendamentet e veta për paketën fiskale dhe jo vetëm. Unë e kam denoncuar këtu, po e denoncoj prapë, shpërndarja e 10 miliardë eurove, buxhetit më të madh siç thotë Edi Rama në histori, është skema e vjedhjes më të madhe në histori.

Po jap vetëm dy shembuj: zërin e shpenzimeve operative. Çfarë janë shpenzimet operative? Shpenzimet operative janë shpenzimet që bëjnë të gjithë zyrtarët e shtetit në funksion të detyrës së tyre. Këto shpenzime në vitin 2013 kanë qenë gjithsej 300 milionë euro. Këto shpenzime reduktoheshin sepse kërkesat ishin më të mëdha, por në çdo buxhet dihet që është zëri më abuziv. Krahas kësaj do lyej këtë dhomë, se do rregulloj atë banjë, se do shtroj pllakat e korridorit, vijnë të gjitha këto aty, vijnë projekte, qytetarët nuk mund ta besojnë, por vijnë projekte edhe 100 euro në parlament për t'u votuar si të vjedhësh. Cilido që dëshiron të ketë idenë e shpenzimeve operative se ç'ndodh me to, i sugjeroj të lexojë tregimin 'Minjtë' e Dino Buzzati-t, se si ata minjtë ja gërryen trarët e shtëpisë së profesorit dhe shtëpinë e përmbysën, sepse hanin çdo gjë. Edhe kjo e shpenzimeve operative kështu është: drejtori me dy vetura, zëvendësministri me dy-tri vetura, të tjerët vetura për përdorime familjare, e gjithë kjo lukuni.

Dhe një shembull këtu, kur ne hoqëm veturat e zëvendësministrave, dhe naftën apo çmimet e transportit ua përfshimë në rroga, ne kursyem 46 milionë euro. Vetëm veturat e zëvendësministrave. Sa janë sot këto shpenzime? E pabesueshme. Sot janë 930 milionë euro. Nga  30 miliardë që ishin në vitin 2013, janë pra 93 miliardë lekë. E kuptoni? Po marr inflacionin, po e quaj 40 përqind në 14 vite, duhet të jenë sot me atë standard 420 milionë. 500 milionë janë plaçkitje dhe vjedhje. E kuptoni se ç'bëhet? Marrim zërin tjetër ku vidhet në mënyrë të paimagjinueshme. Zëri tjetër, 20 përqind e buxhetit caktohet për investim. Si shifër e përcaktuar është nga më të lartat. Por çfarë dëshmon kjo shifër? Në një vend ku sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, 90 përqind e parave të caktuara për investime zhduken, dhe këtë e thotë edhe Banka Botërore, jo në këtë përqindje, por ka edhe ajo përqindjen e vet, atëherë kjo do të thotë se nga 2.2 miliardë euro, të paktën 1.8 miliardë janë lënë për t'u vjedhur.

Absolutisht! Për t'u kthjelluar pak, vitet e investimeve të mëdha, në të cilat u ndërtua Rruga e Kombit, u ndërtua mbi 50 përqind e Rrugës së Arbrit, u ndërtua Rruga e Bregut, rruga Levan-Tepelenë, Levan-Vlorë, Gjirokastër-Tepelenë, Hani i Hotit-Shkodër, Shkodër-Velipojë, Hani i Hotit-Leqet e Hotit, Tamarë-Leqet e Hotit, rruga Bogë-Qafë Thorë, Shkodër-Bogë-Qafë Thorë, rruga Gjirokastër-Fushë Çajup, rruga Korçë-Qafë Plloçë, pothuaj 50 përqind e rrugës Korçë-Kolonjë, pra të gjitha këto së bashku, me qindra kilometra të tjerë që u ndërtuan nga rrugët kombëtare drejt bregut ose nga qendrat urbane drejt majës së maleve, drejt Çajupit, drejt Vithkuqit, drejt Prespës, drejt Sari Salltikut, drejt Shebenikut me radhë mos shkoj tani me radhë duke i numëruar, të gjitha këto pra së bashku, këto nuk shkojnë më shumë, maksimumi shkojnë 3.5 miliardë euro. I shtojmë një 40 përqindësh rritje të indeksit të çmimeve, me 2 miliardë këta duhet të transformonin Shqipërinë, po këta vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin.

Sigurisht që ne do bëjmë amendamentet tona, ne do kërkojmë rritjen e rrogës minimale 50 përqind, rritjen e rrogës mesatare 30 përqind, vendosjen e minimumit jetik 200 euro. Asnjë pension jo i plotë apo i çfarëdo llojit nuk mund të jetë nën 200 euro, dhe një sistem rritjesh pensionesh që ecin drejt dyfishimit të tyre. Pra, me fjalë të tjera, ne nuk do t'i mashtrojmë shqiptarët se do investojmë 2.2 miliardë, jo. Ne do zbresim absolutisht në 700 ose 800 milionë euro dhe asnjë qindarkë tjetër. Dhe ju garantoj se do bëjmë shumë më tepër se ç'kanë bërë këta në katër vite me këto. Po, po, pra siç e shihni ne kemi shumë motive për të bërë amendamentet më serioze, më të drejta, dhe do t'i paraqesim. Natyrisht, ju e keni parë, aty ka një shumicë memece, pseudo shumicë e paligjshme. Ata nuk flasin, ua ka hequr të drejtën e fjalës Edi Rama. Në studio televizive nuk i dërgon, në parlament nuk i lë të flasin, po vetëm të votojnë, të ngrenë dorën të votojnë. Po ne do bëjmë punën tonë para shqiptarëve./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë